• Latest
  • Trending
  • All

A po rikthehet qeveria serbe te koncepti i Tadiqit për bisedime Beograd – Tiranë?

21/10/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 18 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Opinion

A po rikthehet qeveria serbe te koncepti i Tadiqit për bisedime Beograd – Tiranë?

21/10/2014
in Opinion

Rexhep KASTRATI

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, deklaroi se “Ne kemi nevojë që të zgjidhim të gjitha problemet duke folur, por nga ana tjetër, qeveria serbe është dashur të tregojë që nuk lejon përbuzjen e shtetit dhe popullit të saj”, dhe u krijua përshtypja se ka zbutur tonin dhe qëndrimet krahasuar me qëndrimet e mëparshme, sidomos ato pas ndeshjes ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë. Dhe natyrisht se pas asaj retorike nacionalshoveniste që arriti kulmin me deklaratën e presidentit Nikoliq që kërcënoi se shqiptarët e Kosovës do t’i dëbojë në Shqipëri.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

E që kujton deklaratën e Sheshelit në fund të viteve ’90 të shekullit të kaluar, sipas të cilës shqiptarët le të shkojnë përtej Bjeshkëve të Nemura, deklarata e Vuçiqit sikur lë përshtypjen e zbutjes së toneve dhe qëndrimeve. Mirëpo, e vërteta është se Vuçiq ka thënë në një mënyrë tjetër atë që ka thënë më parë, pasi që në pjesën e dytë të deklaratës së tij, ka një përpjekje për të mbrojtur dhe për të arsyetuar gjithë ato deklarata dhe veprime nacionalshoveniste që u bënë pas ndeshjes, sepse tha qartë “por nga ana tjetër, qeveria serbe është dashur të tregojë që nuk lejon përbuzjen e shtetit dhe popullit të saj”. Pra shihet qartë se për Vuçiqin tërë ajo histeri në stadium dhe jashtë tij, pra edhe në politikë vazhdon të trajtohet si një reagim për të mos lejuar  përbuzjen e shtetit dhe të popullit. Dhe arsyetimi i mëparshëm dhe fillestar i Beogradit pas histerisë nacionalshoveniste  në stadiumin e Partizanit në ndeshjen Serbi – Shqipëri ishte se serbët u provokuan dhe iu cenua krenaria kombëtare me dronin që kishte fluturuar bashkë me një flamur ku ishte një hartë dhe portretet e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit. Pra, shihet se Vuçiq nuk ka ndryshuar qëndrim, por vetëm ka thënë me një mënyrë tjetër atë që ka thënë më parë ai dhe zyrtarët më të lartë të shtetit serb.

Dhe kush njeh retorikën politiko-diplomatike të Serbisë, kush njeh sjelljen institucionale dhe joinstitucionale të Serbisë gjatë viteve dhe dhjetvjetshëve të fundit, e kupton fare lehtë se Serbia vazhdimisht ka shpërfaqur fillimisht retorikë të fortë nacionalshoveniste, e pastaj ka ndryshuar retorikë, por që në thelb kanë shfaqur të njëjtat mesazhe që ka shfaqur nëpërmjet retorikës së fortë nacionalshoveniste. Kjo ka ndodhur gjatë zhvillimeve në Koaci, në Bosnjë, në Kosovë dhe në tërë zhvillimet e mëvonshme. Serbia njëherë ka tmerruar fqinjët dhe botën me deklarata dhe qëndrime të forta nacionalshoveniste, duke vënë në siklet qarqet diplomatike botërore, të cilat qoftë për shkak të raporteve të ndryshme gjeopolitike e gjeostrategjike, qoftë për shkak të historisë së raporteve të shtetve të veçanta me Serbinë, qoftë edhe për ndonjë klauzolë të dokumenteve ndërkombëtare, e ka pasur të pamundur që të bënte gjë përballë gjithë asaj histerie nacionalshoveniste serbe. E vetëdijshme për këtë, Serbia ka rritur shumë retorikën nacionalshoveniste, e të cilat i ka shoqëruar edhe me veprime gjenocidale.

