• Latest
  • Trending
  • All

Tirana e 10 mijë qenve

07/12/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 18 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Tirana e 10 mijë qenve

07/12/2015
in Aktualitet, Lajme, Opinion

-Albanian stories 

Nga Rudina Xhunga

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Është një ushtri qensh endacakë në Tiranë, pothuaj 10 mijë, që po i ndryshojnë fytyrën kryeqytetit, duke e shndërruar në kryeqytetin e qenve.

I ndesh afër çdo kazani portokalli, të zihen e lëpihen, pas plehrave dhe njerëzve që kërkojnë shishe plastike, nga ato që i blejmë më pas për të reja.

Të shoqërojnë shëtitjen e mëngjesit, nga liqeni, në tufa, lukuni që bërtasin dhe të heqin çdo dëshirë të kthehesh sërish, në të vetmin park të qytetit. Vrapojnë pas qenve të shoqëruar, nënave me karroca bebesh, zënë çdo shteg, të sulen kur vrapon dhe e kanë shpallur zonë qensh, atë mrekulli ndërtuar nga njeriu, atëherë kur në këtë qytet ndërtoheshin jo vetëm shumëkatëshe.

I gjen të shtrirë në ato pak trotuare që kanë lënë bosh, te “Komuna e Parisit”, që në fakt, edhe pse zona e banimit e shumë ministrave dhe politikanëve, fare mirë mund të quhet komuna e qenve.

I gjen para Presidencës, te Libri Universitar, duke penguar të hyjnë në librari edhe ata pak njerëz që blejnë ende libra në këtë qytet te palexuar.

Por më shumë iu pëlqen të rrinë te Kryeministria, aty afër parkut, që në kohë protestash mbushet me policë, dhe në kohë paqeje me qen rruge, të cilët vrapojnë e shumohen në atë bar që lidh qeverinë me piramidën, njëra me më shumë histori se tjetra, tani vend qensh.

I gjen në Bllok, i gjen në orët e ndalimit të makinave, kur bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është i gjithi bosh për kalimtarët dhe qentë. Provo të shkosh te kopshti zoologjik. Veç qenve endacakë, gjithë kafshët e tjera ngjajnë si të balsamosura, lënë aty për të tërhequr prindërit e shkretë që nuk dinë ku t’i çojnë fëmijët të familjarizohen me kafshët. Dhe përfundojnë atje, në të vetmin park zoologjik të kryeqytetit, që ngjan si i zënë në çark mes atyre pallateve që janë ndërtuar me leje, në tokën që dikur u përkiste kafshëve, duke lënë aq pak vend, sa me siguri, ndonjë ndërtues i guximshëm do e rrëmbejë dhe atë copë tokë, do ndërtojë pallate dhe do i pikturojë fasadat me figura kafshësh, për të na kujtuar që dikur kemi pasur edhe luan, edhe ujk, edhe dhelpër, nga ato të vërtetët, jo me gjoja, si te kartonët e platformave private, televizive.

Qentë i gjen kudo në kryeqytetin e turpshëm, që nuk ka festë ta zbukurojë, se ndesh qen dhe lypsa, si në asnjë kryeqendër kryeqyteti europian, sa të kap inati; si përfunduam kështu?

Ky është një kryeqytet i mjerë. Ishte një kohë, kur lexoje librat e Kadaresë, të ngjante se në Tiranë binte vetëm shi, aq sa të dukej si kryeqyteti i shiut, pastaj, kohë më pas, u bë kryeqyteti i ngjyrave, tani fare mirë, Tirana mund të quhet kryeqyteti i qenve. Çdo pallat ka qentë e tij, çdo rrugë, rrugicë, dyqan, park, ka ushtrinë e vet. Të duket se edhe ata, si gjithë shqiptarët, i kanë braktisur qytetet e tyre dhe jetojnë të gjithë në Kryeqytet.

Po njerëzit, ku jetojnë, si jetojnë në këtë kaos, gjithë frikë se qentë mund t’i sulmojnë, të ngjisin sëmundje, të ngordhin nga të ftohtët, t’i shtypin makinat, që nuk ndalojnë as kur shtypin njerëz. Po ku kanë mbetur njerëz në këtë qytet që të nxehen se po iu pushtojnë hapësirat publike! Të gjithë, pas derës së tyre, i vënë çelësin dhe kujdesen për të vetat, duke harruar që jeta vazhdon pas dere dhe pallatet tona mund të bien njëri pas tjetrit, bashkë me këtë botë të gënjeshtërt që kemi ndërtuar brenda apartamenteve. Ndaj është e kotë të marrësh dorën e atyre që as flasin, as bërtasin, kur në çdo park pallati, në vend të lulishtes, janë themelet e një pallati të ri. Ata nuk meritojnë të pyeten, as për njerëzit, as për qentë. Nuk ka vlerë të bëjmë një referendum kryeqytetas, se ç’do të ndodhë me fatin e qenve të rrugës. Referendum bëhet në vendet demokratike. Ne nuk jemi demokratë, jemi dembelë llafazanë, që kujtojmë se demokracia është llogje në blogje. Ne nuk meritojmë të pyetemi për fatin e qenve. Por Tirana meriton të shpëtojë fytyrën. Nuk ka qenë kurrë më turp t’i prezantosh këtë qytet, fëmijës tënd. Shoqata ArSa që kujdeset për adoptimin e qenve të rrugës, propozon modelin turk, një projekt që respekton dinjitetin e katërputroshave. Sazan Guri kundërshton vrasjen e qenve, si në kohën kur të shpërblenin në Bashki po të çoje vesh qensh. Ai tregon se prej 2009-s, pas miratimit të ligjit, Bashkia nuk i vret më qentë. Skuadrat e pushkatimit janë kthyer në skuadra trajtimi, por tani janë vetë njerëzit që po vrasin qentë e rrugës, jo për shpërblim, por nga shqetësimi. Guri kërkon të krijohet mundësi për bashkëjetesën e qenve me njerëzit dhe marrjen e tyre në shtëpi.

Vetë Bashkia shpjegon se deri tani i ka numëruar dhe meqenëse nuk ka gjetur asnjë projekt nga Bashkia paraardhëse, tani po mendon projektin e saj dhe është ende në fazën e hartimit të një projekti për një zgjidhje të qëndrueshme etj., etj., i keni vetë parasysh këto frazat, që zgjaten, zgjaten, zgjaten dhe kur mbarojnë, ti mendon se të kanë dhënë përgjigjen më të mirë të mundshme, por nuk të kujtohet pyetja. Por nuk dua të paragjykoj Bashkinë e re të Tiranës. Mbase edhe mund ta gjejnë zgjidhjen. Ndonëse, druaj  se nuk do të ndodhë gjë, derisa edhe qentë të marrin në dorë fatin e tyre e të mërgojnë dhe ne ta zgjidhim edhe këtë problem, duke ikur dhe i ikur, siç zakonisht bëjmë.mapo

Previous Post

Rama: Duhet t’u japim shtysë edhe më të fortë reformave

Next Post

Ineptokracia shqiptare dhe planet kombëtare të territorit

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Ineptokracia shqiptare dhe planet kombëtare të territorit

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.