Organet e hetuesisë duket se janë afër gjurmëve të autorit të vrasjes së kandidatit të PDK-së për deputet, Elvis Pistës.
Lajmin e ka kofirmuar për Tv Rrokum kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Gjakovë , Shpresa Bakija, e cila ka thënë se shumë shpejt pritet zbardhja e rastit dhe identifikimi i vrasësit.
Kryeprokurorja nuk ka dhënë detaje rreth dyshimeve për motivet që kanë çuar te vrasja e Pistës, për shkak se kjo do të mund të dëmtonte hetimet.
Kandidati i PDK-së për deputet në Kuvendin e Kosovës, Elvis Pista, u vra në natën mes 14 e 15 qershorit, rreth orës 00:45, në oborrin e restorantit “Jaha” në Rahovec. (r.m.)















