Kryetari i Republika Srpskas, kontroversi Milorad Dodik, thotë se BE kurdoherë do t’ia shtrojë Serbisë një sfidë të madhe.
“BE-ja, pa marrë parasysh se fjalëmbël është tash, në një moment para Serbisë ka për të vënë një sfidë të madhe të quajtur Kosovë dhe të kërkojë vendimin e Serbisë që do të shkojë në poshtërim”, ka thënë ai për Blic, transmeton Telegrafi.
Sipas tij, Perëndimi po trimëron pushtetin ukrainas të vazhdojë konfliktin, duke arsyetuar luftën për sovranitet të saj, përderisa “Serbinë e kanë viktimizuar për pavarësinë e Kosovës”.
Ai thotë se është e vërtet deklarata e demantuar, e gjoja kryeministrit turk se nëse preken boshnjakët pas do t’i kenë pas miliona turq.
“Kryeministri i turqve tha Kosova është Turqi e Turqia Kosovë. Është e qartë se Bosnja beshtet konceptin antiserb dhe cak i atyre deklaratave janë serbët, duke pasë parasysh rëndësinë e bashkësisë boshnjake në Sanxhak”, thotë ai














