• Latest
  • Trending
  • All

Britania do të njohë shembjen e miteve

04/04/2016

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 13 June, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Britania do të njohë shembjen e miteve

04/04/2016
in Opinion

Nga Alex von Tunzelmann, History Today

Bota jonë mori formë nga perandoritë. Gjuhët, kulturat, infrastruktura, hartat dhe monumentet janë gjurmët e lëvizjes së pushtetit në sipërfaqen e saj. Thuhej që Perandoria Britanike i dha ngjyrë rozë një të katërtës së planetit, ngjyra që përfaqësonte zotërimet e saj në atlaset perandorake. Pjesë të Amerikës së Veriut, Australisë, Zelandës së Re dhe Afrikës ishin emërtuar Jamestow, Victoria, Wellington dhe Livingstone. Luani britanik nuk ishte e vetmja bishë që shënonte territorin e saj. Aleksandri i Madh i emërtoi shumicën e qyteteve që themeloi Aleksandri. Një radhë qytetesh romake quheshin Çezar. Kolombi emërtoi ishujt e Karaibeve La Isla Española and Juana. Imperialistët gjermanë krijuan një Caprivi dhe Schuckmannsburg në Namibi. Kongua belge kishte qytete të quajtur Léopoldville, Élisabethville dhe Baudoinville. Këto qytete ishin mbushur me monumente për madhështinë e kolonizatorëve: Emra, institucione publike, parqe, vende faljeje dhe statuja. Siç tregon debati për statujën e Cecil Rhodes në Oriel College, Oxford, trashëgimia perandorake mund të kundërshtohet shumë breza më vonë. Sa i përket argumentit që Rhodes ishte “njeri i kohës së tij”, ai ishte thellësisht polarizues kur ishte i gjallë: i urryer nga njerëzit të cilëve u kishte kolonizuar tokën dhe nga rivalët e tij, Boerët, shihej me përbuzje nga shumë vetë në Britani, që i trembeshin amoralitetit dhe megalomanisë së tij. Ai mbikëqyri luftën: padrejtësi civile dhe vdekjen e mijëra afrikanëve. Ai ishte dhe zemërgjerë dhe bamirës transformues për Universitetin e Oxford-it. Në respekt të faktit të fundit, që nga 1911 një statujë e tij qëndron mbi hyrjen kryesore të Oriel-it. Studentët që zhvillojnë fushatën “Rhods-i duhet të rrëzohet” kanë bërë thirrje që ajo statujë të shkojë në ndonjë muzeum.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Ka mundësi më pak polarizuese sesa mbajtja e statujës në formën që është ose largimin e saj; ajo mund të transformohet në mënyrë imagjinatave ose t’i vendoset një mbishkrim tjetër. Oriel-i iu përgjigj fushatës në dhjetor 2015 me një deklaratë të balancuar duke kërkuar gjashtë muaj për diskutim. Pastaj, në janar të këtij viti, kolegji deklaroi që statuja do të qëndrojë, në përgjigje, të kërcënimit të ish-studentëve të pasur që mund të anulojnë trashëgiminë me vlerë deri në 100 milionë sterlina. Kundër fushatës “Rhodes-i duhet të rrëzohet” ka pasur reagime të udhëhequra nga F.W. de Klerk, lideri i fundit i Afrikës së Jugut nën aparteid; Tony Abbott, ish-kryeministër i Australisë; dhe Lordi Patten, kancelar i Universitetit të Oxford-it. Studentët janë akuzuar për vandalizëm, përdorim të retorikës së korrektesës politike dhe për përpjekje që të fshijnë faktet historike që nuk u pëlqejnë. Cilado qofshin të drejtat dhe gabimet e heqjes së statujës, sugjerimi që anëtarët e fushatës duan të fshijnë faktet që nuk iu pëlqejnë në lidhje me Rhodes-in është i gabuar. Kundërshtimi është për shkak se ata i mbajnë mend mirë gjithë ato fakte. Statujat nuk janë histori në kuptimin që të kenë vlerë pedagogjike. Ato janë simbole politike, që janë në përputhje ose jo me shijet politike dhe estetike. Protestuesit që rrëzuan statujën e Sadam Huseinit në Bagdad më 2003 nuk e mohuan ose dëmtuan historinë e Irakut. Ata kujtuan trashëgiminë e Sadamit; për këtë arsye, ata hodhën poshtë glorifikimin e tij. Shumë vetë në perëndim u gëzuan kur rebelët rrëzuan një statujë të Stalinit më 1956 në Hungari dhe kur në Ukrainë u rrëzuan disa statuja të Leninit më 2013-‘14. Historia e Bashkimit Sovjetik dhe satelitëve të saj mund të tregohet dhe debatohet lirisht pavarësisht humbjes së atyre monumenteve. Përkujtimi i vazhdueshëm i Konfederatës është ende polarizues në shkollën Nathan Bedford Forrest në Jacksonville, Florida, e cila ishte një shkollë vetëm për të bardhët: emri i saj nderonte një gjeneral të Konfederatës pronar skllevërish, i cili ishte lideri i parë i Ku Klux Klan-it. Më 2014, studentët e saj ishin kryesisht afro-amerikanë dhe bordi i saj vendosi të ndryshonte emrin në Westside High. New Orleans-i votoi kohët e fundit të hiqte katër statuja të gjeneralëve të Konfederatës. Ajo mund të ndjekë shembullin e Delhit, Moskës dhe Budapestit, të cilët kanë krijuar një “varrezë” për monumentet e regjimeve të kaluara. Fytyra e gurtë e aparatçikëve të parisë dhe burokratëve kolonialë zhduken ngadalë kur ekspozohen me elementët e motit, ose mbulohen nga barishtet që rriten. Bronzi i madh i Mbretëreshës Viktoria, e cila dikur qëndronte në Charing Cross, Lahore (tani Pakistani), qëndron në një dhomë në muzeumin e Lahores. Nxënësit e shkollave ulen në prehrin e saj të gjerë dhe bëjnë selfie.

