• Latest
  • Trending
  • All

Kërbaçi i shtetit ligjor

26/09/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 16 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Kërbaçi i shtetit ligjor

26/09/2014
in Opinion

Kërbaçi i shtetit ligjor

Me datë 28.08.2014, Komuna e Prizrenit, Drejtoria për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor (DUPH), solli aktvendimin për rrënimin e objektit të Kullës së Jetimit në Prevallë të Prizrenit.
Në këtë vështrim do të ndalem në tri aspekte të këtij vendimi absurd dhe papresedan, për një shoqëri demokratike, me të cilin Kosova synon të shkojë në Bashkimin Evropian, atë të aspektit ligjor, politik dhe fetar.
Me aktvendimin e DUPH-së të Komunës së Prizrenit me nr. 04-353 të datës 28.08.2014 janë shfuqizuar kushtet urbanistike teknike nr. 04/4-353-1413 të datës 06.03.2003, aktvendimi mbi lokacionin hapësinor nr. 04/4-035-1413 të datës 18.03.2003 si dhe leja e legalizimit nr. 04/4-351-127 të datës 24.03.2003, të lëshuar në emër të Shoqatës Humanitare Bamirëse (SHHB) ”Kalliri i Mirësisë” me të cilin është lejuar legalizimi i objektit, Kulla e Jetimit, pushimorja për fëmijët jetim në Prevallë, ngastra kadastrale nr. 178 në G. Sellë Komuna e Prizrenit. Në dispozitivin nën II të aktvendimit shfuqizohen edhe pasojat juridike që rrjedhin si pasojë e lejimit të kushteve urbanistike teknike. Në dispozitivin III të aktvendimit urdhërohet që SHHB “Kalliri i Mirësisë” në mënyrë vullnetare dhe me shpenzimet e veta të rrënojë objektin, në të kundërtën objekti do të rrënohet nga Drejtoria e Inspekcionit, me shpenzimet të cilët do t’i bartë SHHB”Kalliri i Mirësisë”.
Ky vendim është kundërligjor, pasi që Komuna e Prizrenit, DUHP-ja, nuk ka kompetenca për të marrë një vendim të tillë në Prevallë, sepse Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës(MMPH), e ka shfuqizuar vendimin me të cilat drejtat e veta i ka deleguar në kompetencë të Komunës së Prizrenit për arsye të degradimit dhe kaosit urbanistik të mos zbatimit të vendimit të MMPH-së nga ana e Komunës së Prizrenit. MMPH-së e Kosovës ka sjell vendimin nr. 975/14 të datës 05.03.2014 me të cilin urdhërohet SHHB ” Kalliri i Mirësisë” që në afatin e caktuar të bëjë rrënimin e tejkalimeve pa leje ndërtimi, pas së cilës SHHB ka vepruar në rrënimin e tejkalimeve të bëra konform vendimit në fjalë të MMPH-së së Kosovës.
Në bazë të kësaj rrjedh konkludimi se komuna e Prizrenit, DUPH-ja nuk ka kompetencat të tilla, sepse i është marrë kompetenca nga ana e MMPH-së e Kosovës. Po të ishte shteti i Kosovës një shtet ligjor, vendimmarrësit jo vetëm që do të gjykoheshin moralisht, por do të dënoheshin edhe penalisht për shkeljen e kompetencave dhe sjelljen e vendimeve antiligjore. Pavarësia e Kosovës është konsideruar ”sui generis”, dhe se tani e “konfirmon” se mund të sjellin edhe vendime antiligjore “sui generis”. MMPH-ja e Kosovës, ka bërë rrënimin e disa objekteve pa leje në Prevallë, dhe nuk e ka pa të arsyeshme të sjell një vendim të tillë për objektin e Kullës së Jetimit, e cila ka poseduar leje valide. Në shtetin ligjor ndodh të rrënohet edhe ndonjë objekt me leje, për shkak të interesit të përgjithshëm, por në rastin konkret këtu nuk kemi të bëjmë me interes të përgjithshëm. Një paradoks i tillë mund të ndodh vetëm tek ne. MMPH-ja e Kosovës ka sjell vendime për rrënimin e objekteve të ndërtuara pa leje në Prevallë, DUPH-ja e komunës së Prizrenit sjell vendimin për rrënimin e objektit të Kullës së Jetimit edhe pse është e pajisur me leje për ndërtim. Kësaj i thonë çudi se jo mahi. Në arsyetimin për rrënimin e objektit të Kullës së Jetimit theksohet se SHHB”Kalliri i Mirësisë” me aktivitetin, punën dhe shërbimin e saj të ofruar ka rënë ndesh me qëllimin e ndërtimit.
Në statutin e SHHB” Kalliri i Mirësisë” në veprimtarinë e saj parashihet edhe veprimtaria hoteliere, me anë të së cilës akumulon mjete financiare me të cilët e mbulon aktivitetin e saj. Po në rast se eventualisht edhe ka pas ndonjë tejkalim të veprimtarisë së saj, atëherë organi kompetent do të duhej që ato tejkalime të evitojë, e jo të rrënohet i tërë objekti. Shembull i një veprimi dhe sjelljeje ligjore, ishte vendimi i MMPH-së për rrënimin e tejkalimeve pa leje ndërtimi, por jo edhe të atyre me leje.
