• Latest
  • Trending
  • All

“Udhëtimi im” – Mentor Hoxha: “Me punë dhe besim tek vetja çdo ëndërr dhe dëshirë bëhet realitet”

04/05/2019

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 21 April, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Edukimi

“Udhëtimi im” – Mentor Hoxha: “Me punë dhe besim tek vetja çdo ëndërr dhe dëshirë bëhet realitet”

04/05/2019
in Edukimi, Kulture, Udhetimi im

Gazetari i mirënjohur Mentor Faik Hoxha, me një karrierë të gjatë e të suksesshme në Shqipëri, autor i 12 librave, prej disa vitesh ndodhet në Francë, ku krahas punës integrimit të përditshëm, ushtron herë pas here në mediat shqiptare, edhe profesionin e nderuar të gazetarit dhe studiuesit.  Nga krijimtaria e tij veçoj librat “Figura e femrës në letërsinë shqipe” (2015, studim letrar), “Blliçja, Çidhna dhe Dibra në historiografinë shqiptare e botërore” (2015, monografi historike), “Në studion time” (2014, intervista dhe studime për trevën e Dibrës), “Sekretet e VIP-ave”(2005, 2011, portrete dhe intervista ekskluzive me presidentë, kryeministra, kryeparlamentarë, ministra, deputetë, ambasadorë, akademikë, shkrimtarë, gazetarë, moderatorë, misse, artistë, aktorë, këngëtarë, sportistë etj.), “Albanian Eurovizion” (2011, intervista exluzive me përfaqësuesit e Shqipërisë në Festivalin Evropian të Këngës), “Lirika nga Europa” (2010), “Shënime nga Europa” (2010), “Shpërthimet e zemrës” (2004, poezi) dhe “Sekretet e Miss­-eve”(1998, intervista me kryebukuroshet shqiptare). Edhe pse larg atdheut, për të atdheu mbetet gjëja më shtrenjtë për të, si për çdo njeri, “është malli prushërues në shpirtin e gjithsecilit”. 

Profesioni është ai që na bashkëshoqëron gjithë jetën. Ju këtë zgjedhje e keni bërë të mirëllogaritur apo ju ka ardhur spontanisht, si një vokacion i brendshëm?

Lajme teNjejta

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

10/10/2021

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

28/09/2021

Ka ardhur spontanisht, si një vokacion i brendshëm, mbiu si hobby, më pas u bë profesion. 

Cilat kanë qenë momentet që kanë shënjuar udhëtimin tuaj profesional/personal?

Jeta ime profesionale dhe personale ka udhëtuar në disa linja: në atë të profesorit të gjuhë-letërsisë, të gazetarit, të redaktorit politik, të kritikut letrar, të vargëzimit, të botuesit dhe të refugjatit politik, kështu që kam momente të bukura dhe të hidhura për të kujtuar. Dashuria për letërsinë starton që nga mosha e fëmijërisë. Isha i magjepsur pas librave artistikë dhe pas poezive që i recitonte aq bukur mësuesi im i leximit në shkollën 8-vjeçare, Abdi Shehu. Kjo dashuri u kristalizua shumë në shkollë të mesme, kur poezitë, skicat, hartimet dhe esse-të e mia afishoheshin në “Këndin e Letrarit të Shkollës” dhe botoheshin në gazetën e vetme lokale “Ushtima e Maleve”. Martesa me profesionin dhe artin e të shkruarit u kurorëzua në vitin 1991 kur fitova vendin e parë ndër 200konkurruesdhe nisa studimet e larta për gjuhë-letërsi shqipe në universitetin shtetëror të Tiranës (1991-1995). Nga udhëtimi im profesional gati 30 vjeçar ruaj të ngjizur në memorie shumë momente të paharruara nga fusha ime krijuese, mësimdhënës, media, studime shkencore, personale dhe familjare. Veçoj vitin 1991 kur vazhdova studimet e lartë për gjuhë-letërsi dhe vitin 1995 kur mbrojta diplomën, emërimin si mësues në vendin ku u linda dhe mbarova shkollën 8-vjeçare, përfundimin e disa kurseve pasuniversitare në Angli gjatë qëndrimit tim trevjeçar në vendlindjen e Çarles Dickens, përfundimin me rezultate të shkëlqyera (notë mestare 9.1) të studimeve dy vjeçare në Master Shkencor, në degën Studime letrare (2013-2015), përgatitjen dhe mbrojtjen e diplomës së Masterit me udhëheqës shkencor një nga akademikët dhe studiuesit më të mirë të Shqipërisë,takimet dhe intervistat e shumta me figurat më të njohura të shqiptare, botimin e 12 librave, udhëtimet si gazetar në disa vende të bukura evropiane etj. Nga jeta personale veçoj, dasmën time në hotel “Titanik” në Tiranë, 7 tetorin e vitit 2009 kur më lindi pas 10 viteve martesë fëmija im i vetëm, Mario, si dhe lirinë e fituar në vendin e madh dhe demokratik ku ndodhem aktualisht. 

