• Latest
  • Trending
  • All

ABC-ja e lëvizjes kombëtare shqiptare

01/07/2014

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 17 July, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

ABC-ja e lëvizjes kombëtare shqiptare

01/07/2014
in Opinion

Nga Enis Sulstarova 

Në studimet krahasimore për nacionalizmin është e njohur teoria e historianit çek, Miroslav Hroh [Miroslav Hroch] mbi formimin dhe
zgjerimin e lëvizjeve kombëtare te popujt e vegjël nën sundimin e huaj. Sipas tij, lëvizjet nacionaliste që nga formimi dhe deri te përhapja në popull e vetëdijes kombëtare, kalojnë nëpër tri faza. Faza A është “zgjimi” kulturor, gjatë së cilës disa intelektualë fillojnë e mbledhin e studiojnë kulturën popullore, faza B është aktivizimi politik dhe faza C është masivizimi i lëvizjes, ku për pasojë ajo fillon dhe ndahet në grupime ideologjike. Ka pasur përpjekje për ta zbatuar skemën e Hrohut për Rilindjen Kombëtare Shqiptare, midis së cilave më seriozja mendojmë se është ajo e studiueses franceze Natali Klejer [Nathalie Clayer] në librin “Në fillimet e nacionalizmit shqiptar”(2009). Duke marrë shkas nga libri i Klejerit, në artikullin tonë do të përqendrohemi në zbatueshmërinë e skemës ABC për Rilindjen Kombëtare, sidomos për sa i përket periodizimit.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

 Skema ABC mbi lëvizjet nacionaliste

 Skema e Hrohut ka të bëjë në radhë të parë me situatën në Evropën Qendrore e Lindore në shek. XIX ku një elita të huaja sundonin mbi grupe etnike në kuadër të perandorive dinastike. Grupet e sunduara etnike kishin një territor kompakt, por nuk kishin klasën e vet sunduese, njësinë politike dhe as traditën e vazhdueshme letrare. Lëvizjet kombëtare synonin që t’i plotësojë këto “mungesa” me anë të zhvillimin të gjuhës kombëtare dhe përdorimin e saj në arsim, administratë dhe në jetën ekonomike; garantimin e të drejtave civile dhe politike me anë të arritjes së autonomisë dhe të pavarësisë së kombit; krijimin e një strukture të plotë shoqërore prej grupit etnik që do të përbëhej nga këto shtresa: elita, nëpunësia, klasa sipërmarrëse, fshatarësia e lirë dhe punëtorët. Aty ku nuk ka ekzistuar një alfabet për gjuhën amtare, fillojnë përpjekjet për ta pasur një të tillë dhe për të hedhur themelet e arsimit. Këtë etapë Hrohu e quan faza A e lëvizjes kombëtare. Kalimi në fazën B ndodh kur në botimet e lëvizjes fillojnë dhe artikulohen kërkesa politike dhe dalin në skenë veprimtarët politikë që kërkojnë krijimin e njësisë politike për grupin në fjalë. Në fazën C të ringjalljes kombëtare kemi një situatë në të cilën vetëdija kombëtare përhapet te masat – jo domosdo te të gjithë anëtarët e kombit që po lind – dhe lëvizja kombëtare është e shtrirë në të gjithë territorin. Kur masivizimi i lëvizjes ndodh në periudhën e stabilizimit të shoqërisë kapitaliste industriale, kemi përvijimin brenda saj të një përplasjeje klasore midis borgjezisë dhe klasës punëtore. Përderisa Hrohu e lidh formimin e kombit me formimin e një shoqërie industriale të karakterizuar nga konflikti klasor, për të arritja e pavarësisë politike dhe formimi i shtetit kombëtar nuk është tregues i formimit të kombit. Në rastet kur shteti kombëtar formohet përpara arritjes së fazës C, komb-formimi vazhdon ende dhe në shërbim të tij vihen institucionet shtetërore. Kjo situatë shkon përtej analizës së Hrohut, sepse tani lëvizja kombëtare dhe kundër-perandorake vepron në institucione që kanë për qëllim ruajtjen e forcimin e shtetit të ri përmes homogjenizimit kulturor e politik. Mbetet e paqartë se cila është masa kritike për kalimin në fazën C. Ajo që kuptojmë nga Hrohu është se lëvizja duhet të ketë depërtuar te fshatarësia, që mbetet akoma pjesa më e madhe e popullit. Mirëpo a kualifikohet një lëvizje si e fazës C nëse në të marrin pjesë disa mijëra fshatarë, apo patjetër shumica e popullit duhet të identifikohet me kombin? Çelësi i përfshirjes së fshatarësisë në lëvizjen kombëtare duket se ka të bëjë jo thjesht me depërtimin e marrëdhënieve të tregut në fshat, por edhe me nivelin e arsimit, që i mundëson atyre që të lidhin propagandën kombëtare me interesat e veta materiale.

