• Latest
  • Trending
  • All

Çfarë mund t’i mësojë ISIS, Perëndimit?

03/10/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 18 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Çfarë mund t’i mësojë ISIS, Perëndimit?

03/10/2014
in Opinion

Opinion – Ndërsa ne luftojmë Shtetin Islamik dhe ekstremistët e tjerë, ka diçka që të gjithë ne mund të mësojmë prej tyre. Të paktën në një aspekt, terroristët po luftojnë me zgjuarsi, më shumë sesa ne. Për të ruajtur kontrollin në terma afatgjatë, ata gjithashtu po luftojnë sistemin edukativ perëndimor dhe fuqizimin e gruas

Nga Nicholas Kristof

ISIS per Perendimin (1)
ISIS per Perendimin (2)
ISIS per Perendimin (3)
ISIS per Perendimin (4)
ISIS per Perendimin (5)
ISIS per Perendimin (6)

Ndërsa ne luftojmë Shtetin Islamik dhe ekstremistët e tjerë, ka diçka që Presidenti Obama dhe të gjithë ne, mund të mësojmë prej tyre. Të paktën në një aspekt, terroristët po luftojnë me zgjuarsi, më shumë sesa ne.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Këta ekstremistë po përdorin armët për të bërë betejat e tyre në terma afatshkurtër, por për të ruajtur kontrollin në terma afatgjatë. Ekstremistët gjithashtu po luftojnë sistemin edukativ perëndimor dhe fuqizimin e gruas. Ata e dinë se analfabetizmi, injoranca dhe shtypja e gruas, krijon një epruvetë ku mund të lulëzojë ekstremizmi.

Kjo është edhe arsyeja se pse Shteti Islamik e rrëmbeu Samira Salih al-Nuaimi, një grua kurajoze irakiane dhe aktiviste e të drejtave të njeriut në Mosul, e torturoi dhe e ekzekutoi publikisht gjatë javës së shkuar. Kjo është arsyeja se pse talebanët qëlluan Malala Yousafzai, asokohe 15-vjeçare, pasi ajo kishte bërë fushatë për edukimin dhe arsimimin e vajzave të reja. Dhe kjo është arsyeja se pse Boko Haram rrëmbeu njëqind vajza shkolle në Nigerinë veriore dhe njoftoi se do t’i kthente ato në skllave.

Në çdo rast, ekstremistët njohën një të vërtetë themelore: kërcënimi i tyre më i madh strategjik vjen jo nga një dron, por nga një vajzë me një libër. Ne na duhet ta njohim dhe ta trajtojmë këtë të vërtetë, gjithashtu.

Për arsye të ngjashme, financuesit e ekstremizmit kanë investuar fort në indoktrinimin fondamentalist. Ata kanë ndërtuar medrese vehabiste në vendet e varfra myslimane si: Pakistani, Nigeria dhe Mali, duke ofruar ushqim falas, si dhe bursa për studentët më të mirë, për të studiuar në vendet e pasura të Gjirit Persik.

Nuk duhet të përpiqemi të rivalizojmë?

A mos vallë nuk duhet të përdorim armë në terma afatshkurtër, por të përpiqemi më mirë të fitojmë avantazhe strategjike, duke u fokusuar në edukim dhe në fuqizimin e gruas për të ndërtuar shoqëri të sigurta, më pak vulnerabël ndaj manipulimit ekstremist?

Sulmet e Shteteve të Bashkuara kanë zvogëluar avantazhin e Shtetit Islamik dhe kanë mënjanuar një gjenocid kundër popullsisë jezide në Irak, por është shumë e vështirë të fitosh një luftë nga ajri. Kjo është arsyeja se pse talebanët akoma harlisen vërdallë nëpër Afganistan, edhe 13 vjet nga nisja e sulmeve ajrore amerikane.

Për fat të keq, ne nuk po luajmë lojën e gjatë, sikurse po bëjnë ekstremistët. Ne po mbështetemi më shumë se ç’duhet mbi kutinë e mjeteve ushtarake dhe po nënvlerësojmë atë të mjeteve mësimore e edukative, kutinë e fuqizimit të gruas, kutinë e komunikimit. Ne jemi takticienë dhe mjerisht, ekstremistët mund të jenë strategë më të mirë.