Me ish-presidentin Moisiu, gjate nje pritjeje zyrtare me gazetare

Shpesh thuhet se nuk ka një çelës të unifikuar suksesi për të hapur çdo derë, po ju a e keni pasur një të tillë për të hapur rrugën tuaj drejt suksesit?

Është shumë vështirë të hapësh portat e suksesit vetëm me një çelës, sado magjik që të jetë ai. Unë kam pasur shumë çelësa të unifikuar, sepse e tillë ka qenë edhe jeta ime e shpërndarënë disa fusha dhe vende evropiane. Nga çelësat e mi veçoj dëshirën e çmendur për sukses dhe punën e madhe që kam bërë për të hapur portat e suksesit, guximin për të marrë vendime të vështira në momente kritike, karakterin dhe shpirtin tim human, bohem, rebel dhe explorues, durimin titanik, këmbënguljen dhe besimin në vetvete, mostjetërsimin përballë situatave të vështira dhe për të përfituar favore dhe poste,si dhe papërkulshmërinë para vështirësive. Kam shpirtin e maces, nuk dorëzohem lehtë, ndërkohë punoj dhe sakrifikoj shumë për t’i realizuar dëshirat apo qëllimet që i vë vetes, sado të vështira të jenë.  Kryeçelësi im magjik me të cilën krenohem dhe e ruaj si çelësin më të çmuar, më fatdhënës dhe më shpresdhënës në jetë është bashkëshortja ime e mrekullueshme, Ema Lleshi, e cila më ka dhënë një djalë të shëndetshëm dhe më ka qëndruar pranë në të gjitha momentet dramatike që kam kaluar në jetë.

Me familjen, gruan dhe djalin

Nuk rritemi kur i kemi gjërat e lehta, por kur përballemi me sfida. Cilat sfida do i përcaktoje si më të vështirat në jetën tuaj?

Nëse jeta e njeriut nuk përballet me sfida, për mua është një jetë rutinë dhe pakuptimtë. Një jetë pa sfida është si një pemë pa kokrra apo si një det pa dallgë. Mendoni si do të ishte jeta e një marinari në një det të qetë? Do të ishte rutinë dhe e pakuptimtë. Jeta e njeriut bëhet më e bukur përmes sfidave pasi testohet dhe lartësohet personaliteti i tij. Sfidat e bëjnë njeriun më të fortë, më të suksesshëm dhe më frytdhënës. Edhe vet krijimi i jetës njerëzore është arritur përmes sfidave të mëdha. Njeriu si pjesë e jetës është i destinuar të ndeshet me shumë sfida, sado t’i ruhet përballjes me to. Sfidat e bashkëshoqërojnë njeriun nga lindja gjer në vdekje.  Vetë qenia ime refugjat politik është një sfidë e madhe triumfuese për mua, por dhe një sfidë turpëronjëse për mtonjësit/pashallarët e vendit tim që më shkëputën/më larguan me dhunë nga atdheu im. Kjo është sfida më e madhe ngadhënjyese që kam pasur dhe përballuar. Ky vendim ekstrem për të braktisur atdheun dhe t’u përballur me jetën e vështirë të azilanti ka qenë vendimi më i vështirë që kam marrë në jetë. Sfidë tjetër e madhe pas këtij akti dramatik, është përballja me djalin tim të vetëm, të cilin e kisha lënë 6 vjeç në Greqi dhe tani ishte 9 vjeç. Kisha tre vite pa e parë dhe nuk dija si do më priste dhe si do të reagonte para babait të tij. Kishte lënë shkollën, pasi i kishin treguar që do të vinte babai dhe po më priste me padurim para vilës ku banonte në ishullin e bukur grek, Zakynthos. Ishte burrëruar para kohe nga mungesa e përqafimeve të babait.   Tani sfida ime e vetme është përvetësimi i gjuhës dhe integrimi në vendin e madh evropian ku rifitova lirinë, një sfidë jo shumë e lehtë, por që shpresoj ta përballoj me sukses, ashtu si sfidat e tjera të mëdha gjatë udhëtimit tim jetësor.

