Ish-Ministrja e Integrimit,Majlinda Bregu, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së djeshme të Presidentit serb Tomislav Nikoliç, ku sipas tij Shqipërisë i duhen dekada për tu bërë një vend normal.
Përmes rrjetit social Facebook, Bregu thekson se Nikoliç nuk është koherent në qëndrimet e tij dhe se vetë ai është shembull i jo normalitetit.
“Ky Nikoliç… Ky Nikoliç që thotë që Shqipërisë i duhen shekuj që të bëhet vend normal… A është po ky Nikoliç që në vizitën e tij të parë në Moskë deklaroi se nëse BE na vë kusht për anëtarësim, njohjen e Kosovës, jemi gati të tërhiqemi nga rruga drejt BE?
A është po ky Nikoliç që spastrimin etnik të shqiptarëve të Kosovës nuk e njeh, por akuzoi për genocid ndaj pakicave serbe shqiptarët në veri të Kosovës?
A është po ky Nikoliç tha s’ ka pasur genocid në Srebenicë, edhe pse atje u vranë 8000 boshnjake myslimanë, jo në kohërat e mitologjisë, por në 1995?
A është po ky Nikoliç që e quajti Vukovarin, qytet serb edhe pse ishin serbët që e bënë hi, në 1991? Ky e quan Shqipërinë vend jo normal??? Serbia e Nikoliçit ka promovuar paqen e stabilitetin në rajon dhe shqiptarët i paskan fyer se u nisën për futboll dhe u kërcënuan me prerje koke???
Këta janë ata që veprojnë me profesionalizëm, sipas Majës që kërcen majë më majë në përgjigje jo profesionale e nën verbërinë e standardeve të dyfishta? Sa larg kjo Evropë për ata që bërtasin “vdekje”!”, shkruan Bregu në Facebook.