Rrugës, në Loosdorf, Milos N. nxjerr pistoletën duke ia drejtuar taksistit. Pastaj ai ia grabit kuletën, celularin dhe në fund edhe veturën.
Siç i ka treguar më vonë shefit të vet Ferdinant Guri, ai i njeh të dytë. “Miloshi më kërcënoi për faktin që unë jam shqiptar nga Kosova ndërsa ai serb. Ai më tha: “Së pari të vras ty dhe pastaj shkoj me makinë deri në Vjenë ku do t`i vras të gjithë shqiptarët”.
Nga frika e vdekjes taksisti ka kërcyer nga makina dhe ka shpëtuar. Ndërkohë policia e ka kapur në Salzburg çiftin e grabitësve dhe e ka konfiskuar në Vjenë makinën e taksisë së grabitur, shkruan oe24at. Policia ka konfirmuar se të dy të arrestuarit, me rastin e marrjes në pyetje kanë pranuar veprën.
