Dhe kur them këtë kam parasysh gjithë atë retorikë nacionalshoveniste serbe të shpërfaqur kundër shqiptarëve gjatë viteve ’90 të shekullit të kaluar, por edhe retorikën e shpërfaqur kundër të tjerëve. Dhe kjo retorikë duhej t’u paraprinte  veprimeve gjenocidale të kryera kundër këtyre popujve. Dhe kur me veprimet e tyre gjenocidale arrinin kulmin edhe me efekte në terren, serbët sikur zbutnin qëndrimet dhe shprehnin gatishmëri për dialog dhe kompromis. Dhe rasti i Bosnjës është rasti më tipik që e pasqyron këtë lloj strategjie serbe, pasi që derisa nuk e pushtuan mbi 70% zë territorit të saj, serbët ushtruan një gjenocid të tmerrshëm kundër boshnjakëve, dhe kur arritën qëllimin e tyre, atëherë u ulën dhe bënë kompromis, i cili u siguroi 49% të territorit të Bosnjës. Edhe në Kosovë, serbët ndoqën të njëjtën strategji: retorikë dhe veprime nacionalshoveniste dhe gjenocidale kundër shqiptarëve derisa nuk arritën që të realizojnë ndarjen e brendshme etnike të Kosovës.

Pasi që e arritën këtë, serbët pranuan që të ndryshojnë mënyrë të retorikës dhe të veprimit politik: pas luftës në Kosovë e morën rolin e viktimës, sa që shefja e atëhershme e UNHCR-it, Sadako Ogata, më 2000, deklaronte se viktima dhe agresori në Kosovë janë të njëjtë, vetëm se viktima nuk ka mundur ta bëjë atë që ka bërë agresori. Me fjalë të tjera, ka shembuj sa të duash që dëshmojnë se retorika serbe, si dhe veprimet e tyre bëhen në bazë të një strategjie, e jo në bazë të emocioneve të çastit apo të pamenduara mirë. Edhe ato që ndodhën në fushën e futbollit dhe në një ndeshje futbollistike më 14 tetor, dëshmoi se gjithçka ka qenë e planifikuar mirë dhe me qëllim që të dilte pikërisht te deklarata e fundit e Vuçiqit: “Ne kemi nevojë që të zgjidhim të gjitha problemet duke folur, por nga ana tjetër, qeveria serbe është dashur të tregojë që nuk lejon përbuzjen e shtetit dhe popullit të saj”, e që do të thotë se ne duam dialog, por asi dialogu që nuk na cenon krenarinë e shtetit dhe të popullit tonë. Kjo do të thotë, se serbët janë për dialog sipas kushteve të tyre, e jo sipas së drejtës ndërkombëtare dhe sipas interesave të të gjitha palëve me të cilat zhvillon dialog. Me fjalë të tjera, Serbia do as dialogu që e nxjerr atë të privilegjuar dhe që u mundëson realizimin e interesave të tyre në dëm të interesave të të tjerëve. Se është kështu, dëshmon edhe gjithë procesi negociator me Kosovën, në të cilin proces ka arritur që të realizojë të gjitha interesat e saj në dëm të Kosovës. Dhe tash kur del hapur dëshira e Serbisë për të bërë dialog me Tiranën, dhe për të zgjidhur “të gjitha problemet duke folur”, sikur kthehet jehona e deklaratës së presidentit të atëhershëm më 2011, sipas të cilës “Ne do të dëshironim të zgjidhnim konfliktet historike që ekzistojnë për më shumë se 100 vjet mes serbëve dhe shqiptarëve. Kjo është saktësisht ajo që po përpiqemi të arrijmë, që do të thotë të arrijmë një kompromis. Dhe jo të kemi një palë që humbet gjithçka dhe një tjetër që fiton gjithçka. Është e thjeshtë.”. Pra, pjesa e parë e deklaratës së Vuçiqit “Ne kemi nevojë që të zgjidhim të gjitha problemet duke folur…”,  nuk është asgjë tjetër pos “ne do të dëshironim të zgjidhim konfliktet historike që ekzistojnë për më shumë se 100 vjet mes serbëve dhe shqiptarëve”, pasi që të gjitha problemet serbo-shqiptare janë probleme që janë krijuar që 100 vjet. Pra, shihet qartë se Serbia nuk ka hequr dorë nga negociatat me Tiranën për një marrëveshje, e në të cilën do të ndodhte edhe ndarja e Kosovës, sepse sipas Tadiqit “Kjo është saktësisht ajo që po përpiqemi të arrijmë, që do të thotë të arrijmë një kompromis. Dhe jo të kemi një palë që humbet gjithçka dhe një tjetër që fiton gjithçka.”.

