• Latest
  • Trending
  • All

Europa nuk është kurvë , por shpresa e shqiptarëve

27/10/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 8 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Europa nuk është kurvë , por shpresa e shqiptarëve

27/10/2014
in Opinion

ANDREA STEFANI

[CALLOUT]Thuaji sikter Europës si den baba den Shqipëri moj kuçkë, ç’na bëre verem – (Ismail Kadare, Viti i Mbrapshtë)

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Uh! Evropë, ti kurva e motit – (Gjergj Fishta, Lahuta e Malcis)

E duam Shqipërinë si gjithë Europa! – (Shqiptarët)[/CALLOUT]

S’ka asnjë dyshim se vendimi i UEFA-s është një skandal më vete por a duhet të na bëjë kjo padrejtësi, thuajse e bazuar në racizëm, të mllefosemi me Europën deri në atë shkallë sa t’i themi sikter si den baba den? Vërehet një rrekje, diku naive diku dinake, që nacionalizmin e tërbuar të një turme serbe në stadiumin e Beogradit, në simbiozë edhe padrejtësinë e vendimit të UEFA-s, ta maksimalizojë edhe si tragjedi për shqiptarët edhe si tradhti të Europës ndaj tyre. Dhe çfarë po bëjnë? Po bëjnë që nacionalizmi etnik serb, i bërë si një qen i tërbuar sepse ka humbur Kosovën, po ia arrin të tërbojë me nacionalizëm edhe një pjesë të shqiptarëve, duke i kafshuar në ndjenjat e tyre kombëtare dhe duke iu zalisur arsyen. Se a nuk është tërbim dhe humbje e arsyes të nisësh të shash Europën, asaj që të shpëtoi nga robëria politike dhe etnike dhe që është akoma mburoja jote e vetme? Pas sharjeve vjen kthimi i krahëve, ftohja, largimi. A nuk është humbje e arsyes jo më ta guxosh, por edhe ta mendosh një aventurë të tillë edhe pse ka indicie të mjaftueshme që nacionalizmi serb, shtypësi yt i deridjeshëm lakmon (si ujku distancimin e deles nga tufa) pikërisht largimin tënd nga Europa që pastaj të të shqyejë? Largimi nga Europa do ishte një hap drejt largimit nga NATO. Dhe çdo mbrojtje tjetër, jashtë NATO-s, Europës, SHBA, Perëndimit do qe, ngado që të vinte, një mbrojtje jo e lirisë dhe demokracisë dhe nga një shtet a forcë jo demokratike. Kjo bie në kundërshtim me betimin që shqiptarët bënë në fillim të viteve ‘90 para brezave dhe ardhmërisë: E duam Shqipërinë si gjithë Europa! Që do të thotë, mbi të gjitha, se e duam Shqipërinë europiane, me demokraci dhe liri. Pasi ka provuar gjatë gjithë historisë së saj shekullore vetëm pushtime dhe diktatura, e lidhur me Lindjen apo Azinë, është koha që Shqipëria të provojë fatin e saj e lidhur me Perëndimin pra, me Europën. Dhe 20 vjet “demokraci” kaotike, janë shumë pak për të neveritur Europën, Perëndimin dhe demokracinë.

***

E pamendueshme para 20 e kusur vjetësh kur rrëzohej komunizmi! Por ja ku jemi përsëri te thirrjet e mllefosura, thuajse të haxhiqamilistëve dumbabistë të vitit të mbrapshtë 1913, që ftojnë Shqipërinë dhe shqiptarët t’i thonë sikter Europës! I ndesh në forume interneti, por edhe në gjuhën e disa politikanëve. E pamendueshme 10 e kusur vjet më parë, kur NATO dhe Europa çlironin Kosovën, por këto thirrje po vijnë edhe më të forta andej nga priteshin më pak, nga Kosova. Duket do shqiptarë, në Tiranë e Prishtinë, e paskan harruar se qe pikërisht Europa, “kurva plakë”, që u turr së bashku me NATO-n kundër regjimit të Millosheviçit që po ushtronte gjenocid ndaj shqiptarëve. E kanë harruar këtë akt shpëtimtar dhe, në dalldinë e një “patriotizmi pa tru” e akuzojnë sot Europën, duke e barazuar për turp me një agjenci futbolli si UEFA, për gjenocid kundër shqiptarëve. Bëjnë sikur nuk e dinë apo nuk e dinë vërtet, se pa atë ndërhyrje të Europës në mbrojtje të një popullsie në shumicë myslimane kundër një Serbie të krishterë (për aq sa mund të quhet i krishterë kush bën gjenocid e masakra), se pa atë ndërhyrje që ishte jo vetëm shpëtimtare për jetën e shqiptarëve që po masakroheshin e dëboheshin, por edhe çlirimsjellëse për Kosovën kjo e fundit, do qe sot e gjithë ditën akoma nën robërinë e Millosheviçit? Pa fjalë kjo është mosmirënjohje e skajshme. Dhe mosmirënjohja është këshilltar i keq jo vetëm për një njeri, por edhe për një komb.

