• Latest
  • Trending
  • All

A ka myslimanë këtu?

30/01/2019

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 21 July, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Edukimi

A ka myslimanë këtu?

30/01/2019
in Edukimi, Opinion

BERAT BUZHALA

Ose, si u dorëzua Kadri Veseli, bashkë me PDK’në, në momentin e parë që dikush e shtroi seriozisht pyetjen “kush e vuri këtë taksë?”
Sigurisht e keni dëgjuar atë rrëfimin për kasapin, që pasi që e kishte therur një kurban ishte futur brenda në xhami me duar të përgjakura deri në bërryla, gjatë kohës kur hoxha dhe besimtarët po e falnin namazin e Bajramit?

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

“A ka myslimanë këtu,” kishte bërtitur kasapi, derisa prej majës së thikës i pikonte gjaku i freskët. Besimtarët, të tmerruar e kishin kthyer shikimin në drejtim të tij, duke mos e ditur nëse ishte gjëja e duhur të përgjigjeshin në këtë pyetje, ani pse ata po faleshin në xhami.

“A ka myslimanë këtu a jo?”, e kishte përsëritur pyetjen edhe njëherë kasapi me duar të përgjakura, duke e shikuar hoxhën ngulë në sy.

“Unë punoj veç me rrogë këtu,” ishte përgjigjur imami i fshatit, gjithashtu i frikësuar, duke mos qenë as ai i sigurt se për çfarë arsye po shtrohej kjo pyetje nga një person me duar me gjak.

Ose, që ta kontekstualizojmë problemin, puna paskësh qenë kështu: PDK, e cila po qeveris me Kosovën pothuajse që nga Lufta e Dytë Botërore, kryetari i saj i lavdishëm, Kadri Veseli, bashkë me të gjithë eshallonin grabitqar të kësaj partie, në përbërje të 10 – 15 nënkryetarëve, me një kryesi prej disa dhjetëra vetash, nëse jo qindra zyrtarësh, e kanë mbështetur taksën e vendosur nga Qeveria e Kosovës, e vënë në mallrat serbe, kur për një gjë të tillë nuk kanë hasur në rezistencë nga SHBA, Bashkimi Evropian, Kina, India dhe Australia e largët. Madje, jo vetëm që e kanë mbështetur, por edhe kanë marrë përsipër. Aq shumë u frikësuan brenda kësaj partie që mos rastësisht po përfiton shumë në popullaritet Kryeministri Haradinaj, sa i madh e i vogël aty tregonte se si propozimi paskësh qenë saktësisht i tij, e jo i atij tjetrit.

Mirëpo, në momentin e parë që ‘me duar të përgjakura deri në bërryla’ është futur në zyrën e Veselit Ambasadori Amerikan dhe ka bërtitur “kush e ka vënë taksën”, edhe Veseli, e edhe njerëzit e tij, me gjysmë zëri i kanë treguar atij se “ata punojnë veç me rrogë”. Ndoshta jo aq nga dëshira, sa nga frika, ata gishtin e kanë drejtuar kah Qeveria e Kosovës. Dhe befasisht partia më e madhe në koalicionin qeverisës, ata që dalin e krekosën nëpër studio televizive se si të gjitha punët e mëdha dhe të guximshme që janë ndërmarrë në Kosovës janë vepër e tyre, konstatuan që “Zoti në qiell e Amerika në Tokë.” Pra, këta këtë gjë nuk e kanë ditur deri para tri-katër ditësh. Tek kur dyert e tyre u hapën vrundull nga Ambasadori Amerikan, u ra ndër mend se sa e fortë dhe se sa e rëndësishme është Amerika për ne.

Në këtë mënyrë, ajo çfarë kemi parë dhe çfarë kemi dëgjuar gjithë këto kohë nëpër televizione, se jo po Enver Hoxhaj e vuri taksën, se jo po Kadri Veseli e bëri atë 100 për qind sepse Ramushi donte të ishte vetëm 30 për qind, se jo po pa PDK’në nuk bëhet asgjë e mirë në këtë vend…, paskan qenë, siç ka pasë thënë një komandant i UÇK ‘së i zënë ngushtë në Hagë, “mediale z. Prokruror.” Kadri Veseli, bëri ç’nuk bëri gjithë këto kohe duke dashur që ta distanconte veten pak nga pak nga Hashim Thaçi, mirëpo atëherë kur të gjithë sytë dhe vëmendja ishin tek ai, atë e lëshuan gjunjtë, dhe e përsëriti atë çfarë Thaçi e thoshte tash e disa javë. Në këtë mënyrë ai ia bëri shërbimin më të keq karrierës së tij politike. Njerëzit e pavarur në Prishtinë, ata që nuk janë militantë partiakë, po t’i pyesje deri dje se çfarë mendonin për Veselin pak a shumë do të thoshin që “duket shumë më i fjalës se Thaçi.” Sigurisht që ky në vetvete nuk është ndonjë standard i admirueshëm, sepse çdo kush në Kosovë është njeri më i fjalës sesa Thaçi, por tash e tutje ka mundësi që për Veselin nuk do të thonë as aq – me të drejtë.

