• Latest
  • Trending
  • All

Miti i tensioneve Serbi-Shqipëri

10/11/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 16 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Miti i tensioneve Serbi-Shqipëri

10/11/2014
in Aktualitet, Lajme, Opinion
Edhe ato tensione të asaj kohe, janë shoqëruar me momente bashkëpunimi, siç ishte ai mes Kosovës dhe Shqipërisë në vitet ’70. Fakti që takimet bilaterale kanë qenë të pakta nuk mund të jetë indikator i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Shqipërisë.

Florian Bieber

Shumë media europiane, serbe dhe shqiptare, e kanë hiperbolizuar shumë vizitën e Edi Ramës në Beograd, duke raportuar se ai është kreu i parë i shtetit shqiptar që do të vizitojë Serbinë pas shumë dekadash. Sigurisht që gabojnë kur thonë se Rama është kryetar shteti, pasi i tillë është Presidenti. Gjithsesi këto përcaktime mbeten në vazhdën e hiperbolizimit të kësaj vizite. Në fakt, boshllëku në marrëdhëniet mes Serbisë dhe Shqipërisë e ka shkakun në marrëdhëniet e tensionuara mes Jugosllavisë (jo Serbisë) dhe regjimit komunist në Shqipëri. Edhe ato tensione të asaj kohe, janë shoqëruar me momente bashkëpunimi, siç ishte ai mes Kosovës dhe Shqipërisë në vitet ’70. Fakti që takimet bilaterale kanë qenë të pakta nuk mund të jetë indikator i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Shqipërisë.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Në vitin 1997, Fatos Nano takoi Slobodan Milosheviçi gjatë një samiti rajonal që u mbajt në Greqi. Ai takim u cilësua nga mediat shqiptare si i pari i nivelit të lart mes dy vendeve në 50 vjetët e fundit. Dhe sigurisht, ai takim nuk përcaktoi asgjë dhe lufta e Kosovës shpërtheu. Gjithsesi, ideja se marrëdhëniet mes dy vendeve janë të vështira është një mit dhe mungesa e takimeve të nivelit të lartë mes zyrtareve të të dyja vendeve tregon më shumë një mungesë nevoje për të patur marrëdhënie të mira se sa ekzistencën e tensioneve mes dy vendeve. Kështu, pa përmendur këndvështrimet që kanë të dyja vendet për Kosovën, Serbia dhe Shqipëria kanë disa çështje të tjera të përbashkëta, sidomos tani që nuk janë më shtete kufitare me njëra-tjetrën. Marrëdhëniet e kufizuara mes dy vendeve, i kanë bazat e tyre në atë që do ta quaja “Jugosferë”. Kur iu referohemi marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Serbisë, kujtojmë dhe marrëdhëniet e vështira Jugosllavi-Shqipëri. Pra, padashur, Serbinë e identifikojmë në histori me Jugosllavinë. Kështu, incidenti i 14 tetorit, na kujtoi se ekzistojnë disa ide për “Shqipërinë e Madhe” dhe “Serbinë e Madhe”. Por ato janë ide që nuk kanë vend. Aleanca Kuqezi, e cila politikisht kishte në axhendë “Shqipërinë e Madhe”, mori vetëm 10 mijë vota në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit në Shqipëri. Po kështu, kryeministri i rrëzuar, Sali Berisha, u ndëshkua fort dhe dështoi kur përdori retorikën nacionaliste për të shpëtuar partinë e tij nga humbja e atyre zgjedhjeve.

Edhe në Kosovë, Vetëvendosja, e cila u formua nën frymën nacionaliste, tani e ka ndryshuar disi ideologjinë e saj politike duke e shmangur nacionalizmin dhe duke u fokusuar në çështjet e korrupsionit. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në Serbi. Partia Radikale, e cila ka në axhendë “Serbinë e Madhe”, në zgjedhjet e fundit nuk mori dot as edhe një mandat në Parlament. Kështu që nuk është e vështirë të kuptosh se retorika nacionaliste në këto dy shtete nuk konsiston në krijimin e shteteve etnikë, por motivohet nga “përrallat” me luftë. Duhet të kuptojmë, se nacionalizmi, pikën më të fortë e ka kur luan me fobitë e një populli sesa kur botën, apo zgjerimin e kufijve. Por fatkeqësisht, i gjithë debati pas incidentit të 14 tetorit, u shtri në këtë plan.

Politikanët e të dyja vendeve, luajtën me fobitë e popujve të tyre, duke shpalosur një retorikë dhe instinkt nacionalist. Por megjithatë, marrëdhëniet mes Serbisë dhe Shqipërisë nuk kanë qenë kurrë të këqija në rrafshin historik. Nuk ka patur asnjë politikan dhe asnjë parti të fuqishme në asnjë nga të dyja vendet që të ketë patur në axhendë krijimin e Serbisë apo Shqipërisë së Madhe. Pra nacionalizmi i të dyja krahëve është i bazuar më shumë në fobitë kolektive se sa në qëllimet ekspansioniste. Kështu, në takimin e sotëm, temë kryesore mes Vuçiçit dhe Ramës do të jetë bashkëpunimi rajonal, një kusht i vendosur nga BE-ja. Çështjet e ndjeshme mes dy vendeve janë lënë jashtë bisedimeve. Ndërhyrja e Merkelit, po themi si ndërmjetëse e fshehtë e këtij takimi, tregon se gatishmëria e Shqipërisë dhe e Serbisë për fqinjësi të mirë është pak e besueshme.

Edhe në rrafshin politik, propagandimi i “fqinjësisë” së mirë në këtë moment është si të luash kumar. Pasi ekzistojnë akoma fobi të tilla të një Shqipëria apo Serbie të madhe, edhe pse janë të pamundura. Kështu, në Serbi ka shumë njerëz që i tremben “Shqipërisë së Madhe”, po ashtu si edhe Vuçiçi. Ndërsa në Shqipëri dhe në Kosovë, një pjesë e mirë e qytetarëve besojnë se nacionalizmi i tyre është paqësor dhe vetëmbrojtës. Kështu, marrëdhëniet jo intensive mes Shqipërisë dhe Serbisë, kanë pësuar një rënie edhe më të madhe në javët e fundit, për shkak të rilindjes së këtyre fobive nacionaliste.

Previous Post

KUR LINDI PARTIA…

Next Post

Politika ruse ndaj Ballkanit: Çfarë perspektive?

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Politika ruse ndaj Ballkanit: Çfarë perspektive?

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.