Një 30-vjeçar shqiptar me iniciale B.V. është arrestuar mëngjesin e sotëm në banesën e tij Magliolo, Itali, pasi u kap me gjysmë kilogram kokainë.
Aktiviteti hetimor është kryer nga karabinierët e Cairo Montenotte-s, që e kanë identifikuar shqiptarin si një ndër furnizuesit kryesor në zonën Val Bormida dhe gjithë provincën e Savonës.
Efektivët mësyjnë mëngjesin e sotëm në apartamentin ku banonte shqiptari, por ishte Konny, një pastor gjerman, i futur prej pak kohësh në skuadrën e karabinierëve të provincës së Savona-s, ai që zbuloi sasinë prej gjysmë kg kokaine. 30-vjeçari është dërguar në burgun e Marassi-t dhe në pritje të gjykimit.
















