• Latest
  • Trending
  • All

Brexit dhe Shqipëria

18/06/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 13 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Brexit dhe Shqipëria

18/06/2016
in Opinion

Nga Lavdrim Lita

Në janar 2013, kryeministri britanik David Cameron njoftoi organizimin e një referendumi popullor për fatin e britanikëve në Bashkimin Europian. Pozicioni i Britanisë së Madhe erdhi si kërkesë e popullatës të shqetësuar prej pasojave të krizës së gjatë ekonomike-financiare dhe valëve të reja të migracioneve. Në bisedimet disamujore paraprake në kryeqytetet evropiane kryeministri Cameron mori mesazhe që mirëprisnin qëndrimin e  Britanisë së Madhe në BE, por kërkesat e Londrës do të merreshin parasysh vetëm nëse ishin të qarta.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

David Cameron paraqiti në samit një listë me katër kërkesa: 1. Ai dëshiron ta mbrojë tregun financiar britanik kundër rregullimit të tepërt nga zona e euros, ku Britania e Madhe nuk bën pjesë. Më shumë konkurrencë për BE-në; 2. Britania nuk do t’i përmbahet më formulës së traktateve të BE-së, sipas së cilës Evropa duhet të zhvillohet më tej në një bashkim gjithnjë e më të ngushtë; 3. Parlamentet kombëtare duhet të marrin një rol më të madh; 4. Qytetarët e BE-së që vendosen në Britaninë e Madhe mund të përfitojnë prej shërbimeve sociale si ato të britanikëve vetëm pas katër vjetësh. Qeveritë e tjera të BE-së me vështirësi jo të vogla lejuan lëshime në negociatat me Londrën. Pika më e debatuar ishte kufizimi i shërbimeve sociale për emigrantë të brendshëm të BE-së, një problem ky për shtetet lindore të unionit, sepse nga këto vende kanë emigruar shumë vetë në Britaninë e Madhe për të punuar.

Nga marrëveshja me Bashkimin Europian[1] Britania e Madhe siguroi që ajo nuk do të jetë e detyruar për një integrim të mëtejshëm politik brenda BE-së (Sovraniteti); Britania e Madhe mund të aplikojë një mekanizëm mbrojtës që do të shtrëngonte, për katër vite rresht, përfitimin e krahut evropian të punës të ndihmës sociale. Ndërkohë, vendet e tjera do ta aplikojnë këtë gjë për një periudhë shtatëvjeçare (ndihma sociale/lëvizja e lirë); Miratimi i një mekanizmi për të zgjidhur shqetësimet e vendeve joanëtare të eurozonës duke u dhënë mundësinë të diskutojnë për gjithçka që ato mendojnë se u dëmton interesat (Qeverisje ekonomike);  Britanisë së Madhe iu garantua siguria se BE-ja do të kërkojë përmirësimin e konkurueshmërisë së saj, do të shkurtojë burokracitë për bizneset, do të vazhdojë një politikë tregtare ambicioze, do të nxisë sipërmarrjen dhe do t’i japë shtytje krijimit të vendeve të reja të punës (Konkurrueshmëria).

Mbi bazën e kësaj marrëveshje, qeveria e Britanisë se Madhe deklaroi mbajtjen e një referendumi me pyetjen për të Qëndruar apo Larguar nga Bashkimit Europian. Referendumi Britanik i 23 qershorit është teme debatesh në të gjithë vendet perendimore. Për shkak të sondazheve të ngushta, referendumi britanik mbetet temë e skenaresh politike në të gjitha vendet që preken drejtpërdrejtë ose indirekt nga rezultati i referendumit.   Argumentet në diskurin publik britanik qëndrohen në tre tema të mëdha: efektet në ekonomi, efekti në politikën e jashtme dhe në sigurinë kombëtare.