Na ndodh shpesh të kthejmë vështrimin pas dhe të pyesim veten, si do të ishte jeta jonë nëse do të bënim zgjedhje të tjera/të ndryshme. Si ju rezulton bilanci me vendimet tuaja?

Mendoj se kam një bilanc pozitiv nga zgjedhjet e bëra dhe vendimet e marra. Në aspektin personal veçoj disa vendime që në dukje dukeshin krejt të parealizueshme. Disa prej këtyre vendimeve më rrezikonin edhe jetën time dhe të familjes, pasi duhej të ndeshesha për jetë a vdekje me politikanë të korruptuar, por duhej të zgjidhja midis profesionit dhe rahatisë personale. Për mundësitë që kam patur, mendoj se kam bërë zgjedhjet më të mira edhe në fushën profesionale. Kam  12 libra të botuar, qindra artikuj politikë, kulturorë dhe socialë në media dhe revista të njohura, mbi 1500 portretet dhe intervista exluzive me figurat më të njohura të Shqipërisë së pas 90-ës, dy libra me studime letrare e historike, dy libra me reportazhe nga udhëtimet e mia si gazetar në Angli, Francë, Belgjikë, Gjermani e Greqi,  dy përmbledhje me poezi, përfshirjen time në disa enciklopedi dhe antologji poetike, disa poste të larta në media, diplomimin në universitet në një degë të rëndësishme, përfundimin me nota të shkëlqyera të masterit shkenco, me mesatare 9.1, disa kualifikime në Angli dhe mjaft udhëtime si gazetar në Evropë, shto këtu familjen time të mrekullueshme dhe lirinë e fituar në shtetin e një shtet të madh demokratik. Po të kisha bërë zgjedhje të tjera, apo të kisha marrë vendime të tjera …udhëtimi im profesional e jetësor nuk do ishte kaq i bukur dhe kaq dramatik saqë është sot.  Të gjitha këto i kam realizuar me duart dhe mendjen time, por dhe me ndihmën e bashkëshortes. Prindërit e mi kanë qenë të varfër dhe deri në moshën 30 vjeçare unë kam jetuar në një fshat të thellë të Dibrës, kështu që natën studioja për të patur rezultatet të larta në mësime, kurse ditën punoja për të siguruar paratë e studimeve dhe për ndërtimin e vilës sime të madhe në kryeqytetin shqiptar.

Me “Nderin e kombit” Kadri roshi, gjate nje interviste

Nëse arritja më e madhe e njeriut është që vazhdimisht të tejkalojë veten, cilat arritje tuaja përtej vetes do cilësonit si më triumfueset?

Nga arritjet më të triumfuese veçoj përfundimin e Masterit Shkencor me rezultate të shkëlqyera, përgatitjen dhe mbrojtjen e diplomës së këtij Masteri me një nga akademikët më të mirë të Shqipërisë, lirinë e fituar në një shtet të madh demokratik dhe marrëdhëniet e shkëlqyera në familje.

Çfarë evokimesh të djeshme e përjetimesh të sotme, të krijon tingëllimi i fjalës “Atdhe”?

Atdheu është gjëja më shtrenjtë për çdo njeri, është malli prushërues në shpirtin e gjithsecilit.  Nisur nga profesioni i nderuar i gazetarit në disa gazeta dhe revista të njohura në Shqipëri unë kam vizituar shumë vende të bukura evropiane; Francë, Angli, Belgjikë, Gjermani, Greqi etj. Kam parë vende përrallore në këto shtete, por atdheu im më është dukur më i ngrohtë, më i bukur dhe më tërheqës, ndonëse krahas dashurisë, ngrohtësisë, dhe kujtimeve të bukura që më fali, më dha edhe zhgënjime të pambarimta dhe plagë të pashërimta në shpirt.  Tingëllimi i fjalës “Atdhe” më krijon sadisfaksion të madh në shpirt, pasi më ndanë prej tij për të mos e parë më kurrë në jetë, ndaj po e shpreh me vargje:

…Ika nga atdheu, ika shumë larg

por prushin e malli se fika në prag.

