• Latest
  • Trending
  • All

Koka e Millosheviçit

04/05/2019

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 22 April, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Histori

Koka e Millosheviçit

04/05/2019
in Histori, Kosova, Kulture, Opinion

Mario Vargas Llosa

NATO nuk duhet qortuar fare për ndëhyrjen e tij në Jugosllavi, përkundrazi duhet qortuar që këtë e bëri me dhjetë vjet vonesë dhe që e kishte përjashtuar gjithë aksionin ushtarak tokësor atje, gjë që i dha dritë të gjelbër diktaturës së Beogradit për të vënë në jetë planin e saj për pastrimin etnik të Kosovës, një nga krimet më të tmerrshme kundër njerëzimit të këtij shekulli, i krahasueshëm për nga natyra, edhe pse jo për nga numri, me holokaustin hebre kryer nga Hitleri apo me shpërnguljen e popujve që ndërmori Stalini gjatë rusifikimit të Bashkimit Sovjetik.

Lajme teNjejta

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

10/10/2021

Siç ka shkruar edhe Alain Finkielkraut, lufta e Kosovës filloi në 1989, kur Sllobodan Millosheviçi, duke nisur fushatën frenetike të dalldisë nacionaliste serbe, të cilën e nxiti të arrinte shkallën absolute (dhe, njëherazi, përshpejtoi shpërbërjen e Federatës Jugosllave), shfuqizoi statusin e autonomisë të kësaj province, u ndaloi kosovarëve shkollimin në gjuhën e tyre shqipe, gjithë përfaqësimet publike dhe, megjithëse ata përbëjnë më shumë se nëntëdhjetë përqind të popullsisë, i ktheu në qytetarë të dorës së dytë, krahasuar me pjesën tjetër të popullsisë, me minorancën serbe.

Në qoftë se vendet perëndimore do të kishin mbështetur qysh në ato momente demokratët në Jugosllavi që po rezistonin aparatçikun e fuqishëm, duke i ndihmuar për t’i dhënë fund karrierës politike të atij njeriu i cili, për të konsoliduar pushtetin, e zëvendësoi ideologjinë e tij marksiste me nacionalizmin dhe provokoi sllovenët, kroatët, boshnjakët dhe kosovarët me kërcënimin e një hegjemonie serbe mbi gjithë Federatën, në atë klimë përçarjeje dhe ksenofobie, për të penguar demokratizimin e Jugosllavisë.

Vetëm kështu Europa do të kishte kursyer dyqind mijë të vrarë në Bosnjë dhe gjithë tmerret që nisën të pësojnë ballkanasit atëherë, përfshi edhe vetë serbët. Problemi nuk është Kosova, siç nuk kishte qenë edhe ai i kulturave të tjera që përbënin Federatën Jugosllave – Sllovenia, Bosnja dhe Kroacia – dhe që tani janë republika të pavarura. Problemi ishte diktatura e Millosheviçit, shkaku kryesor i konflikteve etnike dhe i shpërthimit histerik të ndjenjave nacionaliste që ai ndezi në Ballkan. Nëse do të kishte një demokraci në Beograd, ndarja e atyre rajoneve do të ishte bërë paqësisht, siç u bë ndarja midis Sllovakisë dhe Republikës Çeke, e cila u krye pa asnjë të shtënë.

Dhe ka mundësi që me një regjim demokratik shpërbërja e Federatës Jugosllave nuk do të kishte ndodhur dhe ajo do të kishte mbijetuar brenda një sistemi fleksibël, me bashkekzistencën e kulturave, besimeve dhe traditave të ndryshme, sipas mënyrës së Zvicrës apo Belgjikës.

Tani e kuptojnë se kjo do të kishte qenë zgjidhja më e mençur. Por, atëherë, shumë prej liderëve europianë të papërgjegjshëm, për të përfituar zona influence politike e ekonomike, e nxitën shpërbërjen e Jugosllavisë, duke ndihmuar dhe armatosur lëvizjet nacionaliste lokale.

Kjo miopi e favorizoi regjimin e Millosheviçit, i cili, i kthyer në simbol të nacionalizmit serb dhe i ndihmuar nga një fushatë demagogjike që e konsideronte viktimë, para Kosovës, mundi të konsumonte një pastrim të vërtetë të brendshëm politikë, duke eliminuar çdo formë opozite dhe kritike. Nuk ka dyshim se bombardimet e NATO-s që vuan populli jugosllav janë në të mirë të Millosheviçit, të cilit tani askush nuk mund t’i kundërvihet në vendin e tij pa qenë i akuzuar për tradhti ndaj Atdheut.