 Skema ABC në rastin shqiptar

 Në librin Në fillimet e nacionalizmit shqiptar, autorja Natali Klejer fillimet e kombit shqiptar i vendos në fillim të shek. XIX, në të njëjtën kohë me lindjen dhe përhapjen e përfytyrimeve kombëtare te popujt e tjerë të Ballkanit, por që fitojnë rëndësi më të madhe në gjysmën e dytë të të njëjtit shekull. Autorja si datë të nisjes së fazës A vendos vitin 1860, kur del periodiku Pelasgosnë Greqi, në të cilin debatohen origjina, gjuha dhe kultura e shqiptarëve. Kjo është një datë arbitrare, sepse autorja pranon se edhe më përpara kemi atë që ajo e quan “periudhën e mbarsjes”, gjatë të cilës nisin kërkimet kulturore dhe shkencore për shqiptarët dhe ku fillojnë e takohen albanologjia perëndimore, afirmimi identitar i arbëreshëve, misionarizmi protestant dhe fillimi i emancipimit të kombeve rumunë, serbë e grekë. Në këtë kuadër, ajo tregon edhe për botimin nga Naum Veqilharxhi në vitin 1844 të një alfabeti të shqipes, ribotimin e tij një vit më vonë dhe për shpërndarjen e tij përmes kontakteve që Veqilharxhi kishte në Shqipërinë jugore në mesin e ortodoksëve vendas. Në mes të dy datave, 1845 dhe 1860, neve na duket se më shumë peshë për t’u caktuar si fillesë e lëvizjes ka e para, jo sepse është më e hershme, por sepse alfabeti ka një peshë më të madhe simbolike dhe për faktin se përpjekja e Veqilharxhit për një rrjet të lexuesve u bë në territoret shqiptare, ndryshe ngaPelasgos që botohej në Greqi. Edhe pse Klejer shkruan se gazeta Pelasgos shërbeu si “tribunë e parë e debatit mbi raportet midis shqiptarizmit dhe greqizmit” dhe diskutohej nëse duhej shkruar apo jo gjuha shqipe, kujtojmë se në vitin 1845 Veqilharxhi kishte ribotuar alfabetin të zgjeruar edhe me pjesë leximi, i kishte dërguar një qarkore “të gjithë ortodoksëve shqiptarë të pasur dhe të arsimuar” që të përkrahnin qytetërimin e kombit përmes lëvrimit të gjuhës amtare dhe po debatonte me të nipin mbi çështjen nëse ishte i mundur një komb që mblidhte së bashku myslimanë, ortodoksë e katolikë. Të gjitha këto të dhëna flasin se viti 1845 duhet marrë si përpjekja e parë për “zgjimin” kulturor të shqiptarëve, përmes krijimit të një rrjeti të mësimit të alfabetit të shqipes. Për kalimin në fazën B, Klejeri sërish duke u nisur nga rritja e numrit të periodikëve në gjuhën shqipe dhe rritja e politizimit të tyre vendos vitet 1896-1897. Ky është një kriter në pajtim me metodologjinë që autorja ka ndjekur në studimin e saj, mirëpo periodikët nuk janë e vetmja mënyrë për shprehjen e kërkesave politike. Kërkesat politike shqiptare janë shprehur qartë gjatë viteve të Lidhjes së Prizrenit 1878-1881. Betejat e para për ruajtjen e territoreve me shumicë shqiptare, edhe përkundër vullnetit të Portës së Lartë, janë kryer nën organizimin e Lidhjes së Prizrenit dhe u justifikuan në shtypin e kohës si veprime