• Latest
  • Trending
  • All

Lufta me simbole dhe shenja kuqezi

27/10/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 9 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Lufta me simbole dhe shenja kuqezi

27/10/2014
in Aktualitet, Lajme, Opinion

ILIR YZEIRI

Ajo që ndodhi më 14 tetor në Beograd prodhoi aq shumë tekst sa nuk e patëm parë e dëgjuar prej kohësh. Nuk mbeti shqiptar i madh e i vogël, patriot e bukëshkalë, sharlatan e i përkorë, politikan e snobist, pra gjithkush që merr frymë e mendon shqip, u përfshi si autor në këtë tekst simbolik që nisi të shkruhet më 14 tetor dhe vijon ende. Argumenti kryesor ishte shenja kuqezi, identiteti ynë kombëtar që në një çast historik u shfaq me gjithë pamjen epike dhe i frymëzoi shqiptarët për një kohë të gjatë. Pas përfundimit të luftës në Kosovë dhe pas shpalljes së pavarësisë së saj, simboli kuqezi që shënjon përmbajtjen e identitetit të shqiptarëve, pat mbetur diku në periferi dhe, ashtu siç ndodh kur përfundon faza nacionale në zhvillimin e kombeve, edhe ne, shqiptarët, filluam t’i shihnim më shumë defektet e rënda të simbolit kuqezi sesa lavdinë e tij. Nuk është rasti këtu të përmend se demokracia qoftë në Shqipëri, qoftë në Kosovë ka sjellë plagë të rënda sociale, se jemi akuzuar për korrupsion dhe krim të organizuar, se në vitin 1997 Shqipëria u përfshi në një luftë civile, për shkak të shembjes së skemave piramidale e kështu me radhë. Po ashtu, është e tepërt të përmend se sot në Kosovë praktikisht nuk ka institucione, se pas zgjedhjeve të fundit vendi është futur në një krizë institucionale që jo vetëm nuk po zgjidhet, por ka rrezik që të përkeqësohet edhe më tej. Qoftë Shqipëria, qoftë Kosova janë ndër vendet e fundit sa i takon zhvillimit ekonomik dhe varfërisë. Po si ka mundësi që nuk na ndihmon shenja kuqezi që t’i tejkalojmë këto kriza, këto defekte?

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Kur ndeshen shenjat

Për fat të keq ky debat është bërë një gjellë e pështirë që shtillet nëpër studio televizive dhe interpretohet me mjetet e spektaklit folklorik, duke komentuar atë që shihet dhe duke mos analizuar në asnjë rast atë që nuk duket. Që në fillim duhet të sqarojmë një problem. Serbia si shtet, serbët si popull dhe institucionet serbe si të tilla, në pjesën më të madhe, sa u takon shqiptarëve, kanë mbetur në fazën nacionalagresive të përjashtimit dhe të margjinalizimit të tjetrit të ndryshëm nga ata. Çfarëdo paraleleje që të bëhet mes gjermanëve dhe francezëve nuk përqaset me paralelen mes shqiptarëve e serbëve. Ndoshta do të duhet të ngjitemi lart në kohë dhe do të shohim se nacionalizmi sllav që po shfaqet sot në mënyrë të egër edhe në qëndrimet e Rusisë ndaj Ukrainës apo edhe ndaj popullsive josllave të ish-Bashkimit Sovjetik, është një përbërës i kulturës së tyre nacionale, që mesa duket nuk ka ndërmend të ndryshojë. Ajo që ndodhi në Beograd më 14 tetor, e vërtetoi këtë ide, sepse, përveç thirrjeve raciste me sfond urrejtjen etnike, institucionet serbe kanë mbetur ende në fazën simbolike të zhvillimit të kombeve. Për ta, simbolet e një vendi janë njësoj të rrezikshme si bartësit e atyre simboleve. Një fondamentalizëm i tillë mund të krahasohet vetëm me fondamentalizmin islam, në të cilin simbolika është objekti kryesor i urrejtjes dhe i luftës kundër tjetrit. Kështu, nga kjo pikëpamje, në Beograd ne e fituam luftën e simboleve dhe iu përgjigjëm nacionalizmit të egër serb që u shfaq në fushën e futbollit me mbrojtjen e një flamuri që kishte simbolikë shqiptare dhe me kundërshtimin me forcë të dhunës që ushtruan tifozët serbë ndaj futbollistëve tanë. Megjithëse në thelb të kësaj historie ishte një provokim alla Shvejk, sepse ai që hodhi dronin në fushë më shumë i ngjet Shvejkut cinik sesa një heroi legjendar, sepse forma e sfidës që kishte zgjedhur ai ishte spektakolare dhe kishte shumë ironi e sarkazëm brenda, përsëri kaq mjaftoi që të ndizej edhe njëherë lufta e simboleve, luftë që ne e fituam në Beograd.