Sipas mendimit tim ky vendim është kryekëput politik në vazhdën e aksioneve të ndërmarra në Kosovë, që filloi me burgosjen e imamëve dhe të tjerëve me supozimin e përfshirjes së tyre në konfliktin në Siri, të vendimit për pezullimin e 14 Organizatave Joqeveritare në Kosovë (OJQ-të), e i cili është i drejtuar kundër myslimanëve të Kosovës dhe është një shkelje flagrante e drejtave njerëzore në përgjithësi. Është indikativ, se vendimi politik i institucioneve shtetërore të Kosovës, për rrënimin e objektit të Kullës së Jetimit, nuk e ka gjet të arsyeshme të zbatoj ministria përkatëse, MMPH- e Kosovës, por një vendim të tillë kundërligjor po e zbaton DUPH-ja e Komunës së Prizrenit.
SHHB” Kalliri i Mirësisë” dhe drejtori i saj Kemajl Jonuzi vite me radhë, para , gjatë si dhe pas luftës ka dhënë një kontribut të çmuar në realizimin e aksioneve të shumta humanitare dhe bamirëse jo vetëm në komunën e Prizrenit por edhe më gjerë në Kosovë. Përveç kësaj Kemajl Jonuzi, ka qenë i përfshirë në radhët e UÇK-së, në Prekaz të Drenicës, komandanti i të cilit ka qenë Ilijaz Kodra, dëshmorë i lirisë. Për shkak të modestisë së tij, për kontributin e dhënë në luftë, nuk ka dash fare të përfshihet në listën e veteranëve të luftës, duke ja lëshuar vendin të tjerëve. Kemajl Jonuzit nuk i kishte shkuar kurrë mendja që pas gjithë këtyre viteve të kontributit të tij humanitar dhënë njerëzve me nevoja në përgjithësi e jetimëve në veçanti, do të “shpërblehet” me rrënimin e objektit të Kullës së Jetimit dhe pezullimit të SHHB” Kalliri i Mirësisë” nga institucionet shtetërore të Kosovës. Veprimtaria hoteliere dhe humanitare në objektin e Kullës së Jetimit, ka qenë dedikuar ekskluzivisht për grumbullimin e mjeteve financiare me të cilin ka ndihmuar me kontribute mujore një numër të konsideruar të jetimëve. Ka shpërndarë edhe bursa mujore për nxënës dhe studentë jetim, pa dallim kombi apo feje. Veprimtaria e rregullt e SHHB” Kalliri i Mirësisë” gjatë gjithë viteve ka qenë edhe organizimi i pushimeve për qindra fëmijët jetim(bonjak) nga anët e ndryshme të Kosovës.
Veprimtaria hoteliere në Kullën e Jetimit në Prevallë është publike dhe ajo vizitohet nga individ apo grupe të organizuara turistike me qëllim të ushqimit, pushimit dhe rekreacionit. Drejtori i saj, Kemajl Jonuzi, është përgjegjës vetëm për veprimtarinë hoteliere dhe humanitare të Kullës së Jetimit, për stafin dhe punëtorët e saj. Përveç kësaj nuk është marrë me kurrfarë aktivitete tjera, e lere ma me aktivitete të ndaluara apo që janë në kundërshtim me ligjin. Në takimin me kryetarin e komunës së Prizrenit z. Ramadan Muja, drejtori i SHHB” Kalliri i Mirësisë” Kemajl Jonuzi, e njoftoi kryetarin për çështjen e vendimit për rrënim, mirëpo ka marr përgjigje shokuese se ai nuk ishte i informuar për vendimin drejtorisë së tij, DUPH-së, për rrënimin e objektit të Kullës së Jetimit në Prevallë.
Do të përmbyll këtë vështrim me aspektin fetar të këtij veprimi absurd dhe kundërligjor të rrënimit të Kullës së Jetimit. Do të ceki disa versete kuranore dhe thënie profetike për rëndësinë e kujdesit për jetimët (bonjakët) e që ndërlidhet edhe me Kullën e Jetimit: “Përkujdesja për jetimin dhe sjellja mirë me të është një çështje për të cilën nxit dhe porosit Islami …”, “Islami na ndalon ta keqtrajtojmë jetimin…”,“Dhe të pyesin ty për bonjakët, thuaj: “Po t’i ndihmoni në punët e tyre, është më mire”,” A e ke parë ti atë që përgënjeshtron përgjegjësinë dhe llogarinë në botën tjetër? Po ai është që e përzë në mënyrë të vrazhdë bonjakun.”, “Pra, mos e përul jetimin”, “Unë dhe kujdestari (i mirë) i jetimit do të jemi së bashku në xhenet…” etj.
Me vendim politik për rrënimin e objektit të Kullës së Jetimit dhe pezullimit të punës së SHHB ”Kalliri i Mirësisë” ndërpriten kontributet mujore për jetimët, bursa për nxënës dhe student jetim si dhe pushimet vjetore që kalonin jetimët në Kullë. Në një shoqëri demokratike çdo kush është i lirë të besojë apo mos të besojë, por nëse në një të ardhme të afërt do të ndodh ndonjë dënim nga Krijuesi Fuqiplotë në këtë botë për urdhërdhënësit e këtij vendimi politik për rrënimin e objektit të Kullës së Jetimit si dhe pezullimit të SHHB” Kalliri i Mirësisë”, qofshin ata lokal apo qendror, mos të befasohen dhe të thonë që nuk e kanë ditur.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

25.09.2014 Faik MIFTARI

Previous Post

Faik Krasniqi: Institucionet krijohen nga shumica!

Next Post

Pse po bëjnë show prokurorët?

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Pse po bëjnë show prokurorët?

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.