Disa qytete kanë ende gjurmët perandorake: Abbottabad në Pakistan, Livingstone në Zambia, Brazzaville në Congo. Nëse banorët janë të kënaqur me këtë emra, nuk është nevoja që ato të ndryshohen. Të tjerët i kanë ndryshuar. Alexandria Arachiosa tani quhet Kandahar. Juana është Cuba. Léopold-ville është Kinshasa. Rhodesia e Jugut, e emërtuar për nder të Cecil Rhodes, është Zimbabwe. Historia e Raj-it britanik nuk u zhduk kur Kalkuta vendosi ta shkruante emrin e saj Kolkata; atë nuk mund ta arrijnë as kritikët dhe as mbrojtësit e saj. Në Rusi, Shën Petërburgu u bë Petrograd, pastaj Leningrad, pastaj sërish Shën Peterburg. Një fushatë tani synon t’i rikthejë Volgogradit emrin e dikurshëm Stalingrad, i ndryshuar nga Hrushovi më 1961 si pjesë e programit të destalinizimit. Statuja të reja të Stalinit u ngritën vitin e kaluar në disa qytete ruse. Portretet e tij varen në rrugët e Donetskut (dikur Stalino). Rehabilitimi i Stalinit është një prirje shqetësuese, megjithatë, si të tjerë para tyre, monumentet e reja nuk do të zgjasin përgjithmonë. Shumica e kritikave ndaj fushatës “Rhodes duhet të rrëzohet” kanë këtë shqetësim: Cili është fundi i kësaj? Kush e ka radhën? Cromwell, Clive, Churchill-i madje? Përgjigjia është që kjo nuk ka fund. Brezat e ardhshëm munden dhe do ta hetojnë të shkuarën. Çfarëdo që të ndodhë me statujën e Rhodes-it, debati është shenjë e angazhimit publik të shëndetshëm me historinë. Monumentet e figurave historike dhe regjimeve nuk qëndrojnë bazuar në të drejtë hyjnore, por nga mirësia e atyre që jetojnë përkrah tyre. Asnjë vizion i të shkuarës nuk mund të gdhendet përjetësisht në gur. Gjashtëdhjetë vjet para se statuja e Cecil Rhodes u ngrit në Oriel, Percy Shelley u pranua në University College ngjitur me të. Poema e tij Ozymandias përshkruan një udhëtar në një shkretëtirë që ndesh ‘këmbë pa turp’ dhe një ‘fyt të shkatërruar’ të një statuje, me mbishkrimin: “Emri im është Ozymandias, mbreti i mbretërve; shikoni veprat e mia, ju të fuqishëm, dhe dëshpërohuni!” Perandoria Britanike nuk ishte fuqia e madhe as e para dhe as e fundit të shikojë ikonat e saj të shemben. Në këndvështrim të gjatë historik, siç ra Ozymandias, do të bjerë dhe Rhodes-i. Është vetëm çështje kohe.

Post Views: 37
Previous Post

Ekuilibruesi virtuoz

Next Post

“Panama Papers” rrezikojnë rrëzimin e kryeministrit të parë

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

“Panama Papers” rrezikojnë rrëzimin e kryeministrit të parë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.