Nga Ilir Seci
8 Nentori-nje nga datat ma te zeza ne historine e kombit tone!Eshte nga datat me te zeza sepse me 8 Nentor 1941,dy serbe,Miladin Popoviçi dhe Dushan Mugosha sollen ne Tirane faren e komunizmit kominternas,duke ngjizur Partine Komuniste Shqiptare!…
Mbas shekujve perpjekje per te na zhbirë e shkaterruar si komb,fqinjet tane antishqiptare,me ne fund e gjeten nje menyre shume efikase per te arritur qellimet e tyre…Krijuan PKSH!Fale Partise Komuniste,serbet arriten te vrasin,burgosin,internojne e dëbojne mbare eliten e kombit tone!Ato mynxyra qe kreu ndaj shqiptareve Partia Komuniste e Enver Hoxhes,serbet as nuk kishin guxuar ti enderronin!Komunizmi i sjelle nga Beogradi,perveç vrasjeve e bugosjeve,internimeve e luftes se klasave,shkaterroi ekonomine,duke vjedhur pasurine e klases se pasur shqiptare,duke kryer shpronesimet,vjedhjen e floririt e grabitjen e tokave!Per 47 vjet sundim total te kesaj force djallezore, Shqiperia u katandis aq keq ekonomikisht,saqe ne vitin 1991,kur ra Blloku Lindor,njerezit nuk lane menyre pa tentuar qe te iknin nje ore e me pare nga Atdheu i vet!?…Mesyne ambasadat,rrembyen anijet…nga portet shqiptare drejt brigjeve te Italise u krye nje Eksod i permasave apokaliptike!?Eksod i atille ishte pare e degjuar vetëm ne koherat biblike!
Eksperimentet e perbindshme tip “Qeni i Pavlovit”,qe u bene çdo fushe te jetes gjate atyre 47 viteve izolim,arriten te shkaterrojne çdo vlere tradicionale te kombit tone!Eksperimentimet me ekonomine,me kolektivizimet famekeqe e varferuan popullin deri ne ate skaj,saqe e kthyen shqiptarin ne banorin me nevojtar te Ballkanit!Kur erdhi viti 1991 shqiptari i varferuar doemos qe u be hyzmeqari i fqinjeve qe kishin investuar per kete dite!Synimi ishte qe Shqiperia dhe shqiptaret te defaktorizoheshin ne rajon!Te mos arrinin kurre qe te ndergjegjesohen per forcen e tyre!Qe shqiptaret te ktheheshin ne qytetare te dores se dyte ose te trete ne rajon!Dhe gjithe kete e realizoi me se miri Pjella e ngjizur nga Popoviçi dhe Mugosha,ne 8 Nentor 1941!Mund te thote ndokush qe nuk ka pasur te papune ne ate kohe,qe u ndertuan rruge dhe u bene bonifikime?!Pune shteti krijonte sipas parimit “Bejme sikur paguajme!”,vetem e vetem qe Ti mbante njerezit te zene me diçka!Fakti qe kooperativat e asaj kohe,ne dy te tretat e vendit merrnin me pak se 30 Leke te vjetra ne dite, flet vete!?…Rruge,shkolla e tjera diktatura i ndertoi sepse donte te dominonte vete kudo cep me cep te vendit!…”Elektrifikim plus kolektivizim,barabarte me Socializem!”-porosiste Lenini…
Terrori i Sigurimit te Shtetit i denatyrizoi shqiptaret duke i bere njerez qe i trembeshin edhe hijes se vet!As ne familje njeriu nuk ndjehej me i sigurte…Babai i druhej nenes dhe femijeve,vellai i druhej vellezerve e kusherinjve!Diktatura inkurajonte shembujt e pioniereve qe spiunonin prinderit,i shperblente shembujt e te rinjve qe denonconin familjen e vet!Dihet qe familja eshte qeliza baze e shoqerise dhe ata qe duan te shkaterrojne nje shoqeri e arrijne ate gje duke shkaterruar pikerisht familjen!Ne perpjekjet e tyre per te zhbërë ADN tone si komb,komunistet nuk lane prove pa bërë!Morali njerezor dihet qe eshte ngritur duke u mbeshtetur ne dy Shtylla baze;Edukimin dhe Besimi!nEdukimin ne shkollat e diktatures e instrumentalizuan permes ideologjise duke i kthyer shkollat ne Lavazhe Publike per
Shplarje Truri!Kurse Besimin-Besimin e ndaluan fare!Feja u shpall armike e masave dhe u ndalua me ligj!Monstrumi qe doli nga kjo faze eksperimetesh te papara pati emrin : “NJERIU I RI”-vepra me madheshtore e Partisë!Njeriu i Ri i dehumanizuar,pa Besim dhe i formuar ne nje Edukim qe konsistonte ne shplarje truri permes lavazheve te Partise!Kur ra Blloku Lindor PPSH-ja,qe kishte planfikuar zgjidhje edhe per ate dite, nxori nga prapaskena aktore te rinj!Parti te reja u krijuan mbas 1990…Mjeshtrat e kulisave u kujdesen qe secila te kishte elemente te desantuar aty nga Partia Nene!Per te ruajtur sundimin e tyre neokomunistet fabrikuan katrahuren e quajtur tranzicion duke krijuan nje mish-mash social…Nje mish-mash qe ngjan me nje mundim Sizifian per çeshtjen e pronave dhe ish-Pronareve te ligjshem,mundim qe ka per te zgjatur perjetesisht!?…”Ujku mjegull do!”-thote fjala e urte,fjale Qe u kthye ne parim pune per te lindurit me 8 Nentor 1941 mbas ndryshimeve te se ashtequajtures Demokraci…















