• Latest
  • Trending
  • All

Balona me flamur, që tronditi serbët

17/10/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 16 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Balona me flamur, që tronditi serbët

17/10/2014
in Opinion

Nga Zaim KUÇI

U thanë dhe stërthanë, u karikaturizuan dhe u qeshëruan ato që ndodhën në stadiumin serb, por le të sjellim një tjetër kënd vështrimi se çfarë fshihej pas kësaj loje futbolli, a ishte rezultat trazire tifozash apo skenar i mirëpërgatitur serb?   Sipas meje, ajo që ndodhi në këtë stadium dhe qëndrimi i mëpastajshëm zyrtar serb, tregoi se situata e krijuar ishte një fushë betejë me skenarë të përgatitur për t’u zhvilluar, para, gjatë dhe pas ndeshjes që, ushtarakët mbi këto skenarë ndërtojnë vlerësim situate. Në këto skenarë ndërthureshin qëndrime politike dhe diplomatike të një historie të shkuar që sa vjen dhe trazohet në hapsirën e gjeopolitikës konfliktuale serbe.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Ajo që u bë keq në këto skenarë ishte prezenca me forca në ekstremitet në të gjitha situatat, e cila tregoi më shumë paaftësinë e rendit serb për ta demostruar këtë forcë, më pas dhe për të menaxhuar një situatë të pritshme të mundshme. Ajo që ndodhi në Beograd erdhi nga mbimobilizimi me mjete dhe forca, gati në kufijtë e një situate të vlerësuar- Shtetrrethim. Stacionimi i kësaj force para fillimit të ndeshjes zbuloi atë që parashikohej të zhvillohej nga vetë serbët në këtë lojë, ku dihej se tifozët shqiptarë ishin tejet të limituar kohë më parë nga vetë shteti serb. Në këtë lojë, sigurisht serbët e dinin se “kundërshtarë” kishin pjesëtarët e ekipit të futbollit, të medias dhe të ftuarit vip. U dhunuan futbollistët nga tifozët të ndihmuar nga ata që duhej t’i mbronin siç parashikojnë rregullat e zhvillimit të lojës. Ateherë, kujt i shërbyen ato më shumë se katër mijë forca të rendit? Ushtarakisht, e pakuptimtë… planifikuan forca me kundërshtarë imagjinarë.

Balona, shkak për të filluar betejën kundër shqiptarëve?    Terreni antishqipar tashmë u duk se kishte kohë që përgatitej. Duhet kuptuar se irritimi serb kishte filluar qëkur ata u nisën për të ardhur në stadium, pra ishte një organizim. Është e turpshme të merret në konsideratë për t’u vlerësuar irrituese një balonë si ato të fëmijëve, ku varej një banderolë me simbole kombëtare. Dhuna e ushtruar mbi sportistët ishte një element barabar, që zor bota e civilizuar do ta gëlltisë atë. Kemi parë irritime huliganësh në stadiume, por ata janë të veçuar, të grupuar, por kurrë nuk kemi parë një urrejtje në kor në një stadium të tërë me thirrjen “vdekje shqiptarëve”. Ata vepronin të orkestruar, të mirëdirigjuar, kjo është për të analizuar, kjo duhet t’i shërbejë Evropës si analizë për veprim. Sa herë u shkelën hapsirat ajrore të shteteve elitë nga avionët gjuajtës luftarakë rus, edhe pse ishin shumë larg kufirit të tyre, edhe pse Rusia ishte në gjendje lufte, dhe u mjaftua me notë proteste simbolike midis shtetesh- kjo në emër të ruajtjes së paqes.

Serbët nuk u trembën aq shumë as dhe nga avionët gjuajtës dhe bombardues më të sofistikuar të vendeve më elitare dhe demokratike të botës, të marsit të ’99-tës, se sa u trembën nga balona lodër fëmijësh, e cila nuk ishte as helikopter apo dron zbulimi.    Flamuri ishte një revoltë e një pakice tifozësh shqiptarësh që nuk mundën të hynin si qytetarë të Ballkanit për të parë një lojë futbolli. Teknologjitë kanë avancuar dhe banderola simbolike në këtë stadium sherri tregoi sa larg dhe sa e vjetruar është sjellja serbe në sofrën ballkanike dhe europiane.  Serbët përfundimisht e kanë humbur Kosovën, histeria serbe e shumë mediatizuar në botë përforcoi edhe më shumë të padëshirueshmen, kthim mbrapa, duke rritur distancën Prishtinë-Beograd.

