Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e premte, 17 tetor 2014.
Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor, “Blushi kundër; Rama nuk anulon vizitën në Beograd”. Tituj të tjerë janë; “Meidani: Ndeshja duhej të luhej në një terren neutral”. “Braho, akuzë Çefës për AKPP: I dhe 1 mijë ha tokë baxhanakut”. “Studentja e juridikut: I dashuri më vodhi virgjërinë”. Gazeta “Shekulli” hapet me shkrimin kryesor; “Droni Serb? Ja 5 dyshimet”. Tituj të tjerë janë; “Edi Rama: E kemi vendosur, më 22 qershor do të shkoj në Beograd”. “Cana: Menduam vetëm për të shpëtuar jetët tona”. “Bushati: Serbia të kërkojë falje për aktet anti-shqiptare”. “Gazeta Shqiptare” ka si argument kryesor, “Flet Rexhep Qosja: Rama duhet të shkojë në Serbi”. Tituj të tjerë janë; “Memorandum ndaj qiellit ra në Beograd, e adhuroj ideatorin”. “Vendet bosh, ja si të fitoni universitetin”. “Edi Rama: Do të shkoj në Serbi” Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor, “A duhet të shkojë Rama në Beograd?” Tituj të tjerë janë; “Ja personat e UEFA-s, të cilët do të vendosin për fatin e ndeshjes Shqipëri-Serbi” “Papa Feançesku: Shqipëria, një pasuri e mbarë kontinentint europian”. “Rita Ora ndjehet krenare pas aktit patriotik të futbollistëve shqiptarë në kryeqytetin serb”. Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor, “Vizita në Beograd? Edi Rama: I vendosur të shkoj. Blushi: Lëndohen shqiptarët.” Tituj të tjerë janë; “Ja dosja e FSHF për 3 pikët me Serbinë, AS: Dy skuadra rrezikojnë përjashtim” “Veliaj: Të bëjmë turizëm dhe me shtëpinë e diktatorit në Gjirokastër”. “Tavo kundër Gjiknurit: Faturimet e energjisë vijnë era korrupsion”. Gazeta “Shqiptarja.com” çelet me titullin; “Vizita në Beograd; “Lufta e Ftohtë” për vizitën e Ramës në Serbi” Tituj të tjerë janë; “Pranga shefit të Policisë së Divjakës” “Masteri profesional, ja kuotat e lira në çdo degë” “Arben Duka- Një komb një flamur!”