Nga Emanuel Bajra
Nuk kaluan më shumë se tre muaj prej kur George Osborne si ministër I financave prezantojë një buxhet para popullit që morri shumë shpejtë konotacione të shumta. Disa e quanin buxheti I masës punëtore, disa të tjerë buxhet I uljes së taksave për të pasurit e asgjë për të varfrit. Në cilindo kënd të vështrimit, buxheti I fundit ishte I tëri një makiazh për ti mbuluar zhvillimet që do të pasonin në muajt në vazhdim. Erdhi referendumi I 23 qershorit dhe gjithçka që Osborne kishte planifikuar në objektivat ekonomike u shemb.
Është gati e pa imagjinuar të jetë parë ndonjëherë në këtë vend demokratik se sa shumë konfuzion, kaos dhe çorganizim politik krijojë ky lloj referendumi. Në aspektin ekonomik, tregjet e bursave u përplasën për tokë, aksionet e bankave kryesore patën humbje multi-miljardëshe, njerëzit në vendet e tyre të punës filluan të ndjehen të pa sigurte për të ardhmen e tyre, investitorët e huaj kishin paralajmëruar se ata do të tërhiqeshin po që se atmosfera politike do të vazhdonte të jetë e tillë në kaos dhe pasiguri.
Por dal-ngadalë të gjithë tashmë kanë filluar ta pranojnë që Brexit do të bëhet realitet dhe që Britania jo më shumë se një apo dy vite do të dali nga unioni evropian.
Zgjedhja e Theresa May si kryeministre disi lëvizi disa pjesë statike të shtetit dhe funksioneve të tijë. Së pari ajo që në fjalimin e parë të sajë para 10 Downing St konstatojë se partia konservatore njihet edhe me një emër tjetër e që shumë pak njerëz e dinin – ajo është edhe partia konservatore e unionistëve të bashkuar çka do të thoshte që ajo kishte vë synim të qartë ta mbante gjallë idenë e unionit të ishujve britanike.

Së dyti kryeministrja May tha që ajo do të luftonte për gjithë ata që punojnë shumë, rrisin familje dhe janë qytetarë të dëgjueshëm por prej të cilëve kurrë asgjë nuk u morr parasysh. ‘Unë jam në këtë vend për ju” pra një konservatore veterane mban premtime të spektrit politik të majtë një diçka që nuk kishte ndodhur ndonjëherë në historinë politike të këtij vendi.
Pasoj e nesërmja dhe kryeministrja May njoftojë publikun se ajo kishte shpunësuar George Osborne ministrin e derivonshëm të financave dhe se kishte emëruar Philip Hammond në vend të tijë.
Tregjet reaguan me një ngritje gati 5% përderisa sterlinga ndaj dollarit fillojë të marri përparësinë që e kishte gëzuar që nga viti 1920. Bonot e thesarit britanik u konsideruan të jenë investime të sigurta përderisa emetimi I tyre nga banka qendrore e Anglisë ishte stopuar për arsye se kërkesat ishin të mëdha pasi investitorët ishin në pritje të ngritjes së vlerës së stërlingës deri në fund të këtij viti.
Shumë prej bankave eminente amerikane, muaj më parë se 23 qershori kishin ‘kërcënuar’ votuesit britanik se po që se votuan për Brexit atëherë ata do të tërhiqeshin nga City dhe do të shpërnguleshin në Frankfurt, Luksemburg ose dikund tjetër duke marr së bashku edhe shumë vende pune. Dy javë më pas, referendumi kishte caktuar parametrat politik. Britanikët as nuk e kishin çarë fare për kërcënimet amerikane ose ato të George Osborne se ai do të impononte një buxhet të austeritetit. Ata votuan Brexit dhe klasa e re politike në vend morri përgjegjësinë morale, konceptuale dhe funksionale që ta implementojë atë verdikt të popullit.
Por megjithatë një lloj I stabilitetit u arrit të bëhej ose më mirë ka dy javë që ka bile biles një perceptim se elita politike po funksionon pa marr parasysh se ajo është gati e tëra e përpjekur që të konsumohet në argumentin bazë të kësaj qeverisjeje e që është pra Brexit.
Në anën tjetër elita ekonomike e vendit është gati e paralizuar. Punësuesit nuk marrin iniciativën të investojnë me kapital në bizneset e tyre, ata nuk punësojnë dhe nuk marrin vendime bazë për të vazhduar raportet e tyre me klientelën aq të nevojshme për bizneset e tyre. Shumë nga biznese të vogla që nuk kanë orientim eksportesh kanë filluar të falimentojnë, bizneset prodhuese por me orientim në tregun evropian kanë reduktuar nivelin e prodhimit për arsye të kujdesit gradual që konsumatori evropian po tregon karshi produkteve Made In Great Britain. E kështu më rradhë.
Philip Hammond si ministër I ri I financave dha shenja që buxheti I tij I ardhshëm do të jetë shumë më I ndryshëm se ai që Osborne kishte promovuar për disa vite më radhë. Pra nuk do të kemi më buxhet austeriteti por buxhet prosperiteti ku ulja e taksave së bashku me stimulimin monetar që do të bëjë banka qendrore e Anglisë do të ndihmojnë ekonominë të vazhdojë udhën e mëhershme të rritjes që e kishte para Brexit.
Në korridoret e Treasury flitet edhe për disa plane konkrete ekonomike investimesh që nuk ishin aplikuar ndonjëherë në historinë ekonomike të këtij vendi. Flitet për gati 1.2 triljon stërlinga investimesh infrastrukturore ku planifikohet ndërlidhja infrastrukturore nëpërmjet hekurudhave dhe autostradave që lidh veriun me jugun dhe lindjen me perëndimin. Kostoja e këtyre investimeve shtrihet prej 5-10 vite dhe tërësisht investim I thesarit britanik me anë të tenderimeve të kompanive britanike pa asnjë qasje të kompanive të huaja.
Kinezët, Japonezët dhe Amerikanët kanë filluar tashmë luftën e bërrylave se cili do të jetë më I preferuari për të marrë një pjesë të tortës britanike duke filluar që nga 2018 e më tej. Japonezët kanë filluar të investojnë Yen-in e tyre në blerjen e instrumenteve të thesarit britanik me një periudhë kohore 100 vjeçare. Kinezët po ashtu kanë ngulur thonjtë thellë në lëkurën e pronave komerciale dhe private duke e ndërtuar një portofol kostoje multi-miljardëshe përderisa kushërinjtë amerikan po bëjnë plane që në marrëveshjet bilaterale për TTIP Britania të jetë palë e veçantë dhe se çdo marrëveshje duke shkuar përpara do të konsiderohet si trilaterale. Gjitha këto zhvillime bëjnë të mundur që Britania e Madhe të ketë një vend të madh në ulësen e ardhshme të negociatave me BE-në pasi që ajo me vehte mbart një treg përafërsisht 30 triljonësh të bonove të thesarit global, 100 triljon të shkëmbimeve Monetare/valutave, ekonomia me peshë në vendin e 5-të në botë të dytin në Evropë përderisa akoma mbetet e uritur për më shumë, prandaj të dashur lexues mos e ngatërroni Britaninë me diçka tjetër, ishulli është I hapur për biznes.