Post ndeshja    Ajo që duhet të na shqetësojë ne shqiptarëve është fakti se serbët janë ekspertë manipulues të kontinentit tonë. Ata dinë të transformojnë lajmin, imazhin të cilin e kanë prodhuar me kujdes në laboratorët e sajimeve duke futur në lojë kartën e nacionalizmit shqiptar edhe me fqinjët tanë. Më keq se kaq, ata kanë organizma dhe shtete në Europë dhe më gjerë që i mirëlobojnë. Diplomacia e jonë është ende larg këtij lobingu të kërkuar edhe pse kemi çfarë të shesim për imazh, atë që ndodhi dhe të tjera sjellje modele shqiptare ndaj të huajve.

Realisht pamjet filmike e vendosin shtetin serb absolutisht në bazën e akuzës, kjo varet edhe nga sa të aftë jemi në vijimësinë e çuarjes deri në fund të kësaj situate që sipas meje diskreditoi Serbinë dhe lartësoi krenarisht qëndrimin paqësor të atyre sportistë përballë një tifozerie rebele dhe një force të madhe sigurie por totalisht inegzistente. Asgjë nuk nxiti dhe turp të analizosh veprimin paqësor të marrjes së simbolit kombëtar nga ana e sportistëve tanë dhe t’ia dorëzosh personit zyrtar te fushës së lojës, kjo është qytetare, më tepër patriotike.

Vizita e pritshme e Kryeministrit shqiptar në Beograd.   Janë dy pamje për t’u vlerësuar, së pari pala serbe ende është larg për t’u afruar në sofrën e shtruar për diskutime ballkanike. Ata, mendoj se sajuan mediatikisht edhe këtë çorbë të prishur për të qenë larg këtij bashkëpunimi, dhe së dyti, ata kanë një aleat të vetëm strategjik, ajo është Rusia. Aktualisht, Serbia për Rusinë është një prioritet emergjence, ajo do të luajë të gjitha kartat e mundshme (me te ndjeshmen- ekonomike) për të forcuar interesat e saj.    Pa rivlerësuar tradicionalen serbe, urrejtjen ndaj nesh, duhen marrë në konsideratë edhe lëvizjet e fundit të suksesshme të Kryeministrit Shqiptar drejt Evropës, sigurisht ato nuk janë sukses apo të vlerësohen të tilla për politikën serbe. Kuzhina propagandistike serbe nxitoi dhe prodhoi fabrikime të palogjikshme madje edhe qesharake, duke na dhënë pamje të dyshimta ndaj vizitës së pritshme të kryeministrit tonë, por kjo nuk duhet të jetë pengesë për palën shqiptare. Koha ka ardhur që të kuptohet mirë se 7.5 milionë shqiptarë, brenda dhe jashtë kufirit, tashmë janë faktor në rajonin e Ballkanit. Vizita në

Beograd, në situatën e krijuar, nuk është e lehtë për t’u zhvilluar, por është e domosdoshme për t’u realizuar. Ai shkon atje politikisht i qartë, me kufij tashmë të kthyer imagjinarë me shtetin kosovar, me aleatë të fuqishëm evropianë, me politika të konsoliduara integruese NATO-BE. Kryeministrit Shqiptar i del për detyrë që të zhvillojë vizitën në Beograd, duke afruar modelin moderator shqiptar për një Ballkan me më shumë paqe, që do të jetë jo shumë vonë, vlerë dhe interes padyshim dhe për popullin serb.

Vizita e pritshme e Putinit… Ndeshja u zhvillua pak kohë më parë kur Beogradi përgatitej për paradën ushtarake për vizitën “bujë” të Putinit, të sajuar apo e programuar sigurisht pas një triumfi të tij të rihapjes luftë në Ukrainë. I kundërshtuar tërësisht nga gjithë bota mbarë Putini si udhëheqës shpirtëror i serbëve gjen mbështetje tek shteti serb, i cili është e vetmja bazë apo burim ku mund të turbullohen ujrat në Ballkan dhe më gjerë. Ballkani vazhdon të hallakatet në të kaluarën e tij historike, herë herë e shikojmë larg atë dhe herë herë ajo është shumë pranë… kjo kërkon maturi dhe kthjelltësi diplomatike.

Previous Post

Përse e gjithë bota e qytetëruar duhet t’i thotë “NEIN” Serbisë!

Next Post

Pasqyra e shtypit (17 tetor 2014)

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Pasqyra e shtypit (17 tetor 2014)

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.