• Latest
  • Trending
  • All

Rikthimi: Një kolonel dhe një ikonë sërish në Shqipëri

12/11/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 15 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Rikthimi: Një kolonel dhe një ikonë sërish në Shqipëri

12/11/2014
in Aktualitet, Histori, Lajme

Shqipëria e 1917-1925 në letrat dhe dokumentet e francezit Andre Ordioni. Sot, pasardhësit e tij udhëtojnë për në Voskopojë

Duhet të ketë qenë një burrë energjik. 62-vjeçari i ngjiste bjeshkët e Vermoshit në këmbë si një djalë i ri. Një ushtarak i vërtetë që përzihej me njerëzit e thjeshtë, me ushtarët, një njeri që kalonte nga shurdhimi i topave në llogoret e Manastirit në nostalgjinë e një fushe të mbushur me xixëllonja diku andej nga Voskopoja, një njeri i dashuruar me “gjolin” tonë, me liqenin e Pogradecit, por gjithashtu edhe një njeri fort i lidhur me familjen dhe një baba i dhembshur. Ai quhej Andre Ordioni (1862-1933), ishte kolonel në ushtrinë franceze, me origjinë korsikane, i biri i një farkëtari, me banim në Auxerre. Fati ia desh që të jetojë në Shqipëri përgjatë një periudhe fort të rëndësishme të historisë sonë, përgjatë viteve 1917-1925. Në fillim ishte komandant regjimenti në zonën e Pogradecit dhe Mokrës, më pas komandoi njësi të tëra në luftimet në Manastir, u kthye në Korçë ku ishte një ndër figurat kryesore të “Republikës së Korçës” dhe më në fund, deri në 1925, ishte përfaqësues i Francës në Komisionin Ndërkombëtar të Caktimit të Kufijve. Ishte komandant i Legjionit të Nderit, mbajtës i Kryqit të Luftës 1914-1918 dhe shumë medaljeve jofranceze, mes të cilave edhe i urdhrit të Skënderbeut.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Me emrin e tij sot lidhen dy lajme. Para pak ditësh doli në qarkullim libri me titull “Një oficer francez në Ballkan”, i cili përmban letërkëmbimin dhe një pjesë të kujtimeve e studimeve të veta mbi Shqipërinë, të mbledhura nën kujdesin e nipit të tij, Dominique Dangyu des Deserts (Një oficer francez në Ballkan, Vëllimi I, përkthyen Tomi Nakuçi, Luan Rama, Lorena Dedja, Papirus, Tiranë 2014, 604 faqe, çmimi 1500 lekë). Lajmi i dytë është se pikërisht sot pasardhësit e tij do të marrin rrugën për në Voskopojë, andej nga gjyshi e stërgjyshi i tyre kreu bëmat që la në shënimet e tij të zverdhura nga koha. Një ikonë, që ai kishte marrë me vete në Francë, do t’i rikthehet kishës vendase. Historia e kësaj ikone është krejt e veçantë. Më 18 janar 1918 koloneli i shkruante vajzës së tij, Monik, se kishte marrë një ikonë të vyer në një nga kishat e Voskopojës. Brigitte Rusanov, mbesa e kolonelit, që e trashëgoi ikonën e kthen tani sërish në vendin ku i përket të qëndrojë.

Nipi i Ordionit ka rrëfyer se shënimet, letrat, foto dhe hartat e gjyshit i pat gjetur në një bodrum të heshtur dhe ato i kishin ngjallur një kërshëri të paparë. Në fakt, libri që kemi pasur në dorë këto ditë është vërtet njësoj sikur të zhytesh në një bodrum të vjetër, në një botë ku njerëzia ishin më të thjeshtë e më të dëlirët, por që kaploheshin hera-herës nga marrëzia vrastare, të cilën nuk e shpjegonin dot as vetë, dhe herë të tjera nga dhembshuria e pafund.

