• Latest
  • Trending
  • All

Akademia e mykur e Tiranës

04/06/2016

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 19 April, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

Akademia e mykur e Tiranës

04/06/2016
in Opinion

Nga Kolec Traboini

 14 vjet pas vdekjes së juristit e studiuesit Aristidh Kola, më së fundi miqtë e tij në Tiranë arritën të ndikojnë që një institucion shtetëror të organizojë një konferencë përkujtimore në 70-vjetorin e lindjes së arvanitasit të madh. Eshtë e vetmja veprimtari zyrtare që është zhvilluar në Shqipëri për këtë figurë që do të thonim me plot gojë se është arvanitasi më i madh i shekullit të 20-të. Miqtë e lexuesit e shumtë e kanë kujtuar, por gjithnjë me nisma private ku megjithëse kanë qenë të ftuar nuk ka marrë pjesë asnjë akademik, asnjë studiues, asnjë nënpunës ministrish apo institucionesh universitare me përjashtim të prof. Nasho Jorgaqit, që gjithherë është gjendur në këto përkujtime.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Këtë përvjetor, anipse doli si organizator një institucion shtetëror nuk u bë asnjë tentativë të ftoheshin përfaqësues të Lidhjes së Arvanitëve të Greqisë apo dhe pjestarë të familjes. Në mënyrë private njoftimi është bërë, por këtu nuk flitet për njoftim, por për ftesë. Është e vërtetë që erdhën drejtori i Muzeut Historik Kombëtar dhe drejtori i Arkivës së Shtetit, që i nderon këto institucione, por si ndodhi që as një e treta e sallës nuk arriti të mbushej, kur punonjësit që paguan shteti për studime në institucione janë shumë herë më shumë se vendet e sallës UNESKO të Muzeut Historik Kombëtar. Nuk dimë sa rrogëtarë me tituj ka Akademia e Shkencave të Shqipërisë, por mendojmë se ata u kish dashur të gjendeshin të gjithë në respekt të një studiuesi të madh me gjak shqiptar që bëri një vepër të madhe, zgjoi arvanitët nga gjumi letargjik shekullor e vetë u kthye në një martir. Jo, ata nuk kanë ardhur as në 2010-ën kur miqtë e Aristidh Kolës kujtuan 10-vjetorin e ndarjes nga jeta, por nuk erdhën as në këtë përvjetor lindje që në fund të fundit u organizua nga një institucion shtetëror. Çfarë ndodh në këtë Akademi që duhet të ishte sa një institucion shkencor i studimeve albanalogjike aq dhe një institucion që punon për kombin shqiptar.