I lashë të digjen në zjarrin amtar

familjen, vendlindjen dhe puthjen e parë.

Dhe i përmalluar sillem Europës

si hëna dhe dielli që sillen rreth tokës.

Kështu i dyzuar nga malli dhe dhimbja

Trupin e kam larg…. shpirtin te vendlindja.

Çfarë cilësie mendoni se ka qenë më e mira, trashëgimi e atdheut tuaj, e cila ju ka ndihmuar të integroheni e të jeni të suksesshëm?

Arsimimi.

Me artistin e shquar Fadil Hasa dhe miqte e tij, L. Jaupi, I. Dervishi

Çfarë do të thotë “emigrant”, bazuar në eksperiencën tuaj personale dhe a keni vuajtur ndonjëherë pasojat e këtij “statusi” në fillimet apo aktualitetin tuaj?

Përcaktimin më brilant mbi nocionin/termin “emigrant” e ka bërë profesori im i talentuar, Dr. Viron Graçi, i cili thotë: “Emigrant“ do të thotë pemë/ bimë e shkulur me dhimbje e forcë nga toka e tij, nga vendi i tij për të provuar lulëzimin në një tokë tjetër, në të tjera kushte”. Brenda kësaj fraze është një botë e tërë amendimi dhe meditimi për nocionin “emigrant” dhe mbi fatin tim tragjik/dramatik. Edhe mua më shkulën me forcë nga atdheu në kohën kur isha i dashuruar marrëzisht me vendlindjen. Po provoj të lulëzoj në një tokë tjetër dhe në të tjera kushte, por mosha, gjuha dhe koha nuk ma avantazhojnë një lulëzim të shpejtë. Statusin e padëshiruar “emigrant” e ka edhe djali dhe bashkëshortja ime, të cilët si unë, edhe ata po provojnë të lulëzojnë në një vend tjetër, larg atdheut të tyre. Për mua, emigrantët janë heronjtë e heshtur të kohës dhe sfiduesit më të drejtëpërdrejtë të qeverive të tyre. “Emigrant”, do të thotë të përballesh me shumë sfida të mëdha, duke filluar nga sfida e parë: braktisja e detyruar e atdheut, nisja e jetës nga e para në tokën e mbërritur, integrimi përmes gjuhës, shkollimit, punësimit, strehimit etj. Të gjitha këto nuk realizohen lehtë dhe shpejt. Duhen shumë vite dhe sakrifica të mëdha për t’u integruar. Pra, është një sfidë kaq e madhe, që jo të gjithë emigrantët e përballojnë, sidomos emigrantët e moshës së tretë dhe të katërt. Unë kam tre vjet si emigrant dhe kjo periudhë ka qenë një periudhë e vështirë për mua në lidhje me përvetësimin e gjuhës dhe intergrimin, por, asnjëherë dhe në asnjë rrethanë nuk kam ndjerë pasojat e këtij “statusi”. 

Si mendoni që mund të përmirësohet bashkëpunimi ndër shqiptar?

Bashkëpunimi ndërshqiptar përmirësohet përmes komunikimit dhe bashkëpunimit. Duhet një organizmim dhe kordinim më i mirë i punëve dhe një platformë më gjithëpërfshirëse nga Ministria e Jashtme dhe Ministria e Diasporës duke vënë në plan të parë interesin kombëtar.  

Nje nga librat e tij

Ç’farë duhej të ishte ndryshe në mëmëdhe?

