Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në Kamëz. Burime nga policia kanë bërë të ditur se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.
Nga aksidenti mësohet se janë plagosur 3 persona, që ndodheshin në makinat e përplasura. Ata janë dërguare në Spitalin e Traumës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 minuta të mbrëmjes së sotme, ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.
















