Gazetari Blendi Fevziu, ka thënë në “Ora News” se kryeministri i ardhshëm i Kosovës duhet të jetë Hashim Thaçi, si lider i forcës së parë që doli nga zgjedhjet dhe me një marrëveshje me votuesit.
“Do të ishte pabesi ndaj votuesve që dikush që nuk ka arritur të marrë besimin e tyre, të bëhej Kryeministër”, theksoi ai.
Pyetjes së drejtpërdrejtë që iu bë gjatë “Orës së intervistës” se kush duhet të jetë Kryeministri i Kosovës, Fevziu iu përgjigj: “Është e vështirë të japësh një përgjigje në kushtet e Kosovës. Në kushtet e teorisë politike, do të ishte Hashim Thaçi. Një njeri i rikonfirmuar duhet të ishte Kryeministër i Kosovës”.














