Shkruan: Mr.sc.Mehdi Memeti
Raportet e MASH-it, inspektoratit të arsimit,bashkëpunëtorëve profesional nëpër shkolla nuk kanë përputhshmëri njëra më tjetrën. Kush nga arsimtarët dënohet,kush shpërbehet, po si duket pjesa më e madhe dënohen ndërsa pjesa më e vogël shpërblehen.Kriterret e vlersimit s`përkojnë njëra me tjetrën.Kësaj i thonë ndryshe: ” Tatari e martë vesht shurdha e ndjeftë”. Kjo s`vlen vetëm për shkollën ku unë punoj po si duket kudo, vlersim nonshallanto.Vërtet fatkëqësi!?…Obidienca e arsimtarëve ka arritur pikën kulminante dhe në fakt tek ata veç dominon ankthi, frika dhe frustrimi. Me nje fjalë kemi çrregullim obsesiv-kompulsiv tek punonjësit e arsimit.
Motivimi për një reagim të tillë del nga rezultati joreal i testimit, krahasuar me notën vjetore të nxënësve që ishin të nënshtruar në test. Me publikimin e rezultateve publikisht u shokuan të gjithë arsimtarët, nga rezultati i dobët. Nga 128 të punësuar si arsimtar kemi vëtëm 5 të shpërblyer shprehur në përqindje 4%, ndërsa 27 të dënuar shprehur ne përqindje 21 %. Hulumtimet gjithëpërfshirëse, na detyruan të rishqyrtojmë veprimin tonë në aspektin pedagogjik duke dashur të paraqes ca faktorë që sollën deri tek dallimi evident në mes të notës përfundimtare të nxënësve në fund të vitit dhe notës të testit ekstern nga ( Q. Sh. P.)
Edhe pse më parë kam shkruar për këtë problematikë respektivisht për testet interne dhe eksterne në mediume të shtypura dhe ato elektronike.Shiquar nga këndvështrimi pedagogjik: Testi po ripërsëris është vëtëm një proçedim i të pyeturit , ku si prioritet ka matjen njohurive të nxënësve për qëllime të shumta; Dituritë, aftësitë, intelegjencen.Por mbi të gjitha kërkohet të këtë validitet të plotë.Për me qen një test valid kërkon shum elemente: Testi në formën e këtillë siç u aplikua nga (Q. Sh. P.), përmban në vete anomali katastrofale.
Mungojnë në rradhë të parë do të thoja instrumentet e standardizuara, e ato dihet se I pergatitin institucionet, entet , që janë të provuara,të përmirsuara dhe të verifikuara që vlejnë për gjith nxënësit.Në metodologjin shkencore,puna që bëhet rreth karakteristikave matëse të instrumenteve quhet Bazhdarim.Ndërsa puna e pare e bazhdarimit është:
1.Validiteti (vlen apo s`vlen) ai test.
2.Objektiviteti (a ësht objektiv,a vlersohet njësoj apo jo)
Testi që e ka çelësin e vet ai është objektiv.
3.Ndishmëria (Nënkupton kur krejt nxënësit marrin 1-sha ose e kundërta 5-sa,I lehtë ose I rëndë, nxënësit e dobët marrin nota të larta ,nxënësit e mire nota të ulta etj.
4.Siguria (Një klasë shum poshtë një klasë shum lartë me notat e marra)
Tani shtrohet pyetja? Sa kan qenë të bazhdaruara këta teste eksterne dhe cilët nga elementet e bazhdarimit kan gjetur vend si duhet. Po të zhvillohej një anketë apo inervistë , populacioni (masa) qëndrimet dhe mendimet me gojë e me shkrim do t`i jepnin 100% negative.
Nga ana tjetër sipas Taksonomis së Blomit nxënësi në cdo test së pari duhet ta njoh materrjen , kupton, analizon,sintetizon, ta vë në zbatim praktik dhë në fund ta vlerëson.Tani përsëri pyetemi sa kan gjetë vend këta shkallë vlerësimi? Pa kriteret e lartpërmëndura kurrsesi nuk mund të këtë vlërësim valid, aq më pak ndëshkuës për arsimtarët, kur e dimë se qëllimi kryesor i testit është : Arsimtarët t`i zbulojnë dobësitë e nxënësve ku ngecin në mësime,mandej të marrin hapa në korrigjimin e programeve mësimore, t`i venë në lëvizje metodat më bashkëkohore të punës ,në ndërhyrjen e ndryshimeve të teksteve shkollore, të avancohen në standardet e notimit,etj, që në rastin konkret fatkeqësisht ka pasur efekt negativ.