Shumë gjëra duhet të ishin ndryshe në mëmëdhe. Aktualisht Shqipëria udhëhiqet nga një klasë politike pa vizon politik dhe demokratik. Mendoj se ka nevojë për më pak politikë dhe për më shumë punë, mbështetje e dashuri ndaj njëri-tjetrit. Administrata shtetërore duhet të përbëhet nga intelektualë dhe njerëz të mirëarsimuar dhe jo nga militantë partiakë, siç ka ndodhur dhe po ndodh sot në Shqipëri. Bëhen gjoja konkurse për vende pune në, por në fund zgjidhet militanti i partisë dhe jo ai njeriu i arsmimuar dhe i ndershëm. Nëse Shqipëria bëhet vend i shqiptarëve dhe jo vend i qeveritarëve siç është aktualisht, askush nuk e braktis atë.Periudha e pas 2013-ës e në vazhdim ka shkaktuar eksodin më biblik në hapësirën mbarëshqiptare. Atë që se bënë pushtimet, luftërat e shumta dhe izolimi gati 45 vjeçar komunist e bënë qeveritarët në shtatë vitet e fundit, ndërkohë, qeveria nuk po asgjë për parandalimin e kësaj hemorragjie në hapësirën mbarëshqiptare. Nëse shteti nuk vepron shpejt në këtë drejtim, brenda pesë vitesh në Shqipëri do ketë vetëm pensionistë, qeveritarë dhe punonjës të administratës.

A mendoni se është e duhura qasja që qeveria/ qeveritë shqiptare kanë ndërmarrë ndaj diasporës dhe çfarë do të kërkonit konkretisht nga qeveria/qeveritë shqiptare?

Diaspora shqiptare ka dhënë një kontribut të madh në krijimin, konsolidimin dhe zhvillimin e shtetit shqiptar. Ajo sot ka një rol të madh në zhvillimin ekonomik të kombit dhe në imazhin e Shqipërisë në botë, ndaj Qeveria shqiptare duhet ta dëgjojë zërin e Diasporës dhe jo ta shfrytëzojë për kapital politik në favor të saj. Krijimi i Ministrisë së Diasporës në vitin 2017 dhe emërimi në krye të saj të z. Pandeli Majko, një politikan me staturë të lartë politike, ishte një gjetje dhe një ogur i mirë për Diasporën, por, kur analizoj punën e kësaj ministrie nga krijimi e gjer më sot, më rezulton se kjo ministri më shumë po bën propagandë elektorale, sesa po zgjidh realisht problemet e shumta të Diasporës. Vulën ia vuri politizimi i Samitit të Dytë të Diasporës (Tiranë, 1 dhe 2 mars 2019), ku mjaft intelektualë të shquar të Diasporës, por kritikë të qeverisë, nuk u ftuan në Samit, ndërkohë u harxhuan miliona euro për supë dhe dekor. Me këto para mund të ishin sponsorizuar disa media të prestigjioze të Diasporës Shqiptare, si “The Albanian”,  “Rrënjët”, “Voal”, “Tribuna”, “Gazeta e Athinës” etj.

Ndërkohë që jeni të zënë duke bërë plane, ndryshimi mbetet konstantja e pandalshme e kohës. Cilat janë tuaja për të ardhmen?

Kam shumë plane profesionale, por dëshiroj të mbeten surprizë.

“The Albanian” tanimë ka mbi 1 milion ndjekës online. Cili do të ishte mesazhi juaj si motivim (mosdorëzim)?

Kjo shifër e madhe dëshmon përkushtimin, korrektësinë dhe seriozitetin e “The Albanian”. Ky  është një motivim që 2020-ta ta gjej me 2 milionë ndjekës. Me punë dhe besim tek vetja çdo ëndërr dhe dëshirë bëhet realitet.  

  Intervistoi: Flori Slatina/”The Albanian”/

shtypi…
Post Views: 224
Tags: gazetaria
Previous Post

Historia/Fati tragjik i gruas italiane të djalit të Mustafa Krujës

Next Post

Koka e Millosheviçit

Related Posts

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

by TheAlbanian.co.uk
10/10/2021
0

Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme energjetike. Për të përballuar këtë emergjencë kryeministri Rama shpalli një plan me tre pika,...

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

by TheAlbanian.co.uk
28/09/2021
0

Përgatiti Bashkim Metalia Përgjithësisht, mungesa e fakteve  historike, keqinterpretimi i tyre dhe sidomos neglizhenca akademike bën që historiografia shqiptare të...

Shkencëtarët të shokuar nga përmbytjet në Gjermani

by TheAlbanian.co.uk
16/07/2021
0

Intensiteti dhe përmasa e përmbytjeve në Gjermani këtë javë ka tronditur shkencëtarët të cilët përcjellin ndryshimet klimatike, dhe të cilët...

Next Post

Koka e Millosheviçit

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.