Nuk është një çështje e burimeve dhe mundësive, sepse bombat janë më të shtrenjta sesa librat. Fushata ushtarake e Shteteve të Bashkuara kundër Shtetit Islamik, që njihet gjithashtu edhe si ISIS apo ISIL, do të kushtojë të paktën 2.4 miliardë dollarë në vit dhe ndoshta disa herë më shumë se kaq, sipas një vlerësimi të kryer nga Qendra për Vlerësimet Strategjike dhe Buxhetore (CSBA) në Uashington.

Përkundrazi, Obama duket se e ka shkelur tashmë premtimin e tij elektoral në vitin 2008 për të ngritur një fond global prej dy miliardë dollarësh, për edukimin dhe arsimimin. Dhe Shtetet e Bashkuara japin për Partneritetin Global për Edukimin (GPE) – një përpjekje multilaterale madhore kjo – më pak në vit sesa ne shpenzojmë çdo javë në Siri e Irak.

Kjo është një zonë ku Kongresi duket se ngjall më shumë shpresë sesa Presidenti, sepse Kongresi në mënyrë të rregullt shpërndan në mënyrë proporcionale më shumë për arsimin fillor jashtë vendit sesa ç’kërkon Obama. Legjislacioni bipartizan, d.m.th. “Akti i edukimit për të gjithë” (The Education for All Act), do ta përmirësonte këtë çështje; le të shpresojmë se Obama do ta mbështesë.

Askush nuk është aq naiv sa të mendojë se arsimimi është një ilaç magjik. Liderët e Al-Kaedës, përfshirë këtu edhe vetë Osama bin Ladenin dhe Ajman al-Zauahrin, kanë poseduar një arsimim universitar. Irakianët, sirianët dhe libianët kanë qenë të gjithë të miredukuar dhe mbështetës të barazisë gjinore në përputhje me standardet rajonale, e megjithatë janë bërë copash nga luftërat civile.

Akoma, rekordi historik i gjysmëshekullit të shkuar është se arsimimi tenton të ushqejë një klasë të mesme më shumë kozmopolitane dhe u siguron njerëzve një shtyllë mbajtëse në sistem. Në Hong-Kong sot, ne po shohim se si sillet një rini e mirarsimuar. Ata kërkojnë demokraci, por në mënyrë paqësore.

Arsimimi i vajzave të reja duket se ka më shumë impakt sesa ai i djemve, pjesërisht sepse gratë e arsimuara kanë dukshëm më pak fëmijë. Rezultati është një përqindje më e ulët lindjesh dhe më pak inflacion rinor në popullsi, gjë e cila korrespondon katërcipërisht me konfliktet civile.

Unë mbështes sulmet e matura në terma afatshkurtër kundër Shtetit Islamik, por kjo duhet të jetë vetëm njëra anë e politikës për luftën ndaj ekstremizmit. Një pikë nisjeje duhet të jetë që të sigurohemi se tre milionë refugjatët sirianë, shumica e tyre në Turqi, Jordani e Liban, e sidomos vajzat e reja, të mund të përfitojnë arsimim. Qysh tani, shumë prej tyre nuk po e bëjnë dot një gjë të tillë, dhe një studim i publikuar muajin e fundit, thoshte se Siria ka rënien më të keqe në arritjet arsimore në historinë e viteve të fundit, me përqindje për fëmijët sirianë në Liban, më pak se gjysma e nivelit të atyre në Afrikën Subsahariane.

Edhe fondi që UNICEF-i ka dhënë për arsimimin e fëmijëve sirianë ishte vetëm 40 për qind i financuar deri në mesin e muajit gusht. Nëse ne e humbasim këtë mundësi, ata fëmijë do të jenë një eshkë që mund të ndezë luftëra e ekstremizëm në të ardhmen dhe ne do të bllokohemi duke u marrë me hedhje bombash edhe për gjeneratat e ardhshme në vijim.

Kështu që le të mësojmë nga ekstremistët, dhe nga ato vajza të guximshme që duan të rrezikojnë jetët e tyre, në mënyrë që të përfitojnë një arsimim. Ata të gjithë e kuptojnë pushtetin e arsimimit, e këtë duhet ta kuptojmë edhe ne.

Marrë nga “New York Times”

Previous Post

Kongresi amerikan alarmohet për shqiptarët etnik në Maqedoni

Next Post

Politikat gjinore; përtej grave dhe burrave

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Politikat gjinore; përtej grave dhe burrave

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.