• Latest
  • Trending
  • All

“Baraba! Baraba!”

27/10/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 4 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

“Baraba! Baraba!”

27/10/2014
in Opinion

Ermal GJINAJ

Nëse provat kundër kombëtares së Shqipërisë do të kishin qenë kaq kokëforta dhe të pakundërshtueshme, nëse do të kishte patur qoftë edhe një detaj që të bënte lidhjen mes trazirave të 14 tetorit në stadiumin e Beogradit dhe zyrtarëve të Federatës Shqiptare të Futbollit, me siguri presidenti i UEFA-s, Mishel Platini, s’do të kish patur nevojë të prononcohej nëpër media, duke ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në vendimin e Komisionit të disiplinës. Më shumë se një herë madje. Fillimisht duke lëshuar broçkullën e dron-it me bombë, më pas duke kërkuar mospërfshirjen e politikës në sport dhe në fund, haptaz fare, duke paralajmëruar ndëshkimin e rreptë të të dy federatave. Federatës serbe, që ishte përgjegjëse për organizimin dhe Federatës shqiptare, që as tifozë nuk ishte lejuar të sillte në Beograd. Kaq shpesh, Platini nuk kishte folur as kur u gjend në mesin e një skandali mbarëbotëror, që lidhej me votimin për zgjedhjen e vendit organizator të Kupës së Botës 2022, ku fitues doli Katari. Presidenti i UEFA-s foli vetëm një herë, për të hedhur poshtë akuzat dhe mohuar që punësimi i të birit si drejtor në një kompani sportive katariote kishte lidhje me votimin. Nuk bëri thirrje atëherë për ndalimin e ndërfutjes së politikës në sport. Ndoshta sepse për ta përgënjeshtruar do të kishte mjaftuar darka e presidentit francez, Nicolas Sarkozy, me katariotin “strumbullar” të skandalit të ryshfeteve, Bin Hammamin, në të cilën vetë Platini ishte ndërmjetës dhe i pranishëm. Një përzierje e fortë e politikës dhe e sportit, me presidentin e UEFA-s në qendër.
Një “merak” ky i përzierjes së politikës me sportin, që nuk e pati këtë javë plot akuza e kundërakuza, presidenti i FSHF-së, Armando Duka. Në një kohë kur të gjithë shqiptarët, sportistë e politikanë, në Shqipëri, Kosovë e nëpër botë, e shihnin trepikëshin në tavolinë, si vendimin më të mirë për të vënë drejtësi mbi atë që kishte ngjarë në Beograd, Presidenti Duka zgjodhi të ndërrojë kostum dhe të veshë atë të politikanit. Duke deklaruar se nuk i interesonte trepikëshi dhe se për momentin, shqetësimi i tij madhor ishte miqësia mes dy vendeve. Çudi e madhe! Ndërkohë që autoritetet serbe të futbollit na akuzonin për të bëra e të pabëra, dhe kërkonin me forcë trepikëshin në tavolinë, me qëllimin për t’u zhveshur nga përgjegjësia me të cilën i ngarkon mungesa totale e organizimit, që rrezikoi edhe jetën e futbollistëve të Shqipërisë në ato pak sekonda, Presidenti i federatës sonë e kishte mendjen tek miqësia mes dy popujve(!)
Të gjithë këta elementë, bashkë me lobimin e fuqishëm që nisi menjëherë pas ndeshjes nga ana e autoriteteve serbe – ndërkohë që ne, të ngazëllyer prej “ngritjes së flamurit” mu atje, në Beograd, apo qëndresës burrërore me grushtet shtrënguar, na u deshën 24 orë të organizohemi, të mbledhim veten e të fillojmë përpjekjet tona – me siguri që kanë ndikuar në vendimin e padrejtë që mori komisioni i disiplinës i UEFA-s, duke na futur të gjithëve në një thes, serbë dhe shqiptarë, organizatorë dhe mysafirë, agresorë dhe viktima, të marrët që ulërinin për të vrarë shqiptarët, dhe shqiptarët që vraponin për mburojë nën rrebeshin e gurëve të tifozëve dhe shkopinjve të policëve. Ndonëse shenjat nuk ishin premtuese që në krye të herës, kishim preferuar që ta “vdisnim” të fundit shpresën për drejtësi, të bindur ndoshta se ata, evropianët e UEFA-s, do të merakoheshin më shumë për zbatimin e parimeve mbi të cilët janë ndërtuar të gjithë ngrehinat e institucioneve të tyre, dhe jo mbi dëshirat për të vendosur ekuilibër atje ku vetëm barazi s’mund të ketë. Mund të themi që mbas këtij vendimi, serbët ia dolën! Përpjekjet e tyre, ashtu sikurse dhe frika që i detyron europianët “t’i hapin rrugë budallait”, arritën të krijojnë në institucionet më të lartë, evropianë dhe të UEFA-s, një turmë që e “pyetur” për të vendosur se kë do të donte të “çlironte” nisi të thërrasë, fillimisht mbyturazi e më pas me zë të lartë: “Baraba! Baraba!” Dhe kështu u bë. U dënuam edhe ne (një faktor lehtësues ky për Serbinë, pa dyshim). I “lau duart” edhe Platini. Ky ishte dënimi ynë i parë. I dyti është që, do të na duhet të dëgjojmë edhe për pak kohë moralizuesit që përpiqen të na kompleksojnë pse u ndiem mirë kur, edhe një copëz simboli mbi një pëlhurë që fluturon, arriti të na bashkojë në një shpërthim nacionalizmi, kurrsesi shkatërrimtar. Për të na ngushëlluar mbetet vetëm kënaqësia e pakrahasueshme që na dha skuadra e Shqipërisë për 41 minuta në fushën e blertë të Beogradit, aty ku u ndiem superiorë. Me futboll, pa politikë. Apo jo, Mishel?

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021
Previous Post

Mashalla, Kosovë!

Next Post

Merimanga dhe shqiptarët në rrjetin e spiunëve

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Merimanga dhe shqiptarët në rrjetin e spiunëve

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.