Veç nga ky realitet nuk duhet të nxirren argumentet që vringëllijnë disa “shpirtra të çiltra” kundër ndërhyrjes së NATO-s. Përkundrazi, duhet arritur në përfundimin se qëllimi i kësaj ndërhyrjeje, nëse ajo kërkon t’u japë fund një herë e mirë gjithë spastrimeve etnike dhe krimeve kolektive në Ballkan, është të marrë fund regjimi autoritar i Millosheviçit dhe të vendoset një qeveri lirie dhe legjitime në Beograd.

Koka e hidrës nuk duhet të ngelet më, nuk ka rëndësi se sa tentakula do t’i priten, sepse ato do të riprodhoheshin dhe do të vazhdonin të helmonin Jugosllavinë dhe mjedisin përreth. Kësaj teze i kundërvihen disa zotërinj të cilët Daniel Cohn-Bendit, në një prej artikujve të tij më të mirë për Kosovën që kam lexuar, i quan “sovranistët”. Cilët janë këta?

Disa zotërinj të matur, tepër të respektueshëm ndaj gërmave të ligjit, për të cilët ndërhyrja e aleatëve në Jugosllavi është një monstruozitet juridik, sepse duke qenë Kosova pjesë përbërëse e atij shteti dhe problemet kosovare një çështje politike e brendshme, komuniteti ndërkombëtar, duke iu sulur një shteti sovran, ka vënë në rrezik tërë normat juridike ndërkombëtare.

Sipas këtij kriteri, në emër të sovranitetit abstrakt, Millosheviçi duhet t’i ketë duart e lira për të pastruar Kosovën përmes vrasjeve dhe dëbimit të dhunshëm të dy milionë kosovarëve, sepse pengojnë planet e tij, gjë që për të tjerët kishte filluar ta bënte para bombardimeve të NATO-s, me të njëjtën bindje me të cilën Hitleri pastronte Europën prej çifutëve.

Sovraniteti ka disa kufij, dhe në qoftë se një qeveri shkel të drejtat njerëzore më elementare, dhe bën krime kundër njerëzimit me vrasje kolektive dhe politike për spastrime etnike, siç bën Millosheviçi, vendet demokratike – që për fat sot janë edhe më të fuqishmet e më të zhvilluarat – kanë detyrimin që të veprojnë për të ndaluar këto lloj krimesh. Pa dyshim, çdo ndërmarrje e armatosur është e tmerrshme, sepse në të ka viktima të pafajshme.

Ama, një pacifizëm i detyrueshëm favorizon vetëm tiranët dhe fanatikët, të cilët asnjë skrupull i karakterit moral nuk i shmang nga synimet e tyre dhe, në fund, ky pacifizëm shërben vetëm për të vonuar disa aksione luftarake që përfundojnë duke shkaktuar më shumë viktima dhe më tepër rrënime, të cilat u kërkua të shmangeshin me mosveprim.

Në qoftë se Perëndimi demokratik do ta kishte bombarduar Hitlerin kur e kërkoi Çurçilli, do kishte pasur shumë më pak se njëzet milionët e vdekur gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe holokausti nuk do të kishte ndodhur.

Nëse gjatë luftës së Gjirit presidenti Bush do ta kishte përmbushur detyrën, duke e rrëzuar Sadam Huseinin dhe duke lejuar Irakun të çlirohej prej autoritarizmit, ndoshta edhe në Irak do të kishte ndodhur ajo që ndodhi në Panama pas rrëzimit të tiranisë së Noriegës: vendosja e një regjimi civil që nuk kërcënon banorët e vet, që udhëhiqet nga ligji dhe respekti ndaj lirive publike.

Pa dyshim, nuk është fjala për të nxitur aksionet ushtarake sistematike të demokracive të përparuara kundër gjithë regjimeve autoritare që përhapen në botë. Kjo do të thotë të kërkosh sherr. Për më tepër, nuk mundet që një demokraci të armatoset gjer në dhëmbë për të prodhuar luftë (megjithëse dihet se kështu ka ndodhur në rastet aq të njohura si ato me Gjermaninë dhe Japoninë).

Është fjala për të vendosur një rregull ndërkombëtar ku të kërkohet prej gjithë regjimeve që të respektohen sado pak të drejtat njerëzore, dhe ku shtetet demokratike të vendosin sanksione të ashpra ndaj atyre që marrin nëpër këmbë në mënyrë flagrante këto të drejta me anë persekutimesh fetare, rraciale apo etnike, duke vrarë e shpërngulur dhunshëm minoritetet.

Këto sanksione mund të jenë ekonomike apo politike (të tilla kanë pasur sukses në Afrikën e Jugut dhe Haiti), por mund të jenë edhe ushtarake, si në Kosovë, ku bëhet fjalë për të shmangur shfarosjen e një populli të tërë si pasojë e delirit nacionalist të një tirani.