të shqiptarëve për të mbrojtur atdheun e tyre. Pavarësisht prej debateve të historianëve në lidhje me funksionimin e Lidhjes së Prizrenit si një organizatë e vetme, asnjëherë nuk është vënë në dyshim se Lidhja ishte edheshprehje e nacionalizmit politik shqiptar. Prandaj, mendojmë se viti 1878 është më domethënëse si kufi midis fazave A dhe B të lëvizjes nacionaliste shqiptare. Për më tepër ajo përkon me krizën e rëndë të rendit osman në Ballkan, të shkaktuar nga disfata që pësoi perandoria në luftë me Rusinë. Kalimi në fazën B, nuk do të thotë aspak se përpjekjet kulturore, kryesisht me anë të shtypit shqip, të cilat Klejeri i analizon imtësisht, pushuan së ekzistuari. Siç vërejtëm më sipër, aspekti kulturor i nacionalizmit shqiptar u zhvillua fuqishëm edhe gjatë fazës B, sidomos po të kemi parasysh krijimtarinë e Naim e Sami Frashërit, hapjen e shkollës së parë shqipe në Korçë apo Kongresin e Manastirit për njësimin e alfabetit të gjuhës shqipe. Në lidhje me fazën C, pra të masivizimit të lëvizjes kombëtare dhe përhapjen në popull të idesë kombëtare, Klejeri shkruan se ajo fillon në Shqipëri në vitet 20 të shek. XX dhe në Kosovë pas vitit 1945, sepse si faktor të rëndësishëm janë ngritja e strukturës shtetërore dhe e rrjetit të shkollave shqiptare. Më sipër pamë se ky argument nuk mund të pranohet nga Hrohu, sepse skema ABC e tij vlen për lëvizjet nacionaliste kundërshtetërore dhe ajo nuk mund të shtrihet pas krijimit të shtetit kombëtar. Prandaj, për rastin e Shqipërisë realizimi ose jo i të tria fazave duhet gjykuar për periudhën deri në vitin 1912, ose e shumta deri në vitin 1920, vit kur rikrijohet shteti shqiptar pas zhbërjes së tij gjatë Luftë së Parë Botërore. Faza e masivizimit të lëvizjes kombëtare mund të themi se nis më 1908 vit kur ndodhi revolucioni xhonturk dhe u rivendos kushtetuta osmane. Reagimi represiv xhonturk dhe Lufta Ballkanike e ndërprenë në mes këtë zhvillim dhe mund të themi se faza C nuk ia doli që të plotësohej me sukses përpara arritjes së pavarësisë. Edhe Klejeri e pranon se edhe pas ekspeditës së Turgut pashës në veri, mobilizimet deri atëherë të veçuara të rrjeteve të ndryshme të nacionalistëve shqiptarë po shkonin drejt shkrirjes, prandaj osmanët u detyruan të bënin disa lëshime. Për rastin e Kosovës dhe trevat e tjera shqiptare në Jugosllavi, sigurisht që lëvizja kombëtare mbeti kundërshtetërore edhe pas vitit 1912, mirëpo është e diskutueshme nëse faza C duhet shtyrë pas vitit 1945. Nëse merret si kriter vlerësues vetëm shtypi i shkruar, sigurisht që me Jugosllavinë e dytë, sidomos duke filluar në vitet 60 të shekullit të kaluar, kemi një masivizim të ndjenjës kombëtare, të shoqëruar me proceset e modernizimit dhe të arsimimit masiv. Mirëpo, nëse marrim si kriter vlerësues luftën e armatosur, mendojmë se duhen analizuar dy ngjarje me rëndësi. E