Bardhyl Metaj dhe Valon Murtezaj, dy prurjet e reja në listën e kandidatëve të LDK-së për zgjedhjet e 8 qershorit, nuk i kanë marrë votat e mjaftueshme për të qenë deputetë.
Megjithatë, ata nuk janë krejtësisht të pashpresë. Nëse LDK hyn në qeveria, atëherë disa deputetë aktual do të shkojnë në ekzekutiv dhe disa që janë në listë të pritjes do të mund të hyjnë në parlament.
Të tillë janë Bardhyl Metaj dhe Valon Murtezaj në LDK.
Në LDK nën “ethe” janë edhe disa kandidatë të cilët kanë siguruar mbi 7000 vota siç janë: Murat Hoxha, Agim Kikaj, Milazim Haliti, Ardian Shala,Vehbi Imeri dhe Lutfi Zharku.
Kandidatë që për pak vota nuk kanë hyrë në parlament dhe që janë në listë të pritjes ka në të gjitha partitë.
Kësisoj, Ganimete Mulsiu e PDK-së do të jetë sërish deputete vetëm fal vendimit të Vlora Çitakut që ta lë mandatin dhe politikën aktive në Kosovë. Largimi i Çitakut i ka lënë vend Musliut që ka qenë në listë të pritjes.