  1. Referendumi Britanik, BE dhe Procesi i Zgjerimit

Në qendër të BE, dhe në qëndër të marrëdhënies së Britanisë me kontinentin, është tregu i përbashkët. Bashkimi Europian është partneri i parë dhe më i madhi i Britanisë, e përllogaritur në 45 % të eksporteve dhe 52 të importeve në 2014, si dhe tregu i vetëm unik me më shumë se 500 milion konsumatorë. Nga pikëpamja ekonomike dhe financiare largimi i Britanisë nga Tregu i Përbashkët europian do të ishte një tronditje për të gjithë anëtarët e Bashkimit Europian. Kjo do të dobësonte Britaninë e Madhe në peshën e saj globale dhe në të njëjtën kohë do të dobësonte Bashkimin Europian në planin ndërkombëtar. BE do të ishte një partner i dobët në tryezën ndërkombëtare. Fragmentarizimi i BE në një kohë sfidash globale do të jepte një efekt kaskadë në recesionin ekonomik, në krizën financiare në eurozonë, në fenomenin migrator, terrorizëm dhe kërcënime nga Rusia.

Ndërkohë korniza ligjore e një dalje të mundshme të Britanisë së Madhe nga BE mbështetet parimisht nga neni 50 i Traktatit për Funksionimin e Bashkimit Europian (TFBE), që përcakton se, “Çdo shtet anëtar mund të zgjedhë të tërhiqet nga Unioni në përputhje me kërkesat e tij kushtetuese”. Por procesi vazhdon me negociatat me vendet e tjera anëtare të BE-së, mbi kushtet e tërheqjes dhe brenda dy viteve vendi duhet që të ketë arritur një marrëveshje me BE-në. Duke qenë që rasti i Brexit do të ishte hera e parë që ky proces do të vendosej në zbatim, askush nuk mund ta parashikojë nëse dy vjet janë një periudhë e mjaftueshme për të arritur marrëveshjen. Shumë ekspertë britanikë kanë filluar të shqetësohen për faktin që kjo çështje është shumë komplekse dhe e vështirë të përmbyllet brenda periudhës së përcaktuar nga ligji dhe kjo do të pasonte një fazë tranzicioni që do të rriste pasigurinë juridike dhe ekonomike të kontinentit. Traktati i tërheqjes nga BE miratohet nga Këshilli Europian me shumicë të kualifikuar e ratifikohet më pas nga Parlamenti Europian dhe parlamenti vendas.

Institucionet europiane do të përballeshin me një tjetër krizë besimi në tregjet ndërkombëtare derisa Britania dhe BE do të arrinin një marrëveshje për tregtinë e lirë mes tyre. Gjithashtu të gjitha energjitë e institucioneve evropiane dhe liderëve të saj do të përqëndroheshin për të shmanguar “efektin domino” të referendumeve të tjera të kërkuara nga rritja eksponenciale e partive euroskeptike, që të në të njëjtën kohë janë anti-emigracion në vendet anëtare të BE, të inkurajuara  nga dalja e mundshme e Britanisë së Madhe.

Gjithashtu rezultati i referendumit do të ketë një impakt të madh për vendet kandidate për antarësim në BE. Britania e Madhe ka qenë një mbështetëse e fortë e antarësimit të vendeve të Ballkanit Perendimor në Bashkimin Europia[2] pavarësisht qëndrimeve strikte për të plotësuar kushtet e vendosura nga Komisioni Europian. Dhe mbështetja e Britanisë së Madhe për zgjerimin lind për shkak se zgjerimi i BE, në këndvështrimin strategjik të Londrës, është një lëvizje shmangëse nga thellimi i bashkëpunimit të ngushtë në nivel europian. Sa më shumë anëtarë, aq më e vështirë për t’u menaxhuar në nivel politik.

Në të njëjtën kohë, procesi i zgjerimit do të pësojë ndryshim thelbësor në arkitekturën dhe brendësinë e saj si pasojë e reagimit të Bashkimit Europian ndaj rezultatit të referendumit. Tema e zgjerimit të BE do të kalonte në plan të dytë dhe vendet e Ballkanit Perendimor do të humbin busullën e procesit integrues si pasojë e forcës transformuese. Nga ana tjetër Britania e Madhe që ka fuqi ndikuese në Ballkanin Perendimor përmes Bashkimin Europian do të reduktonte ndikimin e saj në rajon.

Në samitin e organizuar në Londër nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në shkurt të 2016 liderët e Ballkanit Perendimor u shprehën se mbështesin qëndrimin e Britanisë së BE sepse kjo ishte një garanci më shumë për rrugën e integrimit europian të rajonit.