Andaj,sipas disa analizave tona shpesh pyetemi: Sa është efikasiteti i këtij lloj testi nëpër gjithë shkollat dhe sa ka pasur korrëktësi. A janë marrë parasyshë kushtet e shkollavë ku ata punojnë, regjimet e shkollavë ( turnet, klasët e kombinuara ) etj. Nxënësit jan endur prej shkolle në shkollë , (Strese nga më të ndryshmet),duke pritur me orë të tëra, çrrëgullim total të procesit të gjithmbarshëm shkollor.Nga ana tjetër,nuk përfshihen të gjitha lëndët dhë një përfshirje e pabarabartë mes nxënësve .Mungëesa e teksteve shkollore me mësim në gjuhën shqipe që d.t.th. se në shkollën tone 20-30 % e nxënësve kan qenë pa tekste derri në fund të vitit shkollor. Cilësia e dobët e përkthimit të teksteve mësimore, Cilësia e dobët e përkthimit të testimit ekstern. Përzierja e pyetjeve nëpër plan-programe vjetore. Kërkohej në pyetje nxënësi t`i paraqet kulmet e trekëndshit, trekëndëshi s`ësht askund në test. Detyra pa kurrfar logjike dhe me gabime gjuhësore.pse jo edhe teknike dhe shkencore. Ne si bashkëpunëtorë professional të këtij institucioni së bashku me arsimtarët jemi të fyer për nëpërkëmbjen e identitetit të mësimdhënësve në formë publike përmës faqes zyrtarë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkëncës,( Q. Sh. P.), Kjo,më nxit t`i bëj publike rezultatet nga shkolla jonë, duke bërë krahasime kualitative dhe kuantitative edhe ate pas përfundimit të testimeve eksterne dhe interne dhe tani po e bëjmë po ashtu publike me të vetmin qëllim që të mbizotërojë arsyeja e drejta dhe e vërteta, por ajo që më nxit të shkruaj është ajo se kam argumente të cilat do t`i mbarshtroj në tabëlorin : Nr.1 dhe Nr.2
Tabelori Nr.1
SUKSESI LËNDËT MËSIMORE
Gj.Shqipe Gj.Maqed. Gj.Angleze Gj.gjerm. Nj. e mjed. Natyr Shoqëri Ed.mjedis. Sh.natyrore Sh.nat-tekn. Fizik Kimii Biologji Matem. A.Teknik Gjeogr. Histori. A.F.Sh. A.Figur. A.Muzik Informatikë Proj.inform Etika K.Qytetare Etika e Religj. X y Nota Mesat.
KL IV Nota mes. 3,53 3,36 3,27 3,57 3,50 3,50 3,75 4,06 3,87 3,90 3,71 3,64
Notaekst 3,38 3,34 3,28 3,34 3,36 3,06 3,58 4,01 3,87 3,90 3,69 3,61
Krahasimi 0,15 0,02 -0,01 0,23 0,13 0,45 0,17 0,05 0,00 0,00 0,03 0,02
KL V Nota mes. 3,76 3,18 3,29 3,61 3,41 3,26 3,68 4,07 3,88 3,84 3,90 3,62
Notaekst 3,82 3,19 2,67 4,00 2,36 2,81 3,77 4,08 3,96 3,88 3,96 3,50
Krahasimi -0,06 -0,02 0,62 -0,39 1,05 0,45 -0,09 -0,01 -0,08 -0,04 -0,06 0,13
KL VI Nota mes. 3,11 3,09 3,25 3,18 3,32 2,90 3,46 2,88 3,56 3,49 3,44 3,05 3,28 3,23
Notaekst 3,69 2,71 2,60 3,46 2,95 2,74 0,00 2,89 0,00 0,00 0,00 3,13 3,75 2,15
Krahasimi -0,58 0,39 0,65 -0,28 0,37 0,16 3,46 -0,02 3,56 3,49 3,44 -0,09 -0,47 1,08
KL IV-VI Nota mes. 3,46 3,21 3,27 1,06 1,19 2,37 1,14 1,11 3,22 3,63 0,96 3,90 3,75 3,73 3,55 1,09 3,50
Notaekst 3,63 3,08 2,85 1,15 1,11 2,45 0,79 0,98 2,87 2,45 0,96 2,70 2,61 2,59 3,59 1,25 3,09
Krahasimi -0,16 0,13 0,42 -0,09 0,08 -0,09 0,35 0,12 0,35 1,18 -0,01 1,20 1,13 1,13 -0,04 -0,16 0,41
Tabelori Nr.2
SUKSESI LËNDËT MËSIMORE
Gj.Shqipe Gj.Maqed. Gj.Angleze Gj.gjerm. Nj. e mjed. Natyr Shoqëri Ed.mjedis. Sh.natyrore Sh.nat-tekn. Fizik Kimii Biologji Matem. A.Teknik Gjeogr. Histori. A.F.Sh. A.Figur. A.Muzik Informatikë Proj.inform Etika K.Qytetare Etika e Religj. X y Nota Mesat.
