Christopher R. HILL
Christopher R. HILL
“Burrat dhe shtetet,” diplomati izraelit Abba Eban dikur vlerësoi, “tregohen të mençur pasi kanë shterur të gjitha alternativat tjera.” A do të jetë kjo situata për Shtetet e Bashkuara, drejt Sirisë – që është çështja më e vështirë dhe më e rrezikshme në Lindjen e Mesme bashkëkohore ? Deri tani, politika amerikane është “avulluar” deri në vendimin për të bombarduar ekstremistët Sunni, dhe një përpjekje për të trajnuar rreth 5.000 Sirianë, të cilët pretendohet se do të shpartallojnë Sunnitë, të mposhtin forcat e presidentit Bashar al-Assad, dhe të marshojnë fitimtarë drejt Damaskut – ndoshta me manifestim festiv me avionë nga SHBA-të. SHBA-të po vazhdojnë ta bëjnë gjënë e gabuar, ose së paku jo adekuate, që është dëgjimi dhe, çka është edhe më e keqe, besimi në ata që kanë qenë pjesë e problemit. Presidenti Barack Obama ka të drejtë se shkatërrimi i Shtetit Islamik është propozim afat-gjatë. Por, edhe pse Obama saktësisht ka identifikuar atë çfarë dëshiron SHBA-ja nga Siria – për të cilën Amerika duhet të nxitë mbështetje në rajon dhe në komunitetin e gjerë kombëtar. Sikur Iraku që nuk mund të qeveriste vetëm nga Shia, edhe Siria nuk mund të qeveriset në mënyrë efektive vetëm nga shumica Sunni. Siria është problem proverbial nga ferri, një vend kufijtë e të cilit pak kanë të bëjnë me identitetin fisnor apo të sekteve. Kufijtë e Sirisë, janë vizatuar në nguti dhe fshehtësi para një shekulli nga ministrat e jashtëm të Francës dhe Britanisë. Siria kurrë nuk do ta shoh ditën kur dikush nuk do ta përmend këtë fakt, apo të propozojë seri të re të fakteve. Edhe Shteti Islamik, për të cilët historia duket të ketë përfunduar në shekullin e shtatë, ka vënë në dukje ligjshmërinë koloniale të kufijve në atë regjion.
Por vija e vendosur në marrëveshjen Sykes-Picot, nuk është problemi kryesor i Sirisë. Mbi të gjitha, kufijtë në Afrikë, Evropë, Amerikë Latine, Azi dhe Amerikë veriore kanë rrënjët në historitë komplekse të cilat pak njerëz do të dëshironin t’i përjetojnë edhe një herë. Në Lindjen e Mesme, çfarëdo përpjekje për të ndryshuar kufijtë, me gjasa do të krijojë më shumë probleme se sa që do të zgjidhë. Problemet me të cilat SHBA-ja po përballet në Siri kanë prejardhje shumë më bashkëkohore. Në fillim të Pranverës Arabe, dhe gjatë trazirave të ngritura si rezultat i kërkesës nga Sirianët që të përfundojë regjimi brutal i regjimit të Assad-it, SHBA-të dhe Franca dërguan ambasadorët e tyre për të vizituar Hama-n në korrik të vitit 2011, për të nxitur unitet në mesin e lëvizjes opozitare. Hama njihej për popullatën Sunni qëndrimet kundër Assad-t, ku shpesh lindnin protesta të dhunshme dhe madje edhe sulme ndaj qeverisë. Ajo gjithashtu ishte e njohur si shtëpi e aktiviteteve të Vëllazërisë Myslimane. Vizita sigurisht nuk bashkoi opozitat. Rezultati më i rëndësishëm ka qenë eliminimi i çfarëdo mundësie për tu përballur me qeverinë e Assad-it. Është e vërtet se vendimi i SHBA-së për ë anuar haptazi drejt protestuesve në Hama, tregoi fundin e çfarëdo influence të mundshme mbi Alawites, fis ky mbi të cilin është i bazuar regjimi i Assad-it, kështu duke margjinalizuar efektivisht SHBA-të.
Problemi i Sirisë nuk është thjesht qenia e Assad-it në pushtet; largimi i regjimit të tij, veçmas nuk do të harmonizonte interesat e mishëruar në identitetet sektare dhe etnike të vendit. Një konsiderim i menduar mirë dhe afat-gjatë, në lidhje me ardhmërinë e Sirisë, dhe mënyrën se si do të qeverisej demokratikisht vendi, është tejet i nevojshëm. Obama ka vënë në krahasim politikën e tij në Siri me operacionet e qëndrueshme kundër qelizave terroriste në Afrikën veri-lindore. Kjo qasje pa dyshim duhej të ndodhte. Por, çfarë nënkuptoi Kryetari i “Joint Chiefs of Staff Martin Dempsey” kur hapi dyert për diskutime në lidhje me komponentin tokësor të SHBA-ve në kampanjën kundër Shtetit Islamik, fuqia ushtarake amerikane nuk mund të përdoret në mënyrë të pavendosur. Kjo duhet të jetë element i zgjidhjes së një konflikti i cili nuk po jep shenja të rimëkëmbjes vetvetiu. Janë tre qarqe bashkëqendrore të angazhimit diplomatik amerikan: përpjekja e suksesshme në Bagdad për të larguar nga pushteti kryeministrin Nouri al-Maliki, kështu duke tentuar të fitohen zemrat dhe mendjet e Sunni-ve; përpjekja për të thelluar dialogun me shtetet regjionale siç është Arabia Saudite; dhe përpjekja më e zgjeruar për të përfshirë liderët ndërkombëtar. Administrata Obama ka përdorur tentativat e veta për të larguar Malikin si pikënisje për të përmirësuar marrëdhëniet në atë regjion. Por është larg të qenit e qartë nëse partnerët regjional janë të gatshëm të bashkëpunojnë me Irakun e drejtuar nga Shia.
Është i rëndësishëm aq sa diplomacia regjionale, fakti se qasja e SHBA-ve e cila përfshin qeverisje unitare në Irak, do të jetë problematike, duke marrë parasysh realitetin e Shia-ve që janë në rolin e udhëheqësve. Mendimi i tanishëm për zgjidhje eventuale politike parasheh zgjedhje të përkohshme, e ndjekur nga një proces kushtetues të cilin palët ndërluftuese e pranojnë. Por në terren, realiteti tregon se është mjaft e dyshimtë që çfarëdo procesi zgjedhor të mund të rezultojë me autoritet të përkohshëm që është në gjendje të krijoj sistem të qëndrueshëm politik. Kjo gjendje argumenton për diplomaci në nivel ndërkombëtar për të identifikuar një plan funksional për të ardhmen e Sirisë të cilin njerëz të arsyeshëm mund ta mbështesin. Siria mund të jetë e veçantë, por problemet e qeverisjes së një kombi shumë etnik nuk janë. Shumë prej zgjedhjeve ( një parlament dydhomësh dhe struktura provinciale shumë të decentralizuara, për shembull ) janë të njohura mirë. Do të ketë prej atyre që argumentojnë se identifikimi i elementeve kyçe të një zgjidhjeje të mundshme politike, është një lloj mbështetjeje poshtërimi për Sirianët. Por kur qeverisja jofunksionale e një shteti shkakton vdekjen e qindra mijëra civilëve të pafajshëm, dhe kërcënon shtetet fqinje, ankesa të tilla nuk kanë vend fare në debat.