Në këtë rast është e qartë se përdorimi i fjalës “shfarosje” i shkon më së miri operacionit të Sllobodan Millosheviçit në Kosovë. Kjo filloi pikërisht në kulmin e bisedimeve në Rambujé, me mobilizimin – kundër marrëveshjes së tetorit të kaluar – dhe hedhjen e 40 mijë trupave të Ushtrisë jugosllave mbi Kosovën, ndërkohë duke e izoluar këtë provincë e duke dëbuar edhe shtypin ndërkombëtar.

Dëshmitë e marra nga refugjatët kosovarë në Maqedoni dhe Shqipëri tregojnë për një planifikim të ftohtë, të zbatuar me një saktësi shkencore. Në fshatrat e pushtuar ndahen të rinjtë nga fëmijët, pleqtë dhe gratë, dhe ekzekutohen, shpesh duke i detyruar në fillim ta hapin vetë varrin e përbashkët. Të mbijetuarëve u jepet një afat minimal për të ikur nga vendi i tyre, pasi ua marrin të gjitha dokumentet personale.

I zhdukin regjistrat publike, duke djegur gjithë dokumentacionin që vërteton se këta kosovarë kanë qenë pronarë të atyre shtëpive dhe tokave, qoftë që kanë jetuar ndonjëherë aty apo që kanë ekzistuar. Etapa e fundit e operacionit, kur sipas ACNUR-it më shumë se gjysmë milion kosovarë kanë qenë përzënë nga vendi i tyre dhe nja dyqind e pesëdhjetë mijë janë zhvendosur brenda Kosovës, duke mos i lënë të ikin e të shpëtojnë kokën që t’i përdorin si mburoja njerëzore ndaj bombardimeve dhe ndonjë aksioni të mundshëm ushtarak tokësore të aleatëve. Në çdo rast, është e qartë se objektivi i Millosheviçit është pastrimi etnik: ta bëjë Kosovën një provincë qind për qind serbe dhe ortodokse, pa asnjë gjurmë shqiptare apo myslymane.

A ka ndonjë lidhje vonesa e komunitetit ndërkombëtar për të vepruar kundër Millosheviçit me faktin se viktimat e tij janë myslymanë? Kam frikë se ka, ashtu siç pati dikur vonesë nga ana e aleatëve për t’i shpallur luftë Hitlerit, viktimat e holokaustit të të cilit qenë çifutët.

Jam i sigurt se po të ishte kristian komuniteti që provoi vuajtjet dhe grabitjet që provuan boshnjakët apo që provojnë tani kosovarët, reagimi i opinionit publik dhe i qeverive perëndimore do të kishte qenë shumë më i shpejtë dhe se në Perëndim nuk do të kishte pasur kurrë sektorë të gjerë, të cilët ngulnin këmbë që qeveritë e tyre të rrinin duar kryq përballë këtyre krimeve.

Është diçka që nuk thuhet ose thuhet me zë të ulët dhe midis njerëzve të besuar: mos po krijojmë një Molok midis nesh, një regjim islamik fondamentalist aleat me Kadafin, Sadam Huseinin dhe ajatollahët në zemër të Europës? Mos vallë, në një farë mënyre, Millosheviçi dhe serbët po luftojnë tani, siç luftoi edhe princi Llazar me serbët e tij më 28 qershor 1389, pikërisht në këtë Kosovë, kundër Gjysmë Hënës barbare e fanatike, armike e përjetshme e Europës kristiane e të civilizuar?

Edhe pse duket si e pabesueshme, ka demokratë të ndjeshëm me këto “argumente” dhe, për këtë, sondazhet tregojnë se sektorët kundërshtarë të ndërhyrjes ushtarake për të shpëtuar kosovarët nga shfarrosja, i kapërcejnë shifrat elektorale që arrijnë zakonisht partitë komuniste e neofashiste, tani të binjakëzuara edhe më shumë si dikur pakti Molotov-Ribentrop, në fushatën pacifiste kundër NATO-s. La Nación (Buenos Aires), 13. 04. 1999

Përkthyer nga spanjishtja prej Bajram Karabollit

Post Views: 195
Tags: Mario Vargas llosamilloshevicSerbia
Previous Post

“Udhëtimi im” – Mentor Hoxha: “Me punë dhe besim tek vetja çdo ëndërr dhe dëshirë bëhet realitet”

Next Post

Edhe pse e izoluar, Kosova nis festimet për Ditën e Evropës

Related Posts

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

by TheAlbanian.co.uk
10/10/2021
0

Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme energjetike. Për të përballuar këtë emergjencë kryeministri Rama shpalli një plan me tre pika,...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Next Post

Edhe pse e izoluar, Kosova nis festimet për Ditën e Evropës

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.