• Latest
  • Trending
  • All

DHUNA NË FAMILJE, KANCERI I SHOQËRISË SHQIPTARE

07/06/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 6 September, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

DHUNA NË FAMILJE, KANCERI I SHOQËRISË SHQIPTARE

07/06/2016
in Opinion

DORINA HOXHA

Komunikimi racional është mjeti që na veçon nga krijesat e tjera tokësore dhe na afron gjithashtu me ato kur ky komunikim mungon. Racionalizmi si një mjet identitar gjeneratash, ndryshon nga një njeri në tjetrin për nga aspekti perceptues dhe zhvillimorë. Problemet shoqërore në tërësinë e tyre kanë si shkak zhvillimin e pamjaftueshëm racional. Kur përmend “zhvillimin e pamjaftueshëm racional” nuk e kam fjalën për ndonjë anomali në kuptimin fizik por paftësinë racionale për të zhvilluar nivelet e saj morale pa rënë në kurthin e impulsivitetit. Ka situata të përditshme që sjelljet tona prej racionali i lë në kufinjtë e impulsives dhe shqisave, aq sa racionaliteti nuk arrin zhvillimin e procesit argumentues, analizues dhe kritikues. Por mjafton shprehja: “ Moj ku***, ku mendon se do mbytesh”? ; “ Do të shqep në dru”, “Unë të vras”; “Unë të mbys”, “Ku mendon se do shkosh”; etj… Studime të mirëfillta kanë arritur konkluzionet se për të arritur kufinjtë e dëshirueshëm racional nevojitet arsimimi. Edukimi pasqyron zhvillimin racional të një gjenerate apo vendi, shërben si njësia matëse e fenomeneve sociale, politike dhe kulturore. Mediat shqiptare çdo ditë raportojnë për raste dhune e sidomos në familje, për ato raste ku komunikimi racional ngel në nivelet embrionale të saj dhe impulset gjenerojnë në fyerje, sharje, goditje e deri në vrasje. Rasti më i fundit i dhunës në familje, regjistrohet në qytetin e Vlorës, ishte rasti tipik i dhunës, burri dhunon gruan dhe fëmijët në publik. Në mënyrë të shpejtë një pjesë e shoqërisë aktive në rrjetet sociale u sensibilizuan, duke gjykuar në një mënyrë ose tjetër këtë skenë dhune. Ngjarja në fjalë na risolli në vëmendje atë pjesë të shoqërisë që mbetën viktima të këtij fenomeni por edhe atë pjesë të shoqërisë që nën rrogoz vuajnë nën heshtje dhunën duke mos e denoncuar atë. Kur shikon atë video dhune, në figurën e asaj grua-nënë rimëshirohen mijëra sy të friksuar që nuk u përballën dot me të vërtetën, që u goditën pamëshirshëm me shkelm , me grushta, me thikë, u mbytën me litarë e së fundmi me armë. Në figurën e asaj grua-nënë të dhunuar mëshirohen njëkohësisht edhe ato sy që ende gjallojnë fizikisht, por të vdekura shpirtërisht nga dhuna sistematike fizike dhe psiqike që ushtrohet mbi to, e të pafuqishme për njëmijë arsye nën heshtje denoncojnë fatin e tyre, e me lotë shpresojnë mos të jenë viktima e rradhës që mbush kronikat e ditës. Dhuna në familje e evidentuar në Vlorë dëshmon për një mosfunksionim të “urdhërave të mbrojtjes” që lëshohen për raste kur dhuna denoncohet. A është efiçent de fakto urdhëri i mbrojtjes? Apo është një shkak më tepër ‘de juro’ për të përshkallëzuar dhunën?! Pamjet e videos ishin edhe më të rënda kur nëna me dy fëmijë në krah dhunohej, dhe e qara e fëmijëve të mitur shërbeu si lajtmotivi i këtij vaji social që prek tërë shoqërinë, prek tërë femrat shqiptare që në një formë ose tjetër përballen çdo ditë me një shoqëri maskiliste, kudo në rrugë, lokale, në urban, në supermarket, në shkollë. Për të përparuar një shoqëri duhet që njëkohësisht të përparojë edhe aspekti racional i saj i përkthyer në sjellje dhe edukatë personale. Gratë dhunohen dhe arsyet përse tashmë janë të stërthëna kudo, ajo që është shqetësuese është se duke u marr me dhunën që përshkallëzohet në vrasje, anashkalojmë të analizojmë edhe aspektin moral të këtij fenomeni dhune. Të