• Latest
  • Trending
  • All

“KOMEDIA E GABIMEVE” SHQIPTARE DHE GABIMET KOMIKE ANGLO-FRANCEZE

08/05/2016

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 19 April, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

“KOMEDIA E GABIMEVE” SHQIPTARE DHE GABIMET KOMIKE ANGLO-FRANCEZE

08/05/2016
in Opinion

ARBEN MANAJ

Rebusi i marrjes së statusit të vendit kandidat të Shqipërisë në BE, vazhdon edhe pas lobimeve në Londër dhe Paris, në nivele të larta të ekzekutivit shqiptar.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Gjithçka mbetet e hapur deri më 26-27 qershor në Samitin e BE-së. Por nisur nga mënyra sesi funksionon mekanizmi vendimmarrës dhe sesi luhet loja diplomatike nga super të fuqishmit e Unionit, Shqipëria do të duhet të përgatitet dhe të mësohet edhe me idenë e variantit më të keq, dhe të lutet për ndryshim zemre nga hezitantët.

Gjithsesi, ka disa të vërteta të këndshme dhe disa të hidhura nëse e tërë kjo situatë do të vendosej politikisht në kontestin konkret shqiptar dhe atë europian.

Aq sa duhet pranuar se përmbushja e atyre kritereve të vendosura është fryt i pamohueshëm i disa qeverive suksesive shqiptare, po aq duhet thënë argumentueshëm se ajo është pashmangshmërisht edhe rezultante e gabimeve ose “komedisë së gabimeve” të bëra nga klasa politike shqiptare gjatë dekadës së fundit, kur filloi seriozisht rruga pa kthim drejt integrimit kuptimplotë të Shqipërisë në BE.

Është gjëja më e lehtë ta hedhësh fajin te BE-ja dhe problemet e saj të brendshme për këtë impas diplomatik.

Por hezitimi do të duhet të shërbejë edhe si një lloj momenti reflektimi dhe katarsisi për mëkatet e politikës shqiptare e cila, edhe përkundër kujtesave dhe paralajmërimeve se po humbet treni drejt Europës, sërish vazhdonte me sjellje politike që në thelb dhe përfundimisht zgjasin deri në kalendat greke, proceset integruese në kohën e duhur.

Është humbur tragjikisht një kohe mjaft e çmuar politike për të bërë ato detyra politike shtëpie, që kanë qenë të mirëpërcaktuara nga Brukseli.

Por për shkak të makiavelizimit tipik ballkanik, mungesës së frikshme të largpamësisë politike, por edhe mos-sofistikimit perëndimor të liderëve kryesorë politikë postkomunistë, kanë bërë që Shqipëria të jetë nga të fundit vende të gadishullit që marrja e statusit të kandidatit po i përngjan siç duken të gjitha shenjat, më shumë një kollovarizmi sesa një dhëndri klasik në familjen europiane.

Luftërat e brendshme shpesh të pakuptimta, intrasigjenca politike dhe konfliktet shterpe dhe qesharake për mentalitetet bashkëkohore europiane, që ka shpalosur tërë klasa politike shqiptare, pa përjashtim, janë në një analizë të fundit një përgjegjësi kolektive që Shqipëria i lejoi vetes luksin e mbetjes në fund ose pas listës.

Sakaq, ajo nuk mundi të shfrytëzojë dhe as të parashikojë sesi do të evoluonte politika europiane dhe rrethanat specifike në Bashkimin Europian pas krizave të fundit ekonomike, kriza që kanë çuar në shpërthime vullkanike të skepticizmit, me konsekuencë të padiskutueshme dhe të identifikuar për zgjerimin e mëtejshëm të klubit politike me anëtarë të rinj.

Është e thjeshtë të flasësh sot hapur dhe troc si europian, por do të ishte më lehtë të veprohej si europian, dhe këtu kam parasysh të gjithë politikanët që kanë drejtuar këtë vend që kush më shumë e kush më pak, ka mëkatet e veta në vonesat apo lëvizjet politike respektive, duke çuar eventualisht në humbje fatale kohe.

Sot Europa nuk është më ajo e para recesionit. Konfigurimet politike aktuale, pasojë e krizës, nuk duhen paragjykuar në reagimet e tyre ndaj ndjeshmërive të elektoratit të vendeve të tyre.

Londra dhe Parisi zyrtar, nuk është se nuk i vlerësojnë arritjet e vonuara të Shqipërisë, në rrugën drejt statusit dhe përafrimit më të madh të Tiranës me Brukselin.

Por lepuri për Kryeministrin dhe Presidentin respektiv, Cameron dhe Hollande, qëndron tek UKIP dh Front National, ose siç i ka cilësuar Rama, forca të tilla të ngjashme ekstremiste, “gagarelët europianë” që indirekt, ushtrojnë trysni efektive në vendimmarrjet apo orientimet politike në vendet e tyre, duam apo s’duam ne.

Hezitimi aktual anglez dhe francez nuk ka sesi të mos analizohet në kontekstin e zgjedhjeve të fundit europiane.

