Valbona Karanxha
Ajo cka ndodhi në Beograd ka ndezur shumë debate në Shqipëri por edhe në Sërbi. Ka pasur qëndrime positive ndaj Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në lidhje me fjalimin e tij në Beograd dhe ngritjen e tij në një simbol patriotizmi. Por, në mënyrë që të jemi më të qartë dhe objektiv, duhet të kuptojme nivelet e ndryshme të kësaj vizite dhe treguesit matës të suksesit, deshtimit, ose ruatjes të status quos midis dy vendeve.
Presioni në të cilin ndodhej Rama në vizitën e tij ishte i parashikuar nga shumë nivele politike të brëndëshme, dhe ndërkombëtare, këto si rrjedhojë e trysnisë nën të cilën dy vëndet ndodhen për të filluar një farë bashkëpunimi dypalësh. Qëndrimet e publikut ishin shtrirë në të gjithë spektrin, nga ana e aprovimit ndaj vizitës deri tek ajo e pengesës dhe protestimit në aeroport, por duke përfshirë këtu edhe palën serbe (nacionaliste) e cila kundërshtonte ardhjen e Ramës. Disa nga qëndrimet kundër vizitës së Ramës në Beograd u cilësuan si përcarëse në rajon, dhe nga ana tjetër vajtja u konsiderua si e domosdoshme për të vendosur urat e miqësisë në rajon.
Në fakt, bashkë me kolegët në Rrethin e Ferrit dhe Bleta Shqiptare u shprehëm hapur që vizita e Ramës ishte e pavënd dhe jo në kohë të përshtatshme. Ishim të bindur që nuk rrahëm ujë kot në hava, këto ishin gjëra që cdokush me sens dhe llogjikë të kthjellët do ta kuptonte që nuk ishte koha ende për të filluar negociata sepse ngjarjet e stadiumit ishin ende të freskëta. Këtu duke marrë edhe ne konsideratë faktin se publiku sërb me ardhjen e Vucicit në pushtet ka pritshmëri tjetër ndaj tij, dhe kjo u vërtetua katërcipërisht nga i gjithë takimi të cilin Vucic e quan të dështuar, ndërsa Rama e quan sukses.
Në planin politik, nuk mund të mohoet fakti që koha e vizitës së Ramës ishte mjaft e papërshtatshme dhe nuk parashikonte të jepte një produktivitet në krijimin e reciprocitetit dhe sheshimin e diferencave politike midis dy vëndeve lidhur me cështjet me te nxehta të rajonit . Axhenda politike e Ramës nuk ishte mjaft e qartë, e berë publike pak a shumë në fjalimin e tij mbajtur në konferencë shtypi, Rama e tregoi që ishte mjaft i ndikuar nga BE për hapjen e urës së bashkëpunimit. Mirëpo bashkëpunimi përpara krijimit të djalogut nuk mund të realizohet, dhe dialogu nuk mund të ndodh kur vetëm njëra palë është e interesuar sepse ndryshe kthehet në monolog. Sigurisht që Rama e kapërceu hapin e vendosjes së dialogut dhe harroi për një moment se pala serbe ishte e sforcuar në pritjen e tij dhe e detyruar nga presioni i BE, keshtu që gjuha e përbashkët mungoi, dhe nje pjesë e vizitës së tij në Beograd ishte mosfunksionale.
Në kontekstin politik, muajin e fundit Serbia është gjendur në një dilemë të fortë duke u përballur me personalitete politike të cilët kanë qënë të hapur për qëndrimin që i kërkohet Serbisë. Së pari, Senatori Amerikan Chris Murphy (D), vuri në pah domosdoshmërinë e integrimit të Serbisë ne BE, dhe shprehu shqëtësimin e tij për përfshirjen e saj nën influencën Ruse, gjithashtu Serbia është vënë përpara presionit rus dhe Vladimir Putinit që kërkon të tërheq vëndet të cilat anëtarësimi në BE po provon të jetë një proces jo frutdhënës, dhe e treta Serbia ndodhet në një situate politike jo të favorshme me Shqipërine e cila u krijua mbas reprezaljeve në stadiumin e Beogradit gjate ndeshjes Shqiperi Sërbi. Këto tre lloj situatash kërkojnë vëmëndje të vecantë nga K/M sërb i cili në këto momente po vuan të krijoj balancat dhe prioritet. Duke u vënë në pozita llogaridhënëse nga populli dhe elektorati i tij, Vucic i duhet të sakrifikoj dikë, dhe humbja më e vogël dhe e pavlerë për të në këto momente është sfidimi i delegacionit shqiptar mbas prononcimit të Edi Ramës. Po duket që Vucic nuk ka stomak të përtyp deklaratat e Edi Ramës dhe i mungon toleranca për cdo gjë që mban emrin shqiptar.