  1. Brexit, Referendumi britanik i parë nga Tirana

Shqipëria hyri në debatin e referendumit Britanik përmes një deklarate të kryeministrit Edi Rama në 22 shkurt të 2016 në samitin e Londrës, ku u shpreh se, “Nëse Britania largohet (nga BE), ne jemi gati ta zëvendësojmë atë. Por nuk besoj se do të ndodhë kjo”. Më pas, thirrja e Shqipërisë në debat erdhi në muajin prill kur ministri britanik i Drejtësisë, Michael Gove mori si shembull Bosnje-Hercigovinën, Serbinë, Shqipëria dhe Ukrahinën si model marrëveshje për tregtinë e lirë me BE. Përveç Ukrahinës, Bosnje-Hercigovina, Serbia dhe Shqipëria janë tre vende kandidate për Integrimin në Bashkimin Europian dhe kanë firmosur një marrëveshje të tregtisë së lirë me BE, përmes asaj që quhet marrëveshje e Stabilizim – Asocimit (MSA), që lejon shkëmbimin e lirë të mallrave dhe shërbimeve financiare pa qenë anëtarë. Mbështetësit e fushatës “Leave” për tu larguar e kanë parë këtë marrëveshje tregtare të replikueshme edhe për Britaninë e Madhe në lidhje me BE, ndërsa mbështetësit e fushatës “Remain” për të qëndruar e kanë ironizuar e ekzagjeruar këtë pozicion si të pamundur për t’u krahasuar duke marrë në total modelin shqiptar, si model i një vendi të korruptuar dhe të varfër.

Shqipëria, në këtë kontekst nuk do të ishte e interesuar për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian:

Në aspektin e jashtëm: Frenimi i procesit të zgjerimit nga dalja e Britanisë së Madhe do të reduktonte mbështetjen financiare dhe politike të BE ndaj rajonit tonë, si dhe ritmi i vendeve kandidate për të bërë reforma do të bllokohej në mungesë të karrotës. Brexit do të shoqërohej në paqartësi në rritje në rajon, ku vende që sot kanë qeveri pro-evropiane do të humbin terren kundrejt partive që janë për një alternativë tjetër orientimi. Alternativa politike dhe qeverisëse të afrimit me Rusinë do të merrte mbështetje në Ballkanin Perendimor dhe kjo do të kishte impakt negativ në pavarësinë e Kosovës dhe faktorin shqiptar në rajon. Rikthimi i nacionalizmit shovinist në rajon nuk është i pamundur në mungesë të një ideje konkrete europiane.

Në aspektin e brendshëm: Integrimi europian i vendit në BE është doktrina e vetme për të cilën palët politike në Shqipëri kanë një minimum konsensusi, edhe pse janë ndajnë këndvëstrime të ndryshme në mënyrën dhe shpejtësinë për të marrë nisma pro-europiane. Kriza e projektit të BE do të ulte ritmin e reformave të qeverive shqiptare sepse reformat kanë kosto politike dhe elektorale. Raportet e progresit të BE për Shqipërinë janë pikënisje të reformave të mëdha në vend, duke parë së fundmi mbështetjen e reformës në drejtësi, elektorale dhe në administratë. Legjitimiteti i reformave ligjore për procesin e integrimit europian do të mungonte dhe lufta politike do të ishte edhe më e polarizuar sec është aktualisht. Përvec aspektit të reformave, dalja e Britanisë së Madhe nga BE dhe reagimi i kësaj të fundit me krizën më të re do të kishte edhe kosto financiare për Shqipërinë.

  1. Konkluzione

 

Një dalje e Britanisë së Madhe (Brexit) do të impononte kosto të mëdha ekonomike mbi shtetet anëtare të BE-së, vendet kandidate dhe atyre që aspirojnë  për t’u integruar në Bashkimin Europian. Efekti domino i daljes së Britanisë së Madhe nga BE do të shoqërohej me rritje të ndikimit të partive euroskeptike që mund të kërkonin referendume të tjera për të dalë nga BE, çka do të dëmtonte në mënyrë të pashmangshme projektin europian, si një projekt paqeje dhe prosperiteti ekonomik. Bashkimi Europian do të merrte shumë kohë në rindërtimin e institucioneve të saj, duke lënë në përparësi proçesin e zgjerimit me antarë të rinj.