Në luftë e në paqe

Një pjesë e mirë e shënimeve të tij janë të mbushura me bëma lufte. Ai lavdëron e lavdëron pa pushim “djemtë e tij” sikurse i cilëson ai ushtarët në front të cilët “kapërcenin Gurin e Kamjes sikur të ishin dhi të egra”. Me këtë rast koloneli na qartëson edhe shumë gjëra mbi Armatën Franceze të Lindjes, që u krijua në 1917 kur Franca vendosi të ishte pjesëmarrëse direkte në luftimet në Ballkan. Ishte pikërisht kjo armatë me të cilën u bashkuan ushtarët shqiptarë të Esad Pashës. Këta nuk ishin të vetmit të huaj të bashkuar me francezët. Ordioni flet me një lehtësi të çuditshme për këmbësorë vietnamezë luftojnë kundër bullgarëve apo austro-hungarezëve në malet e Mokrës, apo për senegalezë e marokenë, trima të çartur, që çajnë mbi llogoret e armikut. Sot mbase është e vështirë të përfytyrojmë vietnamezë, marokenë apo senegalezë që shëtisin rrugëve të Korçës apo Pogradecit, si të ardhur nga një botë tjetër. Por ja që ka qenë e vërtetë.

Ordioni ishte njeri i luftës. Kjo s’do mend. Ajo ishte jeta e tij. Por të habit dhembshuria me të cilën ai kujtohet për fëmijët e luftës. Sapo vendoset një periudhë paqeje atij i shkon menjëherë mendja tek ata, fëmijët që vuanin të parët marrëzitë e të mëdhenjve. Kërkon me çdo kusht t’u rihapë shkollat, t’u gjejë librat, t’u mësojë këngë e vjersha. Pastaj, pas kësaj bie herë-herë në nostalgji teksa ushtarët e tij pushojnë të drobitur nga një luftë e gjatë. “Nënë, është një emër i ëmbël që e kam dëgjuar aq shpesh në luftë nga të plagosurit rëndë kur afronin çastet e tyre të fundit – shkruan ai – këndej, në këto vende të largëta, kjo fjalë më është dukur se ka një domethënie më të madhe, më humane. Nënë!… Për shumë nga ushtarët e mi, kjo fjalë është thënë si një frymëmarrje me pëshpërimën e fundit të shpirtit. Ç’trishtim i pamasë!”.

“Dorë e hekurt, me dorezë të kadifenjtë”

Më 11 nëntor 1918 edhe në frontin e Lindjes u vendos armëpushimi mes Antantës dhe Boshtit. Bota duhej të mbante frymën pezull derisa Konferenca e Paqes të vendoste mbi fatin e saj të brishtë. Pikërisht në këtë kohë, Ordioni u emërua administrator i “territorit të vogël të Pogradecit që përfshinte 64 komuna dhe më pas i të gjithë Shqipërisë franceze”. Dëshmitë që ai ka lënë pas në lidhje me “Republikën e Korçës” janë absolutisht të dorës së parë jo vetëm për studiuesit e periudhës, por edhe për kuriozët e historisë. “Duhet që triumfi i së Drejtës të ushtrohet në të gjithë botën – shkruan ai në dhjetor 1918 – do të veprojë pa u lodhur, duke goditur me një dorë të hekurt, veshur me një dorezë të kadifenjtë. Vitin e kaluar, kur kryesova në Korçë ‘Këshillin e Luftës’, veprova po kështu: ekzekutimet e shpejta, fill pas dënimeve të pamëshirshme, krijuan efekte shpëtimtare në një popullsi të tronditur e me halle, madje deri në portat e tyre, nga një armik i guximshëm, komitaxhinjtë që ishin në shërbim të Austrisë. Dhe rezultatet u dukën menjëherë: gjithçka u vu në rregull, spiunët e ndaluan trafikun e tyre të urryer dhe ushtria mundi t’i përkushtohej plotësisht luftës…”. Koloneli ishte ushtarak në luftë. Shumë herë do t’i duhej t’i harronte xixëllonjat dhe dallëndyshet që kishin bërë fole në ballkonin e tij në Korçë.