***

Dëgjoj politikanë në Tiranë dhe Prishtinë që shiten të frustruar nga ndërhyrja e ndërkombëtarëve, pra edhe e BE, në punët e brendshme të Shqipërisë a Kosovës. Ndihen të bezdisur nga “sovraniteti i kufizuar” këta politikanë që pikërisht me sherret, grykësinë, dallkaukllëkun dhe konfliktualitetin e tyre janë shkaku kryesor që e bën të domosdoshëm mbikëqyrjen kronike nga Europa të proceseve politike në Republikën e Shqipërisë dhe atë të Kosovës. E vërteta e qëndrimit të tyre “patriotik” është tjetër. Nuk e duan Europën, përveç të tjerash, se Europë do të thotë drejtësi, sundim të ligjit pra, ndëshkim për këdo që vjedh e pasurohet me paratë publike. Dhe kush mund të mohojë se pjesa më e madhe të korruptuarve gjenden mes ca politikanëve të pasuruar kafshërisht në këto 20 vjet? Hiqen si kur i ha meraku për bjerrjen e dinjitetit të shteteve shqiptare këta hipokritë që me sherret, korrupsionin, keqqeverisjet dhe konfliktualitetin janë fajtorët kryesorë që i japin argumente të përditësuara dashakeqëve të shqiptarëve në tezën e tyre raciste se “shqiptarët nuk bëjnë dot shtet”! Faktet janë kokëforta edhe tani që shkruajmë këto radhë: Në Tiranë, opozita ka bojkotuar Parlamentin ndërsa në Prishtinë prej muajsh nuk po krijohet dot qeveria për shkak të makinacioneve antishtet të lloj-lloj politikanësh intrigantë dhe trafikantë të vullneteve të elektoratit.

***

Dhe pikërisht nga lagjet e politikanëve erdhën edhe frymëzimet si dhe këshillat më të dëmshme në rastin e incidentit në stadiumin e Beogradit. Edhe më të palogjikshmet e kontradiktoret. Të gjithë politikanët e pranojnë se një nga gabimet e lidhur me ndeshjen në Beograd, ishte politizimi i saj dhe i incidenteve. Në fakt, kjo qe ajo që synoi që në nisje nacionalizmi etnik serb. Drejt politizimit shtynë edhe kërkesat absurde të autoriteteve të Serbisë për moslejimin e tifozëve shqiptarë. Politizimi është edhe një nga faktorët që çoi në vendimin absurd të UEFA-s. Por krejt në kundërshtim me arsyen që sporti të mos bëhet viktimë e politikës dhe politika viktimë e turmave nacionaliste pa tru, opozita shqiptare ankohet që Kryeministri shqiptar, Edi Rama, nuk paska ndërhyrë aq shumë sa Kryeministri serb pranë UEFA-s për të bërë presione politike!! Këshilla më të këqija, prandaj dhe më pro serbe për Kryeministrin dhe qeverinë shqiptare, vështirë se gjen. I ngjashëm është edhe konstatimi që vjen nga politika Kosovare: Serbia zhvilloi një propagandë histerike për ndeshjen prandaj fitoi në UEFA – thonë. Po çfarë sugjeron kjo kritikë? Mos vallë edhe qeveria shqiptare duhet të zhvillojë të njëjtën propagandë histerike rrenash si serbët? Diplomacia shqiptare duhet të jetë pasqyrë e nacionalizmit serb apo e kundërta e tij?

***

Do turma në Serbi kanë shkak të humbasin arsyen dhe të bien në nacionalizëm etnik, sepse e kanë humbur Kosovën. Shqiptarët nuk kanë shkak të humbasin arsyen e të bien në nacionalizëm agresiv etnik, sepse e kanë fituar Kosovën. Provokimet nacionaliste me thirrje për vrasjen e shqiptarëve apo edhe si ai me flamurin e Shqipërisë etnike (s’ka rëndësi në qe serb a shqiptar kush e ngriti atë flamur) që nga ana e vet justifikon edhe histerinë nacionaliste serbe, kërkojnë t’i zhysin shqiptarët në llumin e kënetës së një nacionalizmi etnik të papranueshëm për Europën dhe vdekjeprurës për Ballkanin. Nacionalizmi etnik është një pasion që ecën paralel me errësimin e arsyes humane. Është një lloj tërbimi. Dhe errësimi i arsyes të pengon të rregullosh pasionet e eksituara, të mos kuptosh se mes dëshirës apo vullnetit dhe mundësive apo takatit, ekziston jo rrallë një greminë vështirë e kapërcyeshme. Dhe vetëm arsyeja dhe humanizmi europian, mund t’i shpëtojnë Shqipërinë dhe shqiptarët nga verbimi i “patriotizmit” etnik dhe rënia në humnerën e një aventure të re për veten dhe Ballkanin. Ndaj Europa nuk është kurva e fatit të shqiptarëve, por shpresa e fundit e tij.

Previous Post

Shqiptarët duhet të përgatiten për bashkim kombëtar

Next Post

Lufta me simbole dhe shenja kuqezi

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Lufta me simbole dhe shenja kuqezi

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.