Për të kuptuar se cila ishte axhenda e Ramës në fushën politike duhet kuptuar se cfare kerkon Rama nga ky takim.
E para Rama do me cdo kusht të ketë përkrahje ndërkombëtare, tashmë ftohtesia e SHBA e ka ulur vet konfidencën e tij në diplomacinë ndërkombëtare. Kjo rënie e besimit pasqyrohet në vizitën e fundit pothuajse jo zyrtare ne SHBA, ose në dy vizitat e fundit në SHBA. Ramës i duhet një mbështetje ndërkombëtare sepse me të vijnë dhe favoret ekonomike nga Europa dhe potenciailsht nga vende të tjera. Mirëpo Rama është në periudhe prove tani, dhe nga shumë vizita që ka bërë nuk ka sjell asnjë produktivitet në vënd, përmënd këtu vizitën e tij në Kinë, si edhe samitet ndërkombtare të cilat janë të mbushura më burokracira dhe jo produktivitet.
E dyta, Rama nuk mund t’i shpëtonte pa e përmendur problemin e Kosovës, por edhe kjo si të thuash doli një shashkë për disa arsye. Cila ishte përqasja e Ramës? Një diskurs, në të cilin thuhet se Kosova është shtet i pavarur dhe i njohur nga 108 shtete dhe kur ndërkohë ju drejtua Vucic se ju jeni te mikpritur cilido te jete perceptimi juaj mbi Kosovën, sikur janë paradokse dhe sinjale mikse që dërgon Rama. Por në të vërtetë nuk tha ndonjë dicka që nuk dihej. Kosova është shtet i pavarur dhe Vucic e ka më se të qartë, dhe nuk është hera e parë që e dëgjon. Vucic e quajti provokim sepse detyra e tij si K/M i zgjedhur ja donte të mbante qëndrim, madje për të mbajtur elektoratin Vucic si të thuash qëlloi veten e vet në këmbë me plumb me deklaratën që bëri. Padyshim që Vucic i ka marrë parasysh tërheqjet e veshit dhe e mbylli vizitën e Ramës në një darkë misterioze dhe të shpjegueshme vetëm për të treguar se ai i hedh provokimet mbas krahëve dhe është i prirur për t’i hapur rrugë dialogut në të ardhmen.
E treta qëndron në pyetjen; a ka vënd për bashkëpunim kulturor dhe akademik ndaj dy vëndeve, sigurisht që ka, por kjo nuk është dicka që mund të vendoset si urë fillimisht. A mund të quhet si sukses, pa dyshim po, por nga ana tjetër, cili është interesi ynë në këtë mes. A po i japim të drjetën e studimit shqiptarëve në Luginën e Pershevës? Përpara se të bëjmë një dicka të tillë duhet të mbahet një qëndrim rigoroz për shkeljen e të drejtave dhe lirive civile të shtetasve shqiptar të asaj zone, dhe kjo nuk mund të kryhet me një vizitë, me një fjalim, por me anën e një bashkëpunimi dhe kërkesë të fortë llogarie ndaj qeverisë sërbe. Nuk mund të merren inisiativa duke anashkaluar problemet jetike të pasigurisë së shqiptarëve në atë zone dhe si kompesim t’i japim te drejta studimi. Shqiptarët e Pershevës ndodhen në një botë të vecuar, vetmuar dhe jo shqiptare, prandaj ata meritojnë rëndësi të vecantë, përtej mardhenieve zyrtare.
Përfundimisht, Edi Rama shkoi në Beograd me axhendë personale, të frymëzuar nga BE. Por duhet kuptuar që BE ka axhendën e vet dhe proceset e saj janë të mbushura me shumë burokracira të lodhshme. Këmbëngulja për t’u bërë pjesë e saj i shërben atij si forcë lëvizëse për të imponuar axhendën e tij në rajon. Por deri tani sic e thashë më lartë Rama nuk ka krijuar ende një imazh të tijin përvecse atij të një kozmopoliti europian i cili nuk është ajo që i duhet vëndit sepse një imazh i tillë nuk ka thelb edhe substancë për pozitiën e tij në Europë dhe rajon.