Projektim identifikimi në flamur ose shenjat komunitare

Në qoftë se do të pyesësh një nxënës të një shkolle çfarëdo në Shqipëri se çfarë shënjon simboli kuqezi, kam frikë se nuk do të jetë në gjendje të përgjigjet. Shenja jonë kombëtare është mbushur me përmbajtje nga më të ndryshmet në rrymë të kohës. Në agimin e Rilindjes ajo shërbeu si një platformë për të bashkuar të gjithë shqiptarët që të ngriheshin me armë në dorë dhe të fitonin pavarësinë, pra të bëheshin komb më vete, të shpëtonin nga zgjedha otomane. Shenjueshmëria e flamurit kuqezi u bë kështu trimëria, forca, guximi dhe urrejtja për armikun e tradhtarin. Kjo paradigmë gjendet edhe në tekstin e himnit tonë kombëtar. Dhe kampioni i kësaj narrative është Heroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti. Ndërkaq, për t’iu përshtatur kontekstit të ri historik, Pashko Vasa pati gjeninë që të shtijë në përmbajtjen thënëse të këtij teksti jo identitetin fetar, por identitetin etnik – shqiptarësinë që shfaqej te gjuha kryesisht dhe te tiparet e karakterit të shqiptarit, si trimëria apo besa, pra në virtyte gati pagane. Kjo është një temë shumë e gjerë, por unë do të mjaftohem këtu duke thënë se shenjueshmëria jonë kombëtare gjatë periudhës së Pavarësisë dhe gjatë mbretërimit të Zogut, nuk arriti të krijojë një paradigmë të qartë dhe realiste. Kur themi identitet kuqezi ne nuk e kuptojmë fort mirë sot se çfarë shënjonte ky simbol në atë kohë, përveçse ishte një vijim i asaj simbolike që ishte përvijuar gjatë Rilindjes dhe që nuk reflektonte aq sa duhet realitetin e ri të vendit tonë. Për një arsye madhore, shenjueshmëria kuqezi, vijoi të ruante elementet e nacionalromantizmit etnik, sepse shqiptarët dolën të traumatizuar si komb pas rënies së Perandorisë Otomane. Ndërsa ajo që ndodhi gjatë komunizmit, që në shenjueshmërinë e kësaj simbolike përfshiu njeriun e ri sipas modelit sllavokomunist është një temë më vete që kërkon një tjetër vëmendje. Pas viteve ’90, shqiptarët janë ende të shpërqendruar dhe nuk dinë të vendosin në këtë simbolikë të tyre ato vlera që ata i kanë të shenjta dhe që vlerësohen edhe sot në botë si parametra moderne të zhvillimit të globit. Shenja kuqezi që u shfaq në Beograd nuk ishte një shenjë lufte, por shenjë mbrojtjeje dinjitoze përballë një sulmi verbal dhe fizik banal. Ndërsa gjithë ajo që po ndodh pas ndeshjes, pra gjithë narrativa e këtyre ditëve, duket sikur e ka deformuar shenjueshmërinë e sintagmës kuqezi. Gjithnjë e më shumë të ngjan se kuqezi do të thotë të jesh gati për luftë, të ndeshesh e të fitosh, ta mundësh armikun dhe të hedhësh valle. Degjenerimi i retorikës në afsh nacionalromantik ka prekur edhe sferat e larta të politikës shqiptare dhe këtu është rasti të themi se ne nuk ditëm të tregojmë para të gjithëve se shenja kuqezi është respekt për vlerat e lirisë, kundërshtim i fjalorit racist dhe i dhunës etnike, ne nuk ditëm të tregojmë atë që e shqiptoi me zë të lartë njeriu më me ndikim në planet, Papa Françesku, kur tha se shqiptarët duhet t’i mësojnë Europës tolerancën fetare dhe njerëzore. Ne u mbështollëm me avujt e flamurit kuqezi dhe u bëmë nacionalromantikë naivë dhe harruam vlerat më të mëdha që kemi si komb dhe që duhet të futen sa më shpejt në përmbajtjen e simbolikës kuqezi. Këto vlera janë toleranca, pranimi i tjetrit dhe kundërshtimi me forcë ashtu siç bënë djemtë tanë në fushën e futbollit në Beograd i çdo lloj urrejtjeje etnike.

Previous Post

Europa nuk është kurvë , por shpresa e shqiptarëve

Next Post

(Video) Ahmeti: Nuk pendohem pse nuk e ndava Maqedoninë

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

(Video) Ahmeti: Nuk pendohem pse nuk e ndava Maqedoninë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.