KL VII Nota mes. 2,97 3,09 2,95 3,16 3,47 3,27 2,72 3,32 3,15 2,93 3,86 3,56 3,32 3,15 3,45 3,22
Notaekst 3,66 2,30 3,57 3,58 0,00 2,47 2,76 0,00 3,24 2,54 3,87 3,60 3,37 0,00 0,00 2,33
Krahasimi -0,69 0,79 -0,62 -0,41 3,47 0,79 -0,04 3,32 -0,09 0,39 -0,01 -0,05 -0,05 3,15 3,45 0,89
KL VIII Nota mes. 3,15 2,88 2,97 2,99 2,92 3,16 3,17 2,75 3,38 3,16 2,91 3,80 3,20 3,51 3,27 3,15
Nota.ekst 3,38 2,76 3,61 3,03 3,00 3,04 2,44 2,58 0,00 3,12 2,88 3,80 3,20 3,20 3,18 2,99
Krahasimi -0,23 0,12 -0,64 -0,05 -0,08 0,12 0,73 0,17 3,38 0,03 0,03 0,00 0,00 0,31 0,10 0,16
KL IX Nota mesat. 3,31 3,09 3,13 3,18 2,98 3,14 3,29 2,76 3,25 3,12 3,89 3,64 3,70 3,12 3,48 3,27
Not.ekst 3,75 2,80 3,36 2,99 2,38 1,91 2,82 2,44 3,58 3,26 0,00 0,00 0,00 0,00 3,12 2,95
Krahasimi -0,44 0,29 -0,23 0,19 0,60 1,23 0,47 0,32 -0,33 -0,14 3,89 3,64 3,70 3,12 0,36 0,33
KL. VII – IX Nota mesat. 3,14 3,02 3,02 3,11 1,16 1,97 2,10 3,24 2,74 2,23 3,19 2,99 3,85 3,47 3,51 1,05 1,04 1,15 2,25 3,21
Not.ekst 3,60 2,62 3,51 3,20 0,00 1,79 1,65 2,58 2,59 0,00 3,31 2,89 2,56 2,27 2,19 0,00 0,00 0,00 2,10 2,75
Krahasimi -0,45 0,40 -0,50 -0,09 1,16 0,17 0,45 0,67 0,15 2,23 -0,13 0,09 1,29 1,20 1,32 1,05 1,04 1,15 0,15 0,46
KL. IV – IX Nota mesat. 3,30 3,11 3,14 2,08 0,60 1,18 0,58 0,57 0,55 0,98 1,05 1,62 2,98 2,93 1,59 1,97 3,87 3,61 3,62 2,30 0,52 0,57 1,13 0,55 3,36
Nota. ekst 3,61 2,85 3,18 2,18 0,56 1,23 0,00 0,39 0,49 0,90 0,83 1,29 2,73 1,23 1,66 1,93 2,63 2,44 2,39 1,80 0,00 0,00 1,05 0,63 2,92
Krahasimi -0,31 0,26 -0,04 -0,09 0,04 -0,04 0,58 0,18 0,06 0,09 0,23 0,33 0,25 1,71 -0,06 0,04 1,25 1,17 1,23 0,51 0,52 0,57 0,08 -0,08 0,44
Mangësitë e këtij lloji testimi dhe për jovaliditetin, jemi të gatshëm t`i mbrojmë para zotit e jo para njëriut. Komuna e Zhelinës sipas deklaratave të drejtorit të shkollës është e njoftuar më këtë problematikë së cfar hapash do të meren mëtej s`dihet… Mbetemi me shpresë kryetari I komunës me stafin e tij udhëheqës do t`i ketë në konsidëratë faktet prezantuese dhë do t`i del në krah të së vërtëtës.
Të shpresojmë!
(Autori ësht pedagog pranë : Sh. F. “ Pashko Vasa ”- Grupçin)