Telashi i rëndë i kufijve

Që nga prilli i 1923-it e deri në gusht të 1926-s kolonel Ordioni ishte përfaqësues i Francës në Komisionin Ndërkombëtar të Kufijve. Veproi dhe ndikoi në caktimin e kufijve në Vermosh dhe në zonën e Shën Naumit. Disa herë shprehet shumë i lumtur që qeveria e tij nuk i dërgonte asnjë udhëzim në lidhje me qëndrimin që duhej të mbante në lidhje me fiksimin e kufijve të shtetit të ri shqiptar. “Vetëm kështu jam me të drejtën”, shkruan ai në një prej ditarëve. Porse kjo nuk vazhdoi gjatë, sepse qortimet për mbrojtjen e shqiptarëve, apo të së Drejtës, sikurse e cilëson ai nuk vonuan të vinin. Më 1925-n vetë Kryeministri francez, Herriot, i tërhoqi veshin “për mungesë konsultimesh paraprake”.

Sot te ne janë ende të gjalla diskutimet, më shumë politike sesa historike, mbi Vermoshin dhe Shën Naumin, mbi faktin nëse ato u shitën nga Ahmet Zogu dhe të tjerë politikanë vendas, apo ashtu vendosi politika ndërkombëtare. Në shënimet e kolonelit përgjigjja është aty, e fshehur në udhëtimet e tij pa fund, në tentativën për ta vrarë sipas të njëjtit skenar me të cilin u vra italiani Tellini dhe sidomos me ndjenjën e keqardhjes kur dëgjon përfaqësuesin shqiptar, Mehdi Frashëri, teksa flet nëpër dhëmbë: Ah, sa keq kur je një popull i vogël.

(Të gjitha citimet dokumentare dhe fotot që janë përdorur në këtë shkrim janë marrë nga botimi shqiptar i “Papirus me lejen e vetë botuesit. fa.bax.).

Francezë në shpellat e Gorës

23 janar 1919

“…Ndërkohë që fasulet zienin e rrotulloheshin në ujin e nxehtë, hapëm kutitë e konservave, por ato për fat të keq kishin ushqime të skaduara. Të gjithë u ngrysëm në fytyrë. Ushqimet që mendonim se po përgatisnim nuk ishin siç i prisnim: pinard (vera e holluar me ujë) kishte ngrirë, buka ishte mykur, konservat dolën të prishura, pra na mbeteshin si ushqim i saktë fasulet, që i mendonim si ushqim i butë pranveror. Ndërkohë e shtrëngova rripin edhe tri vrima më shumë. Pas tri orësh, me naivitetin tim dhe nisur veçanërisht nga stomaku i uritur, mendoja se do ishin zier dhe më së fundi do të hanim diçka që të na ngrohte në atë temperaturë të akullt që na mundonte së tepërmi. Por fasulet s’donin që të haheshin dhe mua më dukeshin akoma edhe më të forta se kur i hodha në tenxheren e ushtarëve të mi. U përpoqëm t’i thërrmonim që të ziheshin më lehtë në zjarr, por edhe zjarri s’donte të shtohej edhe pse i frynim me gjithë mushkëritë tona… Lodhja dhe uria na dërmuan dhe ne u strukëm rreth zjarrit me barkun bosh nga ai furnizim i mirë. Dhe unë ëndërroja për ato çka mbeteshin në tavolinën tonë. Në gjysmëgjumë, kur stomaku ulërinte gjithë zhurmë, i provova sërish fasulet tona demokratike që po lutesha të ishin më pak të forta. Por asgjë nuk kishte ndryshuar dhe ora njëzet e një pa ngrënë po afronte. Baltazari (kali) dukej se s’na përfillte, pasi po hante tërshërën e tij pa pasur nevojë që të zihej. Dhe përsëri e shtrëngova rripin tim mbi barkun bosh si ajo shpella që na strehonte…”.

