Ne mbledhjen e grupit Parlementar te Partise Demokratike deklaroi se Edi Rama vazhdon t’i përqaset drejtësisë me presione politike, me shkopinj ndër rrota për të penguar me çfarë të jetë e mundur punën e organeve si Prokuroria e Përgjithshme. Duke komentuar deklaratën e djeshme të kreut të qeverisë mbi hetimin e trafikut te drogës, Basha theksoi se, Rama po demonstron se drejtësia është një hakmarrje politike.
“Në vend të reformave të vendosura nga BE, Edi Rama po i përqaset institucioneve të drejtësisë më kërkesa dhe urdhra politikë për të penguar punën e Prokurorisë. Të gjitha këto i bën me një propagandë të stilit të vjetër. Mbarë shqiptarët po shohin një hetim të pashembullt”, tha Basha.
Kreu i PD gjithashtu akuzoi qeverinë për injorimin e grevës së urisë dhe ish- të përndjekurve: “Arroganca e paligjshme e kësaj qeverie ka bërë që të çohen njerëz në vetëvrasje, të çohen në vetëflijim ato mijëra gra dhe burra që janë hequr paligjshmerisht nga puna. Unë i bëj thirrje qeverisë që të vendosë dialogun me grevat dhe të përballet e të shpjegohet me ta”- deklaroi Basha.
Ai deklaroi se për sa i përket ekonomisë shqiptare ka lajme të këqija. Shifrat e muajit të kaluar pohojnë qartë dështimet e përditshme e të njëpasnjëshme të qeverisë Rama-Meta.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...