• Latest
  • Trending
  • All

Edhe presidenti zgjidhet nga Parlamenti, jo më anëtarët e KLD-së!

08/06/2016

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 21 April, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Edhe presidenti zgjidhet nga Parlamenti, jo më anëtarët e KLD-së!

08/06/2016
in Opinion

Arben Manaj – Reforma e nisur në sistemin malinj të drejtësisë terminale shqiptare ka hyrë në hullitë e diskursit kushtetues, duke prekur dhe duke hedhur dyshime të frikshme në parimet universale të demokracisë. 

Parimisht dhe personalisht, jam kundër përdorimit të panevojshëm të ilaçeve në raste të mirëfillta klinike, por kur kemi të bëjmë me sëmundje të rënda dhe degraduese, nuk hyjnë më në punë “hajmalitë” demokratike, por pilulat e hidhura.

Rasti simptomatik i KLD-së e kërkon një ndërhyrje radikale iminente.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Nuk jam i sigurt, nëse preket apo jo pavarësia e këtij institucioni, që gjithsesi nuk besoj se është i pavarur, dhe këtu thënë troç, kemi të bëjmë 

me dopjogjashtat e politikave djallëzore të Berishës ndër vite, i cili ka punuar sistematikisht për këtë ditë dhe për ta shpavarësuar këtë institucion drejt instrumentalizimit të tij prej pushtetit të ish-kryeministrit mëkatar.


Anëtarët e KLD-së, ata që zgjidhen nga Parlamenti, janë aty ose nuk janë, në varësi të vullnetit të shprehur politik të këtij institucioni, rrjedhojë e sovranitetit të deleguar nga votuesit shqiptarë, përmes proceseve të certifikuara demokratike.

E nëse për një ose një mijë e një arsye të momentit politik, arrihet në një konsideratë për ndërhyrje, qoftë ajo edhe politike, por edhe si nevojë jetike, kjo është më se demokratike nga ligjvënësit, përmes parimit të shumicës së thjeshtë në rastin më të pakët.

Kur Parlamenti shqiptar ka zgjedhur Presidentin aktual, në një proces të debatueshëm përmes një shumice të thjeshtë 70+1, përse qenka herezi të zgjidhen, shkarkohen e rizgjidhen nga po nga i njëjti Parlament, disa anëtarë të rinj të KLD-së, që kanë kryetar për ironi të ironisë, po këtë President të zgjedhur, jo nga populli hëpërhë, por nga mazhoranca e thjeshtë parlamentare?!

Sa për argumentin që një reformë e tillë është antieuropiane dhe i duhet drejtuar BE-së, është sa infantile aq edhe kundërproduktive.

Nëse mendohet seriozisht në qarqe të caktuara politike në vend se kjo lloj drejtësie që ekziston sot në Shqipëri është brenda parametrave klasike dhe tipik europian, që do të ishte funksionale në ndonjë shtet të BE-së ose edhe aspirant, kjo është për t’u keqardhur.

E nëse për më tepër, u drejtohesh pikërisht atyre që bërtasin dhe indinjohen më shumë sesa vetë shqiptarët, se duhet ndërhyrë sa më shpejt për të shëruar sistemin e korruptuar të drejtësisë, si parakusht integrues, kjo veçse të ul pikët në sytë e partnerëve ndërkombëtarë, për shkak të inkredibilitetit politik që demonstron.

Tekembramja, çdo qeveri dhe shumicë qeverisëse dhe parlamentare, kontratën e ka me elektoratin përpara të cilit në një sistem demokratik sado i paarrirë qoftë, i nënshtrohet llogaridhënies politike në çdo katër vjet. Nëse elektorati nuk e miraton, nuk e voton, e nëse e mbështet, i jep votën dhe e rikonfirmon.

Kjo është një kosto që do ta marrë Rama dhe mazhoranca e tij nëse vepron ose nuk vepron tani, për korrektimin e besueshmërisë dhe efikasitetin e drejtësisë, përfshi edhe rastin fatkeq dhe hipotetik të kontrollit të saj prej pushtetit të tij.

Dhe ky është një rast që po merret me konsideratë politike nga qeveria e ditës, aq më tepër kur kjo nevojë për reformë në drejtësi është ulëritëse dhe imperative, sa ç’është insulina për diabetikun.

Në fund të ditës, shqiptarët votuan për një shumicë të tillë parlamentare për të bërë reforma, pikërisht edhe për shkak të problematikës në drejtësinë e korruptuar shqiptare gjatë mandateve të fundit, duke i dhënë shuplakën këtij sistemi të mbështetur dhe duke deformuar politikisht nga qeveritë e Berishës, që prodhon rëndom drejtësi alla duty-free, e që ndër vite ka prodhuar jo vetëm të korruptuar dhe të larë në dukat, por edhe mbrojtës të kupolës politiko-oligarkike shqiptare. 

Post Views: 64
Tags: corrupt judiciarydrejtesi e korruptuaredi ramaHigh Council of Justiceindependence institutionkeshilli i larte i drejtesisepavaresi institucionipresidentPresidentireform of the judiciaryreforma në drejtësisëmundje të rëndaserious illness
Previous Post

Ymytçarët

Next Post

UNË PËRFAQËSUES I TË GJITHË “UDBASHËVE”, “MJEKROSHËVE” E “TRADHTARËVE” TË TJERË TË POPULLIT!

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

UNË PËRFAQËSUES I TË GJITHË “UDBASHËVE”, “MJEKROSHËVE” E “TRADHTARËVE” TË TJERË TË POPULLIT!

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.