Nënkryetari i PDK-së, thotë se “Kushtetuta është e qartë” dhe se PDK e ka mandatin për të qeverisur me vendin.
Në “Zonën B” të Klan Kosovës, Kuçi, duke komentuar Nenin 95 të Kushtetutës së Kosovës, thotë se sot kemi hyrë në një fazë të ngutshme politike.
“Marrëveshjet e tilla duhet të kenë dy reflektime: rrugën institucionale dhe ligjin. Kushtetuta është e qartë e edhe ligjet tona”, thotë ai.
“Legjitimiteti ka kuptim demokratik, që partia që fiton e bënë qeverinë. Herën e parë e të dytë është mandati i kandidatit të kësaj partie”, thekson Kuçi, duke shtuar se jemi në një fazë kur Qeveria do të menaxhohet ose me PDK ose shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme.
“Presim certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve. Të shohim. Kudo në botë identifikohet fituesi dhe pastaj bëhet mandati. Këta që kanë bërë marrëveshje kanë mundur ta bëjnë para zgjedhjeve. Partia që fiton ka legjitimitetin qytetar. Nëse nuk e ka të Kuvendit, shkon në zgjedhje. Kjo është çështje e qartë. Ndryshe, me cilën logjikë do të kishim garë zgjedhore”, ka thënë Kuçi