Banka Botërore ka miratuar dhënien e 300 milionë dollarëve për Serbinë, për ta ndihmuar të përballet me shpenzimet kolosale të shkaktuara nga përmbytjet më të rënda të shekullit, që goditën rajonin në maj dhe shkaktuan vdekjen e 80 personave në Serbi dhe Bosnjë.
“Kjo kredi u dha për një periudhë 30 vjeçare me një vonesë të falur prej 18 vitesh”, theksoi BB-ja në një komunikatë.
“Kjo shumë i destinohet mbështetjes së rindërtimit të sektorit të sistemit elektroenergjetik të dëmtuar nga përmbytjet, por edhe ndaj përforcimit të sistemeve të mbrojtjes kundrejt përbytjeve të tjera”, deklaroi për televizionin shtetëror serb, Lazar Sestoviç, një përgjegjës i BB-së.
Rreth dy milionë persona ishin viktima të përmbytjeve që goditën në maj Serbinë dhe Bosnjën. Dëmet materiale vlerësohen në rreth dy miliardë euro në Bosnjë dhe mes 1.5 dhe 2 miliardë euro në Serbi.