Udhëheqësi shpirtëror budist, Dalai Lama, ka dënuar përdorimin e dhunës në emër të fesë, duke shtuar se ideja e xhihadit apo e ashtuquajtura luftë e shenjtë e ekstremistëve myslimanë po interpretohet gabimisht.
Fituesi i Çmimit Nobel për Paqe e dha këtë deklaratë në konferencën dyditore ku po marrin pjesë udhëheqës të lartë fetarë që përfaqësojnë nëntë besime, përfshirë myslimanët, duke aluduar në vrasjet e anëtarëve të ISIS-it në Siri dhe Irak, transmeton Telegrafi.
“Është e papranueshme të vrasësh në emër të fesë. Xhihadi duhet të përfaqësojë luftën mes emocioneve të brendshme destruktive të njeriut”, tha 79-vjeçari, duke theksuar se “xhihadi nuk do të thotë të lëndosh të tjerët”.
“Mëkatojmë nëse mbetemi indiferentë ndaj gjërave që ndodhin rreth nesh. Njerëzit e besimit botës munden dhe duhet t’i tregojnë se mund të jenë një familje e lumtur, pavarësisht nga ekzistenca e besimeve të ndryshme fetare”, tha ai.