Dhe edhe pse Tadiq është një socialdemokrat serb, kurse Vuçiq një nacionalist serb, ata nuk kanë pasur dhe nuk kanë qëndrime të ndryshme kur bëhet fjalë për interesat strategjike shtetërore dhe kombëtare të Serbisë dhe të serbëve, por dallojnë vetëm në mënyrën se si synojnë t’i realizojnë ato, sipas strategjisë që e përmenda më lartë të retorikës dhe të veprimeve të forta nacionalshoveniste në fillim për t’u pasuar pastaj nga një retorikë dhe veprime të moderuara dhe properëndimore. Në këtë mënyrë, del se shpërfaqja e një harte ku sipas serbëve duket “Shqipëria e madhe”, në ndeshjen Serbi – Shqipëri. Ose është vepër e shërbimeve sekrete serbe, apo edhe e ndonjë shërbimi tjetër kundërshqiptar, ose është përdorim i atij veprimi për të arsyetuar gjithë atë histeri nacionalshoveniste dhe gjithë ato deklarata po aq nacionalshoveniste të pushtetarëve serbë, si dhe për të riaktualizuar edhe njëherë dëshirën e Beogradit për të negociuar me Tiranën dhe për të realizuar atë që Tadiq e quan “zgjidhje të konflikteve historike që ekzistojnë që 100 vjet mes shqiptarëve dhe serbëve”, dhe në të cilat negociata “të arrijmë një kompromis. Dhe jo të kemi një palë që humbet gjithçka dhe një tjetër që fiton gjithçka”, e që do të thotë rishikim i kufijve ndërmjet Serbisë dhe shtetit aktual shqiptar, e që më tej do të thotë ndarje e Kosovës.

Dhe kjo për Vuçiqin do të thotë zgjidhje “e të gjitha problemeve duke folur”, por pa cenuar atë që ai e quan “përbuzje” e shtetit dhe popullit serb. Për ta riaktualizuar këto dëshira të tij, shteti serb duket se ishte përgatitur që ta bënte gjatë dhe pas ndeshjes ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë, ashtu edhe siç ndodhi, pasi që reagimet e zyrtarëve më të lartë të shtetit serb nuk kishin të bënin fare me ndeshjen futbollistike, edhe pse e përdorinin si bazë, por kishin të bënin pikërisht me strategjinë serbe për ndryshimin e kufijve në rajon, e që strumbullari i gjithë kësaj  është në Kosovë. Dhe kjo duhet të jetë pikënisja për ta kuptuar gjithë atë që po ndodh këto ditë, si dhe për të kuptuar strategjinë serbë për krijimin e “Serbisë së Madhe” në dëm të “Shqipërisë Normale”.

Previous Post

Çifti serb sulmon taksistin shqiptar

Next Post

Paris, ja debati mes vajzës shqiptare dhe Michel Platini

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Paris, ja debati mes vajzës shqiptare dhe Michel Platini

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.