Shën Naumi në 1923…

Një manastir i famshëm – i vendosur mirë mbi një shkëmb që ngrihet mbi 50 metra mbi liqenin e Ohrit, aktualisht manastiri i Shën Naumit po debatohet ashpër midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë. Si njëra palë ashtu edhe tjetra janë aq të angazhuara pas saj, saqë nëse Konferenca e Ambasadorëve do t’ia jepte njërit apo tjetrit shtet, ata do ta rrëmbenin atë me forcë. Sidoqoftë, do duhet që ta ketë dikush nga ata që e kërkon aq shumë këtë vend të bukur. Por le t’ia lëmë gjykatës supreme (Gjykata e Hagës) dhe të presim me durim vendimin përfundimtar që do të bazohet me siguri në argumente të sakta dhe të drejta. Por për çastin le të mbetemi në terrenin thjesht turistik dhe le të admirojmë këtë pikë të mrekullueshme për ujëra të gjallë e të kthjellët ku lëvizin e rriten shumë peshq të shijshëm.

Manastir, ku tani jetojnë dy murgj (një shqiptar dhe një serb), si roje të objekteve të shenjta dhe të relikeve që adhurohen, i përket shekullit X dhe është një vend pelegrinazhi për besimtarët. Dikur këtu kurorëzoheshin mbretërit ballkanikë, çka bëri që manastiri të marrë një rëndësi morale të konsiderueshme, por atë e kërkojnë si ortodoksët ashtu edhe myslimanët. Diçka vlen të përmendet, sepse këta të fundit që s’kanë asnjë lidhje, ushqejnë pretendime po aq të forta dhe që nuk justifikohen aspak. E megjithatë duhet pranuar që myslimanët dhe ortodoksët mblidhen së bashku gjatë ceremonive të mëdha në manastiret e famshme. Këto manifestime kanë si qëllim që të tregojnë se një tolerancë e madhe ekziston midis tri besimeve në Shqipëri. Në kohën e festës së Pashkëve, myslimanët shkojnë në portën e kishës për të festuar fundin e ceremonisë. Po kështu edhe për Bajramin mysliman, kristianët përzihen me myslimanët për të gëzuar bashkë me ata. Madje, as njëra palë dhe as tjetra nuk kanë pretendime fanatike dhe një harmoni e madhe zotëron ndër ata…

Manastiri i Shën Naumit me burimet që sapo folëm, me rrjedhjen e Çërravës që derdhet pak më në perëndim të Shën Naumit dhe me gjelbërimin e bollshëm, përbën sipas meje një oaz të kënaqshëm e një vend të freskët për të kaluar atje një pjesë të mirë të vitit. Kisha e manastirit nuk të ofron asgjë interesante dhe ne shpesh kemi pasur rastin të flasim për figurat naive, subjektet biblike që zbukurojnë muret, disa radhë stolash dhe kolona të gdhendura, ikona shenjtësh, një ikonostas që tregon shkëlqimin e Orientit, e zbukuruar shumë me dhurata dhe ‘ex-voto’.

Për të bërë pelegrinazhin dhe veçanërisht për të admiruar peizazhin e bukur që rrethon liqenin dhe manastirin vijnë këtu nxënësit e shkollave nga Jugosllavia dhe Shqipëria. Fusha e Pogradecit është unikale: ajo është e pasur me gështenja, dhe ato të voglat na ishin aq të dobishme gjatë dimrit të vitit 1917-1918, kur ne flinim në lartësitë mbi 2000 metra. Manastiri është në fakt një margaritar që serbët e shqiptarët e debatojnë me kaq forcë dhe nisur nga njohja ime e thellë e vendeve këtu, më lejohet të them: edhe pse gjykata supreme nuk është prononcuar ende, kam bindjen e thellë që manastiri i Shën Naumit, edhe pse s’do t’u pëlqejë miqve të mi serbë, do të jetë shqiptar”.