dëmtohesh fizikisht është më pak e dhimbshme sesa të dëmtohesh shpirtërisht. Ajo grua që u dhunua publikisht në Vlorë me mosreagimin e saj shprehte një shpirtë të vrarë mijra herë më shumë se ai shkelm që mori në kurriz, nënshtrimi i saj ndaj dhunës reflektonte një dinjitet të dhunuar mbi të gjitha, u nëpërkëmb autoriteti i saj si grua mbi të gjitha si nënë. Të krijonte përshtypjen se pavarsisht se mbante në krahë fëmijët, në të vërtete ishin fëmijët që mbanin në këmbë dinjitetin e saj të përdhosur. Pamjet të krijonin përshtypjen se fëmijët ishin më të fortë se nëna e tyre, se e qara e tyre ishte edhe jehona e tërë fëmijëve të mbetur jetimë si pasojë e dhunës në familje. Ajo që e bënte nga ana morale edhe më çnjerëzore këtë dramë sociale ishte figura e babait-dhunues. Një baba që nuk njeh dashurinë për fëmijët e tij, që nën forcën e dhunës i shkakton atyre frike dhe terror. Fëmijët e atij babai dhunues duke përjetuar një traum të tillë familjare mund të jenë nesër kontigjentët e krimit, dhe realiteti ka demostruar se shtresat vulnerabël të kësaj kategorie sociale për arsye ekonomike, edukative por edhe traumatike mund të jenë viktima të rradhës ose kontigjentët e krimit. Një filozof i famshëm gjerman, Friedrich Nietzsche tek vepra e tij përtej së mirës dhe së keqes, theksonte se: “mjaft shpesh krimineli nuk është në lartësinë e veprimit të tij: e zvogëlon atë dhe e shpif”, e fatkeqësisht duhet pranuar se në shoqërinë shqiptare niveli i dhunës në familje, si akt është në nivelet e saj embrionale dhe banale. Të vritesh për një karikues telefoni, për një mesazh, për një fustan, për enët e palara janë edhe shkaqet më paradokse duke vijuar me ato të “tradhëtisë’ dhe dyshimeve për tradheti bashkëshortore. Paradoksalisht pasoja nuk justifikon shkakun dhe vlerën e pazhbëshme të jetës që nga natyra nuk ka asnjë qënie njerëzore të na e marrë qëllimisht. Dhuna në familje, kanceri i shoqërisë shqiptare që vjen çdo vit në rritje të frikshme, metastazat e së cilës po infektojnë gjeneratat në vazhdim. Shërimi nga ky diagnostikim social kërkon impenjimin e tërë shoqërisë, ndërgjegjësimin se komunikimi më i mirë i dy qënieve racionale është gjetja e një gjuhe të përbashkët, ky shërim kërkon impenjimin edhe të instancave lokale për ti paraprirë përshkallëzimit të këtij “kanceri” deri në vdekje. Mos u mjaftoni “me urdhrat e mbrojtjes” de juro, por mjaftohuni me guximin tuaj për të mos e parë vetveten si ‘viktime’ por si një individ vlera e jetës e të cilit vlen më shumë se një “natë e të bërit dashuri” kur dhunuesi- bashkëshorte është në ‘humorë’ apo se opinion publik. Paqia e zemrës është mbi çdo vlerë materiale, mbi çdo dashuri, i pasur është ai që e ruan fort brenda vetes rendin e mendimeve, epsheve, impulsive e djallëzisë. Dashuria nuk është një ‘natë paqe’ në familje por mijra netë pa sharje, pa dufe, pa mërira, pa frikëra se ndëshkuesi është dashuria dhe se dashuria duhet të jetë e paprekshme. Stop këtij rendi të përmbysur vlerash është koha të organizojmë kaosin emocional social larg dhunës. Por mes paqes e dashurisë së pakushtëzuar që supozohet ta ofrojë vetëm familja. Sepse babai duhet të jetë heroi i çdo fëmije, dhe jo ai i `keqi’ qe kërkon t’ja vrasi nënën përpara syve të tij.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021
Tags: edi rama
Previous Post

“Pastori gjerman” nuhat kokainën e shqiptarit, prangoset një nga furnizuesit kryesorë të drogës në Savona

Next Post

Burrel, kanabis në makinë, arrestohet dy ‘boksierët’ dibranë

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Burrel, kanabis në makinë, arrestohet dy ‘boksierët’ dibranë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.