Sido që të jetë, lëkundja e PDK’së, respektivisht e Veselit, rreshtimi i tyre krah Thaçit, sipas të gjitha gjasave do ta fusë vendin në një cikël të ri politik. Gradualisht Kosova po shkon drejt një situate, që jo vetëm do të provokojë tensione politike, por edhe shumë më tepër. Askush me dy parë mend nuk e besoj që do të jetë aq naiv sa të pretendojë që ta riformatojë qeverinë, ta ndërtojë një koalicion tjetër, ta heqë qafe Kryeministrin Haradinaj, ta heqë qafe edhe taksën ndaj Serbisë, dhe të shpresojë që gjërat do të rrjedhin “business as usual.” Shkarkimi i Haradinajt, qoftë edhe me insistimin Amerikan, për ta hequr taksën, duke ia plotësuar një dëshirë qeverisë së Serbisë, është thirrja më fatale për të filluar dhuna në rrugët e Prishtinës. Tek e fundit, pra tek e fundit, përse Serbia nuk pranuaka që të dialogojë me Kosovën pa u hequr taksa? Pse Kosova po pranuaka të dialogojë me Serbinë, kur kjo e fundit nuk rresht së lobuari kudo në botë për t’u tërhequr njohjet? A nuk është e gjithë kjo bizare dhe e padrejtë? Nëse Kosovës po i bëhen kaq shumë padrejtësi, ende pa filluar ai dialogu i mirëfilltë, çfarë duhet të presim kur dy presidentët do të ngujohen në ndonjë kështjellë për të arritur një marrëveshje finale? Ose, nëse nuk po mund t’i themi JO Amerikës për taksën, a do të mund t’i themi JO Amerikës nëse na detyron të pranojmë çfarëdo marrëveshje me Serbinë – duke përfshirë edhe copëtim të territorit? Pra, cili është kufiri i skajshëm që ne do të themi JO, nëse na imponohet?

Pothuajse, për momentin çdo gjë është gabim. Edhe dialogu është gabim. Edhe heqja e taksës është gabim. Edhe ideja për një marrëveshje finale me Serbinë është gabim. Edhe ideja për një konferencë të madhe është gabim.

Kosova është futur në një betejë finale, atëherë kur pozitat në arenën ndërkombëtare i ka më të dobëtat. Në Shtëpinë e Bardhë gjendet presidenti më joamerikan që nga koha e George Washingtonit, që të mos flasim pastaj për këshilltarin e tij për siguri nacional, John Bolton, i cili po e udhëheq këtë proces. Këtyre të dyve, të gjitha institucionet e pavarura në Amerikë po u thonë JO, duke përfshirë këtu Gjykatën Supreme, FBI, Kongresin.

Prandaj, në krye të herës, Qeveria e Kosovës, me theks të veçantë PDK, do të duhej të kishte qenë e përgatitur për përplasje. Tash, përveç që do të kemi përplasje me jashtë, do të kemi edhe përplasje të brendshme. Kjo lojë nuk do të përfundojë aq shpejt, e aq thjeshtë sa po mendohet. Kosova nuk kishte arritur që të ndërtonte konsensus politik as për 8000 hektarë me Malin e Zi, e lëre më për 800 kilometra katrorë me Serbinë. Nëse klasa politike, nëse PDK dhe Presidenti i thonë PO çdo gjëje, PO nuk do të thonë edhe qytetarët.

Prandaj, Haradinaj duhet të vazhdojë të jetë kryeministër që e mbron Kushtetutën e vendit, deri në ditën kur nuk është më kryeministër. Ata që do ta largojnë nga aty, do ta marrin edhe përgjegjësinë. Thirrja për dorëzim pa kushte, nuk është asgjë tjetër përveçse thirrje për revoltë.

Post Views: 80
Tags: muslimane
Previous Post

Gjuha shqipe e demokratizon Maqedoninë

Next Post

Musine Kokalari: Dashuria platonike me djaloshin izraelit

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Musine Kokalari: Dashuria platonike me djaloshin izraelit

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.