Për një gjë askush nuk mund ta akuzojnë, për angazhimin në fushën e lojës, për këtë tregon më së miri gjendja e trupit të tij. Valon Behrami përherë ka akull për rreth, i cili e ka përcjellur gjatë tërë karrierës.
Ai nuk mund të imagjinojë një lojë pa dhimbje. “Sikur mos të kisha dhimbje në stilin e lojës që bëjë, do të bëja diçka gabim”, tha ai. “Lëndime janë gjithmonë me mua. Po, pas përfundimit të karrierës, trupi im do të jetë i papërdorshëm”, tha Behrami për Blick.
Pas humbjes me Francën, që pati paraqitje të dobët, Behrami vet i kërkoi shefit të medieve në Federatën zvicerane, Marco von Ah të flas për media, ta thoshte atë që e mendonte: “Ishte gabimi im”. Lëndimet e kanë përcjellur gjatë tërë karrierës dhe gati në secilin kampionat, Behramin, janë 11 lëndime të identifikuara deri më tani.