para është lëvizja kaçake, shtrirja territoriale dhe motivimi i anëtarëve të saj, ndërsa e dyta është aktivizimi politik i shqiptarëve të Kosovës gjatë Luftës së Dytë Botërore, pikërisht vitet kur ishte realizuar bashkimi me Shqipërinë dhe përkohësisht ishin zbuar sunduesit sllavë. Lëvizja kaçake mund të dallojë nga kryengritjet në Kosovë të viteve 1911-1912, sepse kishte rënë Perandoria Osmane dhe tashmë ishte krijuar edhe një shtet shqiptar dhe këto ngjarje duhet t’u kishin dhënë idenë luftëtarëve shqiptarë se kuadri perandorak nuk ekzistonte më dhe se ata kishin hyrë (me përdhunë) në botën e kombeve dhe të shteteve kombëtare. Ndërsa për popullaritetin që gëzonte midis shqiptarëve të Kosovës bashkimi i krahinës me Shqipërinë gjatë Luftës së Dytë Botërore nuk ka më dyshime. Sidoqoftë, mendojmë se çështja e fazës C në Kosovë kërkon studime dhe diskutime të mëtejshme.   Si përfundim, jemi të mendimit se skema e ABC e zhvilluar nga Mirosllav Hroh për zhvillimin e lëvizjeve nacionaliste të “kombeve të vegjël” në gjirin e perandorive shumëkombëshe të Evropës, nuk duhet konsideruar si një shtrat i Prokustit për të bërë të mundur zbatimin e saj në secilin rast. Vetë Hrohu e ka pranuar se në Ballkanin osman skema e tij nuk funksionon ashtu siç mund të pritet të funksionojë në Evropën Qendrore dhe Lindore. Për nga vetë karakteri i sundimit osman në erën e nacionalizmit dhe nga konkurrenca e fuqive evropiane, kemi kryengritje të të krishterëve të Ballkanit dhe krijimin e shteteve të parë kombëtarë pa pasur domosdoshmërisht një përhapje të vetëdijes kombëtare në shtresat e gjera të popullsisë. Sidoqoftë, studiuesit që orientohen nga skema ABC nuk mund të mos i përmbahen disa kufizimeve që rrjedhin prej saj. Ndërsa fazat A dhe B duken se nuk janë shumë problematike për t’u dalluar nga njëra-tjetra, faza C nuk duhet shtrirë përtej krijimit të shtetit kombëtar, themelimi i të cilit më 1912 ndodh pa përmbushjen e fazës C. Faza A (kulturore) fillon aty nga mesi i shek. XIX me përpjekjet e para për të shkruar gjuhën shqipe dhe me vendosjen e lidhjeve të intelektualëve shqiptarë me njëri-tjetrin dhe me albanologët e huaj. Si datë fare mirë mund të merret ribotimi i alfabetit origjinal të Veqilharxhit më 1845. Ndërsa kufiri midis fazës A dhe B (politike) është Lidhja e Prizrenit, si shprehje mjaft e qartë e artikulimit politik të kombit dhe e përpjekjeve të para për të përkufizuar dhe mbrojtur territoret me shumicë shqiptare nga pushtuesit sllavo-grekë.

Post Views: 135
Tags: edi rama
Previous Post

Prokuroria: Së shpejti pritet zbardhja e rastit të vrasjes së Elvis Pistës

Next Post

“MISTER KONJAKU” DHE PROVOKIMI EUROPIAN NDAJ LONDRËS

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

“MISTER KONJAKU” DHE PROVOKIMI EUROPIAN NDAJ LONDRËS

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.