• Latest
  • Trending
  • All

“Dy gishtat” që duan të na nxjerrin sytë!

04/10/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 16 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

“Dy gishtat” që duan të na nxjerrin sytë!

04/10/2014
in Opinion

Pamjet e prishjes së obeliskut “Dy gishtat lart”, që shfaqi pak ditë më parë Lapsi.al, kishin një fragment mjaft domethënës. Ndërsa një punëtor i vetmuar i jepte dërrmën e fundit me matrapik gërmadhave të hekurit dhe betonit, pak më tej, në skajin tjetër të platformës, ende të paprekur, një tufë pëllumbash rreziteshin të qetë, krejt shpërfillës ndaj zhurmës dhe rokopujës.

Nga: Andi Bushati

Ato pak sekonda simbolizonin më mirë se gjithçka atë që po ndodh realisht: ndërsa politika ka nxituar të hapë një tjetër betejë, shumëkush e ka parë atë me neverinë e një kauze të ngritur nga hiçi. Sepse përplasja e fundit për obeliskun e Kavajës, është shumë larg problemit të vërtetë. Sepse ajo nuk është një kacafytje mes atyre që duan të ringjallin diktaturën dhe atyre që duan të mbajnë lart pishtarin e antikomunizmit. Ajo duhet parë si një debat për mënyrën se si drejtohet vendi në demokraci.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Vendimi për prishjen e obeliskut, është vërtet absurd, por jo për arsyet bajate për të cilat e sulmon opozita. Ai është i tillë sepse na konfirmon shenjat e drejtimit voluntarist të shtetit. Le të kthehemi pak në kohë. Më shumë se një vit më parë, atëhere kryeopozitari Rama, shpalli me bujë se ai do ta shembte këtë “lapidar” (video ne www.lapsi.al) dhe në vend të tij do të ngrinte diçka tejet madhështore, që ta meritonte vërtet përkujtimi i herojve kundër diktaturës. Dhe sot një vit më pas, ne kemi të realizuar pjesën e parë të kësaj deklarate. Pyetja që buron vetvetiu është: a po ngrihet qendra e re e Kavajës, sipas shijeve tekave dhe kapriçove të kryeministrit? A po bëhet edhe në Kavajë ajo që rrezikon qendrën e Korçës apo të qyteteve të tjera të Shqipërisë? A kemi edhe tani, një dekadë më pas, ringjalljen e së njëjtës ëndërr, që pa pyetur kërkënd, pa u konsultuar me arkitektët dhe komunitetin e bojatisi kryeqytetin me ngjyrat e brekusheve të një piktori?

Kur Rama shkoi në Kavajë për të përgatitur triumfalisht, shkallmimin e disa ditëve më pas, mediet raportuan skena vërtet absurde. Ai iu drejtohej në mënyrë brutale drejtuesve lokalë që po merreshin me ndërtimin e sheshit të ri: “Trotuaret, duhet të jenë trotuare, ku familja të ecë e tëra, jo të iki burri para, gruaja të vijë mbrapa dhe kalamajtë të humbin. Se këto ishin trotuaret që bënin ata. Eshtë e lehtë të kuptosh prej këtij komunikimi qesharak se kryeministri vendos për gjerësinë e trotuareve, të cilat duhet të jenë politikisht më të mëdha se ato që ndërtuan kundërshtarët e vet. Po nga e njëjta fabul kuptohet se është pikërisht kryeministri që vendos për planet rregulluese të qendrave të qyteteve, përpara arkitektëve dhe urbanistëve. Është ai që vendos, përpara projekteve dhe fitoreve të tyre me konkurs, se ku duhet të vendosen obelisqet, se sa të gjera duhet të jenë rrugët dhe se me ç’bojra duhen lyer fasadat. Madje me ambicien e një ish artisti të parealizuar duke komentuar shembjen e obeliskut, ai ka publikuar në Facebook një përsiatje lidhur me “realizmin demokratik” që ka zëvendësuar realizmin socialist duke e bërë më të shëmtuar peisazhin shqiptar. Shumë nga gjërat që shkruan ai qëndrojnë. Ato mund të jenë tejet interesante për gati një milionë bashkëqytetarë që lundrojnë në FB, por ato mbeten thjeshtë shijet estetike të një ish piktori. Dhe shndërrimi i tyre në një metodë krijuese që duhet t’u imponohet shqiptarëve, përbën një rrezik. Edi Rama është aty ku është, jo për të plotësuar ambicien e mbetur përgjysmë në art. As për t’i imponuar versionin e vet estetik mbi botën subjekteve të mbretërimit të tij. As për ta shndërruar Shqipërinë në telajon gjigande, që do t’i japë famë më shumë se të gjitha veprat me të cilat nuk konkurroi dot në përëndim. Ai është aty për të zbatuar ligjet, për të bërë arbitrin, për të marrë vendime pasi të ketë dëgjuar specialistët dhe grupet e interesit.

