• Latest
  • Trending
  • All

Ekuilibruesi virtuoz

04/04/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 19 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Ekuilibruesi virtuoz

04/04/2016
in Opinion

Nga Alexander Kudascheff, DW

Hans Dietrich Genscher nuk ishte politikani i jashtëm i lindur. Megjithatë, ai u bë simboli i ministrit të Jashtëm gjerman, 18 vjet me radhë. Ai e përfaqësonte, e jetonte, e mishëronte politikën e jashtme të Republikës Federale. Një politikë gjithmonë e orientuar nga ekuilibrimi – ekuilibrimi i vazhdueshëm me partnerët e tjerë në Europë, në SHBA, por edhe me fqinjët lindorë, në atë kohë ende armiq, dhe me superfuqinë sovjetike. Ky kërkim i vazhdueshëm për kompromise, për linjat e kompromisit, ku shpesh rruga ishte qëllimi, ka qenë melodia kryesore e politikës së jashtme të Genscherit. Toni bazë i politikës gjermane të pasluftës.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Një ton, i cili, meqë ra fjala, nuk i pëlqente gjithmonë të gjithëve, sidomos në SHBA. Në Uashington, arti i ekuilibrimit politik shihej si një politikë e jashtme e përafërsisë, e paqartësisë, e pavendosmërisë. Kështu, disa homologë nga ana tjetër e Atlantikut e mbanin Genscherin për një partner të pasigurt, të lëkundur, “compagnon de route”. Manovrueshmërinë, të cilën ai e zotëronte aq mirë dhe me virtuozitet, madje përtej hendeqeve të thella të armiqësisë, Uashingtoni e shihte si një politikë të jashtme pa bosht.

Busull orientuese deri më sot

Politika e jashtme e Genscherit është kthyer në busull të politikës gjermane, të politikës gjermane të bashkimit. Pra politikë e jashtme gjermane, sot në Berlin si më parë në Bonn, do të thotë mundësisht të ruash marrëdhënie të mira me të gjithë, e në rastin më të keq të mos e ndërpresësh komunikimin. Një politikë e tillë e jashtme është e thellë dhe bazohet në të përbashkëtat europiane – edhe pse shpesh kritike, ajo është e rrënjosur në politikën perëndimore të aleancës. Ajo kërkon gjithmonë kompromisin, ekuilibrin, së fundmi e tregon këtë qëndrimi ndaj Moskës në krizën e Ukrainës. Kjo politikë nuk e këputi fillin e komunikimit, duke e mbajtur të xhongluar në të njëjtën kohë me shumë topa diplomatikë. Ky lloj virtuoziteti i Genscherit ëshët kthyer në model orientues për pasardhësit e tij, deri më sot. Klaus Kinkel, Joschka Fischer, Guido Westerwelle apo Steinmeier, të gjithë kërkonin dhe kërkojnë shtendosjen e konflikteve apo rrezikut të luftës me mjetet e diplomacisë.

Politika e jashtme gjermane është për këtë arsye gjithmonë një diplomaci e qëndrimit të rezervuar në pikëpamjen ushtarake, qoftë në misionin në Ballkan apo Afganistan. Në sytë e krerëve të diplomacisë gjermane, lufta jo vetëm që është alternativa më e fundit, por ajo nuk është alternativë në vetvete. Politika e jashtme gjermane, tek e cila ka lënë gjurmën e pashlyeshme Hans Dietrich Genscher, është diplomacia pa armë, pa ushtri. Politika e jashtme gjermane përdor në vend të kësaj “soft skills”, mjetet e buta, forcën e bindjes në vend të topave. Natyrisht ky është mësim nga Lufta e Dytë Botërore, por ai vepron ende, edhe 70 vjet pas luftës në politikën e jashtme gjermane.

Koha e vetëpërmbajtjes ka marrë fund

Po t’i pyesësh gjermanët, ata e shohin veten me dëshirë si “Zvicra e gjelbër”: Të rehatuar mirë brenda mirëqenies së tyre, të preokupuar me veten dhe mundësisht larg botës. Por ky është iluzion. Gjermania është një fuqi mesatare e vërtetë, në Europë madje një superfuqi. Në krizën e euros, por edhe në atë të refugjatëve, europianët e tjerë i drejtuan sytë, pjesërisht me habi drejt gjermanëve të vetësigurtë. Një qeveri gjermane që u dikton partnerëve të saj kushte, dhe që nuk është më e preokupuar vetëm të ruajë konsesusin harmonik mes të gjithëve – së paku jo në kurrizin gjerman.

Këtu bëhet e qartë se politika e jashtme e Genscherit, sa racionale dhe e mençur në mosmbivlerësimin e ndikimit të saj, ka mbërritur në limite në shekullin e globalizimit. Sigurisht Gjermania nuk do zbulojë papritur me arrogancë dhe në mënyrë të paarsyeshme mjetet luftarake, por ajo është më e kërkuar se kurrë. Koha e vetëpërmbajtjes ka marrë fund. Politika e jashtme gjermane, sigurisht duke ndjekur gjurmët shpirtërore të Hans-Dietrich Genscherit, do duhet të përgatitet për këtë.

Previous Post

Megi, Alda dhe autizmi

Next Post

Britania do të njohë shembjen e miteve

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Britania do të njohë shembjen e miteve

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.