E dimë shumë mirë se cili është mendimi i disa pseudostudiuesve të qorrollepsur për Aristidh Kolën, e dimë shumë mirë se punohet me një platformë për t’ia nxjerrë veprën e tij madhore një fantazi më shumë se një realitet, po si është e mundur që paguan populli shqiptar e bëhen duaja e qarqeve në boshtin strategjik antishqiptar Beograd-Shkup-Athinë. Për kë punon Akademia?!
Edhe një zë i fuqishëm, i vetmi mund të themi në Akademi si i Prof. Kristo Frashëri sa vjen e mbetet në minoritet brenda në Atdheun e vet, në institucionin e vet, edhe për shkak të moshës, të shëndetit, por edhe sepse akademikët e profesorët të mbirë si kërpudha pas vitit 1990 krijojnë një klimë mbytëse a më e vogla, heshtëse që vret të vërtetën shqiptare.
Pikërisht kjo klimë mbytëse, ca frikëra e të tjera i kanë bërë që  Arbëreshët me At Antonio Belusci-n të heshtin, Arvanitasit me Lidhjen e tyre të heshtin, por u kemi ndihmuar edhe ne nga Shqipëria që çështja arvanite të shuhet.
Ne shqiptarët qenkemi shtetshkatërruesit më të mëdhenj që ka parë bota. Ndryshe nuk ka si shpjegohet që ka 24 vjet ftohje ndaj arvanitëve e arbëreshëve dhe kauza e Albanalogjisë është thuajse e shuar edhe në sajë të të përgjumurve tanë akademikë të cilët e mendojnë  të kryer punën e tyre duke quajtur studime ca botime me albume fotografish, pikturash, grafikash me diçitura, pa asnjë mendim të tyrin, duke konkuruar kësisoj me amatorët.
Si nuk u vajti mendja një herë të paktën që dy figurat qendrore të Arvanitëve dhe Arbëreshëve, studiuesve të shquar Aristidh Kola dhe Antonio Belusci-t t’u jepej titulli Akademik, qoftë dhe pas vdekjes për A. Kolën, t’u vendosej fotografia në një nga sallat e mbledhjeve akademike në nderim të tyre. Kaq të vështirë e kanë?! Jo nuk e kanë të vështirë, por në këtë akademi punohet me një platformë që vetëm shqiptare nuk mund të quhet. Punohet edhe aty si në politikë në platformën e xhepit, mikut, tarafit. Punohet pa asnjë përgjegjësi kombëtare sepse nuk kemi as dhe një ndërlidhje të fuqishme ndërakademike me Prishtinën për çështje mbarëkombëtare. Atëherë pse duhet kjo Akademi?! Pse paguan populli kur ajo nuk kryen asnjë funksion dhe të vjen keq se në kohën e diktaturës kjo ishte një strukturë, sado e ngurtë, më frutdhënëse në fushën e shkencave e studimeve shqiptare. Kush e shkatërroi këtë Akademi, kush e ktheu në një ndërtesë me lagështirë e myk mendimi ku mund të organizojë veprimtari çdo lloj mediokri e çdo lloj vjershëtari që nuk arrin as nivelin e Hasan Zyko Kamberit. Po le të flasim më hapur: ku janë statistikat për veprimtarinë e kësaj Akademie; a botohem çdo tre muaj në shtypin shqiptar, apo vjetor të paktën.  Pse nuk ndërmerret  një studim sado i vogël: sa profesorë ka Shqipëria. Si i kanë marrë titujt, sa studime kanë bërë e çfarë rezultatesh kanë arritur kur shtetet fqinjë punojnë me ngarkesë të plotë në këtë sistem dhe po na e nxjerrin tabanin ne shqiptarëve. Po na nxjerrin popuj aziatikë. Pak t’u flasësh për origjinën pellazgjike të shqiptarëve, çfarë dhe Aristidh Kola i mëshonte fort, akademikët tanë me rroga të majme të përqeshin. Aristidh Kola na thoshte se shqipja është gjuhë e perëndive, këta honxho-bonxhot tanë akademikë na thonë se Aristidh  Kola nuk ishte studiues i mirëfilltë dhe nuk i ka veprat mbi baza shkencore, se këta quajnë bazë shkencore çdo pseudohulumtim që vjen nga kulisat e qarqeve ballkanike. Kjo Akademi të kujton ndërtesat e vjetra ku gëlojnë minjtë me shkakun se janë të shkreta. Rilindja e reforma nuk duhet të jenë një fjalë mikluese, por një program i vërtetë për rigjallërimin e të gjithë mekanizmave të shtetit. Kjo ide e mrekullueshme në një situatë kur ishim thuajse të paralizuar, nuk duhet të flashket e të shuhet si flakë kashte. Kur do të nisë fshesa për Akademinë që është kthyer në një “paçavër” siç do të thoshte Migjeni. Nuk mund të reformohet trupi para se të reformohet mendja që e drejton atë.
I bëj thirrje Qeverisë e tërë instancave të shtetit: Fshijeni nga faqja e dheut këtë myk akademik e reformoni tërë sistemin e institucioneve shkencore e studimore nëse doni të bëni Shqipëri.
Post Views: 104
Tags: academic reformAkademia e ShkencaveAlbanians in GreeceapathyapatiAristidh Kolacultural activitiesedi ramaindiferenceindifferenceKolec Traboinireforma akademikeshqiptaret e greqisethe academy of sciencesveprimtari kulturore
Previous Post

Dodik: BE-ja do ta poshtërojë Serbinë që ta njoh Kosovën

Next Post

BE: Thaçi ta pranojë se tjetërkush e ka shumicën në Parlament

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

BE: Thaçi ta pranojë se tjetërkush e ka shumicën në Parlament

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.