Procesi i Zgjerimit të BE drejt vendeve të Ballkanit Perendimor do të ndalonte për një kohë të pacaktuar, duke i lënë hapësirë një ekuacioni me shumë të panjohura, ku forca të tjera gjeo-politike synojnë të ndikojnë rajonit dhe për rrjedhojë të forcojnë partitë anti-europiane dhe hipernacionaliste.

Interesi strategjik i Shqipërisë përkon me filozofinë europiane të integrimit të rajonit në një organizatë vlerash të përbashkëta, që afron popujt në paqe.

Shqipëria do të refuzonte në planin afatshkurtër të realizonte reforma me kosto të mëdha financiare dhe sociale në mungesë të paqartësisë dhë vënies në dyshim të projektit europian në qendër. Shpërblimi për reformat  do të mungonte dhe kostot politike dhe elektorale do të ishin të pa mbështetura nga forcat politike.

Përsa më sipër, shqiptarët me të drejtë vote në referendumin Britanik që kanë një background emigracioni kanë shumë argumente për të votuar pro-qëndrimit të Britanisë së Madhe në Bashkimin Europian sepse kjo do të ishte një konfirmim për rrugën e duhur të ndërmarrë pas rrëzimit të komunizmit e këtej.

 Bibliografi e konsultuar

  • European Council (2016): European Council meeting (18 and 19 February 2016) – Conclusions, General Secretariat of the Council, February 19, http://www.consilium.europa.eu/en/meetings/european-council/2016/02/EUCO-Conclusions_pdf/
  • Brexit and the EU-UK deal: consequences for the EU

http://bruegel.org/2016/03/brexit-and-the-eu-uk-deal-consequences-for-the-eu/

  • US National Security Leaders: UK within the European Union is in US Interests

http://www.atlanticcouncil.org/images/UK_Referendum_Letter_Use_MP.pdfThe

  • Geopolitical Stakes of Bremain Vs. Brexit

https://www.youtube.com/watch?v=PhKhC5ScKmc

  • BE mes “strategjisë ” së Brex-imit dhe strategjisë së Zgjerimit

https://integrimieu.wordpress.com/2016/06/02/be-mes-strategjise-se-brex-imit-dhe-strategjise-se-zgjerimit/

  • BREXITBUILD-UP TO A REFERENDUM

http://www.economist.com/Brexit

  • Samiti i BERZH, Rama: Gati ta zëvendësojmë Britaninë në BE

 

http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=320151

  • Brexit, referendumi britanik i parë nga Prishtina

http://zeri.info/zerat/94330/brexit-referendumi-britanik-i-pare-nga-prishtina/

  • The Trade Costs of Leaving the EU

https://www.project-syndicate.org/commentary/brexit-high-trade-costs-by-roderick-abbott-2016-05

  • The Economic Consequences of Brexit

https://www.project-syndicate.org/commentary/brexit-economic-consequences-by-philippe-legrain-2016-05

  • I 5 Paesi che rischiano di più se vince Brexit

http://www.ilsole24ore.com/art/finanza-e-mercati/2016-06-09/chi-rischia-brexit–voti-20-paesi-200708.shtml?uuid=AD9bDRZ

  • A historic reminder, an ever-present dilemma? – Assessing Brexit’s potential consequences for European security

http://www.epc.eu/pub_details.php?cat_id=4&pub_id=6540

  • How will UK trade with EU post-Brexit? Pascal Lamy, Andrea Leadsom discuss – BBC Newsnight

https://www.youtube.com/watch?v=Z6LVNpfES8k

[1] http://www.bbc.com/news/uk-politics-32695399

[2] Member state preferences on CEEC enlargement: Britania: “Drivers” dhe Inclusive enlargement

Frank Schimmelfennig (2001: 50)

The Community Trap: Liberal Norms, Rhetorical Action, and the Eastern Enlargement of the European Union

https://www.ethz.ch/content/dam/ethz/special-interest/gess/cis/european-politics-dam/documents/People/Publications/Enlargement/Trap.pdf

Tags: edi rama
Previous Post

Përplasen 2 makina, 3 persona të plagosur

Next Post

Horoskopi për ditën e sotme, e dielë 19 qershor 2016

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Horoskopi për ditën e sotme, e dielë 19 qershor 2016

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.