Një atentat me armë zjarri ka ndodhur paraditen e sotme në Durrës. Ngjarja e rëndë eshte regjistruar në sektorin Hekurudha të Plazhit të Durrësit ku një 49-vjeçar është qëlluar disa herë me armë zjarri teksa ndodhej brenda makines se tij me targa italiane.
Kujtim Dyrmishi, 49 vjeç, biznesmen ne fushen e ndertimit, eshte qelluar me bresheri automatiku nga nje makine ne ecje ku sipas deshmive ne vendngjarje ndodheshin dy persona te maskuar te cilet kane qelluar te dy mbi 49 vjeçarin duke e lene te vdekur ne vend.
Policia u vu në ndjekje të makinës nga u qëllua me armë zjarri ne drejtim te 49-vjeçarit dhe 1 orë më vonë e gjeti të braktisur pranën nenkalimit te Shen Vlashit. Behet fjale per një mjet tip ‘Benz’ ngjyre gri me xhama te erret dhe me targa të Kosovës 01204 KS brenda te cilit u gjeten te braktisur edhe tre automatike me te cilet mendohet se eshte kryer vrasja. Policia dyshon se ne vrasje jane perfshire tre persona.
Mesohet se Kujtim Dyrmishi ishte ortak me biznesmenin Xhemal Çela, i vrare ne menyre makabre ne janar te ketij viti, permes nje shperthimi me tritol teksa ecte me makinen e tij, pothuajse ne te njejten zone ku ndodhi vrasja e sotme.