…dhe në 1925

“…Meqë parlamenti shqiptar nuk po vendoste, ngurronte të shprehej mbi çështjen fatkeqe të manastirit të Shën Naumit, që kishte bërë të derdhej kaq shumë bojë, Komisioni nuk ngurroi të transportohej aty me qëllimin që të mbaronte me të…

Komisioni i caktimit të kufijve e kishte studiuar mirë çështjen, dhe ishte sidomos ana ekonomike që ishte menduar. Është e qartë se atje ka një grup në jug të liqenit të Ohrit (Pogradec, Starovë, Shën Naum…) që mund të jetojë, që mund të vetëmjaftohet. Ky është një cep i pasur që mund të jetojë i lumtur me resurset e panumërta të liqenit (trofta, gjah, ujë, vreshta, gështenja…) ndërsa po u nda më dysh, do t’ia dalë me vështirësi të mjaftojë. Ngaqë Ohri është tepër larg për të furnizuar Shën Naumin, ndërsa Pogradeci s’mund ta bëjë më pas ndarjes. Është e vërtetë që mund t’i drejtohen kontrabandës, por kjo s’është zgjidhje e vërtetë…”.

Koloneli: Kur do të bëhet Shqipëria

Sarandë 18 tetor 1925

“E shtrenjta ime Monik,

Pas pak do t’i hipi anijes për të ardhur përsëri në Perëndim… Sido që të jetë, do doja t’i dërgoja lamtumira të tjera Shqipërisë, sikur të mos kthehesha më. Mbi të gjitha, këto janë urimet e mia më të mira e më të sinqerta që dua të dërgoj edhe pse jo përmes telegrafit.

Duke lënë këtë tokë të shqiptarëve u uroj atyre paqe e begati. Duke luftuar për pavarësinë e saj më 1918, duke kontribuar në përcaktimin e kufijve dhe për pasojë në krijimin e një shteti të lirë e të pavarur, unë do të interesohem gjithnjë për fatin e saj: do të duartrokas sukseset e saj dhe do të vuaj për hallet e saj.

Duke e lënë Shqipërinë, bindja ime është se ky vend i ka të gjitha burimet natyrore për t’u bërë një vend i begatë. Po të punohet me mençuri, Iliria e re mund të bëhej Zvicra e Ballkanit, duke hyrë në Lidhjen e Kombeve dhe duke qenë pak a shumë si bija e saj… Asgjë nuk i mungon këtij vendi piktoresk ose në fakt i mungon diçka dhe ky do të jetë konkluzioni im: i mungojnë njerëzit, njerëz të aftë që të dinë të vlerësojnë. Dhe në këtë anë ka shumë për të bërë: veç dy kolegjeve franceze në Korçë dhe në Gjirokastër, përfshi edhe përpjekjet e katolikëve të veriut, duhet të paktën edhe një gjeneratë tjetër që të mund të ketë njerëz të kultivuar, të aftë për të administruar e qeverisur me drejtësi.

Njerëzit e shtetit nuk improvizohen më në ditët tona dhe nëse duam t’i japim vlera këtij vendi dhe të bëjmë një shtet të begatë, duhet që të rinjtë e seleksionuar e të zgjedhur midis më inteligjentëve, të bëjnë sa më parë stazhe në shkollat e Francës, Anglisë ose Italisë. Por inteligjenca është diçka e përhapur në Shqipëri. Kudo pikas guximin dhe njerëzit e ditur do të vijnë në kohën e vet. Kjo është dëshira ime e fundit. Atëherë kur njerëzit e drejtë, të ndërgjegjshëm e të ndershëm do të marrin në dorë fatet e Shqipërisë, vendi i shqiptarëve do të bëhet një vend i kërkuar për natyrën e tij tërheqëse, vendet e virgjëra, panoramat e panjohura, për rrafshnaltat dhe mikpritjen e madhe”.

Previous Post

Beogradi: Sukses, deshtim apo ruajtje e status quo-se?

Next Post

Pasqyra e shtypit (12 nëntor 2014)

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Pasqyra e shtypit (12 nëntor 2014)

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.