Dhe ky është problem real i tij. Le të mendojmë për një çast sikur këtë shpërfillje për ligjin dhe rregullin, këtë ambicie për të vendosur pa pyetur, ta vinte në jetë edhe për politikat energjitike, bujqësore, për mënyrën se si duhet të funksionojnë spitalet, se ku duhet kërkuar naftë dhe se kush duhet të luajë në formacionin e kombëtares. Efektet mund të merren me mend lehtë. Prandaj kësaj politike të bazuar mbi voluntarizmin dhe vullnetin fluturak të njëshit i duhet thënë ndal.

Por kjo mënyrë e të thënit ndal as nuk figuron në shqetësimet e opozitës. Menjëherë pas shkallmimit të obeliskut, nën frymëzimin e Sali Berishës, ora e të cilit ka mbetur tek Enveri, u shpik një tymnajë mediatiko-politike krejt larg debatit real. Prishja e “Dy gishtave” u trajtua si një hakamarrje ndaj atyre që i kanë rrëzuar babain, si një ringjallje e krimeve të Spiro Kolekës, si një legjitimim i vrasjes së disidentëve dhe i shfarosjes së inteligjencës. Sipas Berishës “Me kete akt primitiv, ai realizon ëndrrën e zezë të hakmarrjes në emër të dajës dhe babait të tij ndaj atyre që përmbysën regjimin e tyre mizor”. Pasi foli solisti Berisha, kori i vasalëve të tij vazhdoi në të njëjtën linjë. “Akti barbar i prishjes së Monumentit të Demokracisë në Kavajë është shprehja e urrejtjes që Edi Rama ka jo vetëm për demokratët, por për të gjithë shqiptarët e lirë”, shkroi Basha. Në mitingun e organizuar për këtë ngjarje në Kavajë, kreu lokal i PD-së deklaroi: “Obelisku i demokracisë është larë me gjakun e kavajasve. Rama nuk e vret dot shpirtin e Kavajës”, ndërsa në emër të këtij gjaku, Jozefina Topalli bëri thirrje për rezistencë deri në përmbysjen e klikës që kërkon të rikthejë të shkuarën. Në pak ditë, debati degradoi në absurd.

Nga një preokupim për të ardhmen ai u shndërrua në një pengmarrje nga e shkuara. Sikur dikush të zbarkonte befas në Shqipëri dhe të ndiqte vetëm këtë përplasje, me siguri që do të krijonte përshtypjen se jemi ende në vitin e largët 1991, kur ndeshen dhëmbë për dhëmbë komunistët që u shndërruan të parët në antikomunistë, me ata që i qëndrojnë besnikë betimit të madh.

Për të qenë të drejtë, në lidhje me të kaluarën komuniste të Shqipërisë, Edi Rama është shumë i qartë, madje shumë më tepër se disa drejtues të sotëm të PD-së. Por, problem i tij nuk është ky. Nuk është raporti që ai ka me “babën”. Eshtë raporti që ai ka me drejtimin e Shqipërisë. Ai nuk përbën rrezik se mund të restaurojë të djeshmen, ai mund të shndërrohet në rrezik, nëse na korrupton të nesërmen. Nëse me shpërfilljen e vet ndaj rregullit dhe ligjit, nëse me ambicien e shfrenuar për të lënë emër me çdo kusht, ai vazhdon ta shohë Shqipërinë si një telajo të madhe, nese ai vazhdon të përsërisë shembullin e Kavajës, atij i duhet thënë ndal. Por, për fat të keq këtë mision për ta ndaluar, nuk po e marrin dot përsipër ata që vazhdojnë të qëndrojnë me kokë nga e shkuara. Ata edhe njëherë i përdorën “Dy gishtat” në mënyrë banale, për të shpikur një debat të paqenë, që nuk i lë shqiptarët të shohin të vërtetën.

Previous Post

BB i jep 300 mln dollarë Serbisë

Next Post

Dalin në ankand fotografitë e papublikuara nga dasma e Kennedy

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Dalin në ankand fotografitë e papublikuara nga dasma e Kennedy

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.