• Latest
  • Trending
  • All

Ineptokracia shqiptare dhe planet kombëtare të territorit

07/12/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Ineptokracia shqiptare dhe planet kombëtare të territorit

07/12/2015
in Opinion

Nga Gentian Kaprata*

Nëse do të ishim të detyruar të emërtonim qeverisjen Rama të këtyre dy vjetëve me vetëm një epitet, pa mëdyshjen më të vogël do të përdorja titullin ‘Ineptokraci’. Për një kuptim të zgjeruar të këtij epiteti mund të themi se kështu quhen qeveritë që karakterizohen nga liderë inkompetentë. Për ta zbutur pak hidhësinë e përkufizimit, jo pa qëllim përdora dy fjalë të huaja, por gjerësisht të njohura. Megjithëse mund të ishte interesante, nuk do hyjmë në historikun e termit, porse mund të prekim etimologjinë e saj. Kjo fjalë, çka e bën edhe më të pushtetshme, vjen nga dy gjuhë të ndryshme: nga frëngjishtja fjala ‘inep’, që do të thotë ‘i paaftë’, dhe; ‘cratos’ nga greqishtja e vjetër, që do të thotë ‘pushtet’.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Përjashtuar ndonjë gjitholog të vetmuar, vështirë të gjendet sot ndonjë zë publik që vlerëson pozitivisht veprimet thellësisht inepte të kësaj qeverisje. Tashmë, në këtë varg të gjatë janë rreshtuar edhe eksponentë nga gjysma LSI-ste e kësaj qeverisjeje. Përjashtim bën vetëm nukli ojq-ist që kanë shoqëruar z. Rama që nga opozita, për t’u përfshirë në ekzekutivin e sotëm. Duket si e rastësishme, por nuk është. Ka arsyet e veta, që shoqërojnë krijimin dh forcimin e asaj që në Shqipëri quhet shoqëri civile, porse në fakt janë ‘shoqëri tregtare me përgjegjësi të kufizuara’, produkti i së cilave ka qenë i porositur. Me një fjalë, një lloj fasonerie që ndonjëherë edhe produktin e marrin të gatshëm nga interneti.

Do ishte shumë naive të prisje që këto lloj ekipesh, me këto lloj aftësisht, të ndërtonin qëndrime politike dhe programe qeverisëse. Jemi duke folur për programe reale dhe jo një grumbull fjalësh të vëna me forcë të rrinë bashkë. Sepse një të tillë e kishte edhe kjo qeverisje. Kishte një seksion edhe për çështjet e zhvillimit të territorit, përfshirë legalizimet dhe turizmin. Plot 406 fjalë. Pak më i shkurtër se fjalia më e gjatë e Kryeministrit në librin e tij ‘Kurbani’. Duket se, ekipi qeverisës i zhvillimit të territorit, nuk i mori Kryeministrit thellësinë dhe gjatësinë e tjerrjes së mendimit, por praktikat e tij kur menaxhonte Tiranën urbane. Kështu që për dy vjet, trajtimi i çështjeve urbane i ngjante një déjà vu-je obeze.

Meremetuan godinën e Kryeministrisë, sikurse godinën e Bashkisë një duzinë vjetësh më parë. Vendosën një moratorium për ndërtimin, të cilin mund ta shkel vetëm z. Rama. Ndërmorën aksionin e prishjeve të ndërtesave pa leje apo me leje të pamoralshme, me kuptim dhe produkt zero. Iniciuan të këtilla turli kinkalerirash për të ardhur te projekti i ‘Rilindjes Urbane’ të qendrave të qyteteve! Lyen fasadat, që po iu bien suvatë nga mungesa e mirëmbajtjes e rinovimit, dhe kthyen në këmbësore rrugët qendrore.  Kështu, të papunët e disafishuar mund të hanë fara luledielli dhe të marrin nëpër gojë dynjanë, veçanërisht ditëve kur nuk ka përmbytje nga vërshimi i ujërave të shiut nëpër qytetet pa infrastrukturë.

Produkti që i lejon të shprehin më mirë vetveten politike është ligji i 2014. Si  një kopje identike e sivëllait të tij të 1978 “për hartimin dhe zbatimin e planeve rregulluese të qyteteve, fshatrave dhe qendrave të banuara”, ai centralizon çdo gjë. Çdo gjë e bën ose ministria, ose Kryeministria! Kryeministria jepka lejet e ndërtimit, ndërsa ministria bëka planet urbane! Dhe në këtë rrëmujë mosdije dhe mbrojtje interesash speciale, ministria paska marrë përsipër të bëjë edhe tri plane kombëtare. Do bashkokan Tiranën me Durrësin në një qytet të vetëm, për popullimin e të cilit do t’iu duhet të gjejnë 7 milion shqiptar të tjerë. Dhe, do hartokan planin e zhvillimit të turizmit për bregdetin jonian, për herë të tretë pas qeverisë Nano e qeverisë Berisha!

Si një qershi mbi tortë, do bëkan edhe Planin e Përgjithshëm Kombëtar të Territorit. Këtë ia kanë besuar Agjencisë Kombëtare së Planifikimit të Territorit! Njësoj si 37 vjet më parë, besojnë se planifikimi territorial qenkan ca vija dhe njolla me ngjyra në tabakë të mëdhenj letre. E kanë të pamundur të superojnë paaftësinë dhe botëkuptimin e tyre bolshevik, për të kuptuar se së pari planifikimi është qëndrim politik. Veçanërisht planifikimi strategjik kombëtar. Nuk është për t’i vënë faj! Nga koha ku mendjet e tyre vijnë, qëndrimet politike ishin vendosur një herë e përgjithmonë në librat e shenjtë të shokut Enver, dhe çdo gjë në lidhje me planifikimin kishte vetëm kuptim algjebrik apo gjeometrik.

Previous Post

Tirana e 10 mijë qenve

Next Post

“Ditë kafenesh”

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

“Ditë kafenesh”

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.