E them këtë, pasi në rastin e Britanisë, Shqipëria ka ofruar historikisht bashkëpunimin më absolut me qeveritë britanike, edhe duke pranuar një kosto jo të vogël për shtetasit e vetë.

Rasti më fatlum për Shqipërinë do të ishte një aprovim pa shumë bujë i statusit të vendit kandidat nga këto qendra të mëdha vendimmarrjeje politike në kontinent, dhe më gjerë.

Ashtu siç nuk do të ishte habi, që për kalkulime të caktuar dhe komike do të thoja, këto vende të pengojnë sërish statusin që do të ishte në fund të fundit, me më shumë dëme për Europën sesa për Shqipërinë dhe shqiptarët, që faktikisht, sipas indicieve më të fundit, sikur edhe ata vetë po lodhen me lojën e “Tomy and Jerry”-t për marrjen ose jo të statusit dhe më frikshëm akoma, me perspektivën e futjes në BE.

Korrupsioni, krimi i organizuar , padrejtësia endemike e drejtësisë shqiptare, nuk janë “fiqtë e Kartagjenës” që ofron Shqipëria. Përkundrazi.

Europa ka më interes afatgjatë të ketë në radhët e saj një Shqipëri që e ka më shumë nën kontroll kur e ka në paradhomë, sesa në rrugë të madhe.

Përveç një degustimi deri në tallje me lojërat politike të Londrës dhe Parisit, po them deri më tani, që hezitojnë, shqiptarët ka gjasa që të ftohen edhe me idenë e futjes në një të ardhme, që do të duhet thënë është një dekadë e ca larg, në rastin më të mirë, e më shumë se aq, po të kihet parasysh se sa shumë po forcohen ekstremistët dhe skeptikët në institucionet demokratike europiane.

Ndoshta këtu ia vlen edhe një sugjerim diplomatik, ku Tirana, do të duhet pa frikë e kompleks, por me realizëm të lobojë, pse jo edhe me përfaqësues të këtyre forcave në ato vende që janë më të forta dhe më ndikuese.

Që në rast se nuk u fiton zemrën plotësisht, përmes begenisjes me ndonjë takim kortezie apo ofensive për t’i bërë për vete, të paktën të llogarisë sfumimin ose neutralizimin e prononcimeve të eksponentëve të këtyre forcave, që gjënë më të lehtë në retorikën e tyre politike, do të kishin aprovimin e statusit të vendit kandidat nga qeveritë e tyre, duke qenë se në imazhin e pasofistikuar dhe paragjykues deri diku, Shqipëria lidhet me krimin, drogën e emigracionin, pikërisht armët që ata përdorin kundër qeverive të tyre në betejat elektorale. Madje me shumë sukses.

Rruga e Shqipërisë drejt Europës do të jetë e gjatë dhe e lodhshme, por Europa faktikisht në rrethanat e reja politike, gjëja e fundit që ka ndër mend është anëtarësimi me vende problematikë dhe të varfra, dhe ku papërsosmëritë demokratike përshkojnë jetën e tyre, madje edhe kur e kanë marrë statusin e vendit kandidat, siç është rasti i Maqedonisë.

Si në çdo dashuri dhe lidhje, ku kërkohen dy vetë për të luajtur tangon, edhe në marrëdhëniet e Shqipërisë me BE-në, duhen dy palë, dhe nëse pala tjetër është e paplotë dhe jo e gatshme, ajo nuk funksionon.

Po ashtu, edhe në aspektin e brendshëm politik, duhen dy palë që politika shqiptare të jetë në aksionet politike pro-aktive dhe pro-europiane dhe jo vetëm në retorikë dhe thirrje bajate sa nga qeveria, aq dhe opozita se duhet të na jepet statusi.

Ramës mundet shumë mirë t’i takojë shansi politik që të jetë Kryeministër kur të merret statusi i vendit kandidat, po aq edhe ai i hyrjes në BE, edhe pse me pak gjasa, nëse do të kemi dalje nga normaliteti demokratik i rotacionit.

Ndërkohë që Bashës, aq sa nuk ka asnjë shans të jetë në krye të vendit për statusin kandidat, mundet në parim t’i takojë fati politik i anëtarësimit.

Por kjo nuk është më e rëndësishmja. Më imperativja, mbetet moshumbja më e kohës, për negociatat, nëse Londra dhe Parisi, do të mbyllin një vesh dhe një sy, dhe do të marrin risqe politike mbi veten në shenjë dashamirësie ndaj Shqipërisë.

Në të kundërt, shanset janë që komedia shqiptare e gabimeve të vazhdojë dhe anglo-francezët do të gabojnë komikisht dhe tragjikisht me një aspiratë legjitime të një nga popujve më pro-europian politikisht ende, edhe pse në mënyrë naive, mund të argumentojë dikush.

Post Views: 117
Tags: ARBEN MANAJcomedyedi ramafoolishnessgabimekomedilonderLondonmarrezimistakesParis
Previous Post

Arrestohet “Tezja”, truri i rrjetit botëror të kokainës

Next Post

Atentat 49-vjeçarit, ortaku u vra me eksploziv në janar

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Atentat 49-vjeçarit, ortaku u vra me eksploziv në janar

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.