• Latest
  • Trending
  • All

Gazetaria kombëtare dhe fusha jo aq e gjelbërt!

16/10/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 16 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Gazetaria kombëtare dhe fusha jo aq e gjelbërt!

16/10/2014
in Opinion

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021
A mund të flasim për një gazetari kombëtare, e dallueshme për nga kultura, historia dhe tradita e gazetarit? Si mund të shihet e njejta ngjarje nga të dyja palët?
Agron VRANGALLA

A mund të flasim për një gazetari kombëtare, e dallueshme për nga kultura, historia dhe tradita e gazetarit? Si mund të shihet e njejta ngjarje nga të dyja palët?

Ajo që ndodhi në Beograd flet qartë për plagët akoma të hapura në mes dy komuniteteve. Reagime pafund nga të dyja anët, ankthi nga pritja e vendimit të UEFA-s më vete, spekulime sa të duash nga disa portale, tituj që s’korrespondojnë me tekstin, manipulim i fotografive dhe lojë kamerash, e kështu me radhë, tregon se këtu diçka nuk shkon dhe është shumë e vështirë për të dekodifikuar problemin. Andaj për të mos u futur në mes të tymnajës, të shohim pak se ç’ndodhi me gazetarinë shqiptare dhe atë serbe, pikërisht në momentin kur nga të dyja palët lypsej korrektësi profesionale. Sa arritën ata të përmbushin këtë detyrim? Përvoja thotë se mediat kanë qenë bashkëudhëtare, shpesh herë edhe avangardë e nxitjeve nacionaliste në kohë luftrash dhe konfliktesh në mes dy kombësive dhe kuptohet që kjo është e dënueshme sa i përket asaj që quhet deontologji e mediave dhe parimet etike të saj, të cilat po të thellohesh, lindin, ngriten dhe zhvillohen mbi bazën e konditave të feve monotesite. A mund të ketë lidhshmëri në mes gazetarisë dhe identitetit kombëtar? Nëse hulumtojmë mbi terminologjinë e gazetarisë ndërkombëtare, e cila ofrohet edhe si program i veçantë studimi në fakultetet dhe departamentet e gazetarisë në mbarë botën universitare, aty thuhet që ekziston edhe gazetaria kombëtare, që ndoshta në pamje të parë mund të duket pak absurde kur e dimë që asnjë profesion s’ka pse të ketë lidhje me kombin. E vërtetë, por nuk vlen e njejta edhe për profesionistin, i cili punën e tij nuk e ushtron në ajër, por është ngushtësisht i lidhur me fokusgrupin, që del të jetë popullata, jodomosdoshmërisht homogjene etnikisht, por në të shumtën e rasteve edhe është. Pra kjo natyrë bipolare e identitetit profesional nga njëra anë dhe kombëtar nga ana tjetër, lehtëson të mirëkuptojmë të gjithë ata që në raportimet apo analizat e tyre priren të “mbrojnë” kombin dhe kulturën e tyre përballë një kulture tjetër që mund të jetë e ndryshme. Por asesi nuk e gjen në literaturë justifikimin e racizmit dhe shtrembërimin, fshehjen apo shpifjen e informacionit në favorin tënd, duke dashur të tregosh epërsi përballë tjetrit. Këtë mund t’a bëjnë huliganët në një ndeshje futbolli dhe është krejt normale për këtë kategori (por jo e justifikueshme), e shpjeguar edhe nga teoria e psikologjisë së turmave. Duhet bërë dallim midis “gazetarisë” raciste e nacionaliste dhe asaj kombëtare që në fakt janë dy gjëra të ndryshme.

Madje profesori i Columbia University, Furio Colombo, në një botim të tij thotë se ashtu sikurse në të gjitha veprimtaritë profesionale dhe punët e artizanatit, marrëdhënia e gazetarisë me kulturën dhe historinë e vendit tënd është e fortë dhe mirë është të mbetet e tillë. Thuajse gjithnjë mospërputhjet e palëve në gazetari, pasqyrojnë më shumë të dhëna të karakterit dhe qëndrimit kombëtar, në ndryshimin e të cilëve marrin pjesë para së gjithash si qytetarë. Tani nëse marrim si lajtmotiv ndeshjen që u zhvillua në Beograd, vërehen dy diskurse diametralisht të kundërt në mes mediave serbe dhe atyre shqiptare lidhur me përshkrimin e asaj që ndodhi atje. Komentatorët serbë përshembull, gjatë gjithë kohës kur në stadium hidheshin objekte të forta për të devijuar dhe pamundësuar aksionet e skuadrës shqiptare, nuk thoshin se këtu po ndodh një kaos që duhet ndaluar nga sigurimi i shtetit, por vazhdonin të qetë komentin. Nga ana tjetër, komentatorët shqiptarë fokusin më të madh e kishin në mbrojtjen dhe sigurinë e lojtarëve tanë dhe vazhdimisht përmdendnin se në stadium po ndodh diçka e paparë ku ndeshja merr një kahje tjetër dhe nga çasti në çast rrezikon të eskalojë situata. Ata nuk linin pa n’a komunikuar frazat e tipit “Vdekje për shqiptarët” që vinin nga tifozëria serbe, ku për komentatorët e tyre këto momente ishin pengesa akustike. Ose rasti tjetër që lidhet me momentin e zbarkimit të flamurit në stadium, komentatori i kanalit serb RTS sport, rreth pesë herë përmend se ky është një provokim shumë i madh nga ana e shqiptarëve dhe se i gjithë incidenti fillon nga ky moment, duke “harruar” të flasë për gjithë atë terror psiko-fizik që i bëhej më herët ekipit tonë. Ndërkaq, një gazetar sportiv i kanalit Supersport, tha se në stadium po valëvitet flamuri më i bukur në botë.

Këto janë disa antagonizma që flasin për identitetin kombëtar të gazetarit, kam frikë t’i quaj të mbivendosur për t’u rreshtuar në konotacione nacionaliste. Por nëse do merrja këtë guxim, padyshim se të parin do e vendosja shtypin serb, ku edhe pas përfundimit të ndeshjes dhe ditëve në vijim, ata nuk rreshtën se raportuari me kryetituj jo vetëm me kahje nacionaliste, por edhe skajshmërisht amatore, duke sajuar ngjarje e ngatërruar emra personalitetesh. Edhe shtypi shqiptar nuk u shpëtoi emocioneve, gjë për të cilën nuk mund t’i jepet medalje, të paktën nga aspekti i gazetarisë profesionale, sepse fundja publikut duhet t’i ofrohet lajmi i saktë e jo t’a manipulosh qoftë edhe duke e argëtuar. Është tjetër gjë pastaj ajo që pamë në sheshin e Tiranës, Prishtinës, Shkupit e gjetiu, ku me mijëra njerëz konvergoheshin në një për t’i thënë “faleminderit” heroizmit të kombëtares dhe qytetarisë që treguan lojtarët në çdo kuptim. Edhe unë e përsëris me qindra herë të njejtën frazë.

Tani fare lehtë mund të kuptohet se ky antipod që u shtrua, do të ishte në krahun e kundërt të analizës po t’a marrim nga ana e tipologjisë së një gazetari serb, i pajisur me po aq argumente dhe po aq i pranueshëm për publikun e tij.

Previous Post

Flamuri i Shqipërisë së Madhe mbi stadium, ishte një marrëzi

Next Post

Bregu-Nikoliçit: Sa larg Evropa për ata që bërtasin “vdekje”

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Bregu-Nikoliçit: Sa larg Evropa për ata që bërtasin "vdekje"

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.