• Latest
  • Trending
  • All

Musine Kokalari: Dashuria platonike me djaloshin izraelit

31/01/2019

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 20 July, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Edukimi

Musine Kokalari: Dashuria platonike me djaloshin izraelit

31/01/2019
in Edukimi, Kulture

Musine Kokalari një nga personazhet e njohur të letrave, nuk I ka fshehur emocionet e bukura në letërkëmbime që ka pasur me mikeshat e saj. Një prej tyre është dhe historia me djaloshin italian gjatë kohës së studimeve në Itali. Një nga miket e saj më të mira ishte Selfixhe Ciu, me të cilën ndau kohën e ëndrrave rinore. Shqiponline sjell për herë të parë për lexuesin një letër që Ciu ia ka dërguar Musinesë më 3 shtator 1938-të, dhe një pjesë ku ajo flet për dashurinë platonike mes Musinesë dhe djaloshit izraelit me emrin Pattak.

Durrës plazh, 3 Shtator 1938

Lajme teNjejta

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

10/10/2021

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

28/09/2021

Musine e dashur.

Kam ditë që pres ndonjë letër prej teje, tani m’u mbush dhe

po të shkruaj. Besoj të kesh kohë sa për ta lexuar letrën time. Me shëndet jam mirë, sado që nuk kam ndonjë efekt të dukshëm as edhe në peshë, por mjafton që nuk ndjej atë dobësi e lodhje që ndjeja më parë. Mbase do ta kaloj mirë dimrin. Vete me shpresë. Që thua zotrote, sot po përcillnim Shemsinë pas disa ditëve të kënaqshme që kaluam, sidomos këto ditët e fundit na ka mbjellur farën e gazit dhe s’mbahemi dot më. U shkulëm së qeshuri. Mbrëmë ishim në kafe dhe vetëm të qeshurat na detyruan të ngrihemi.

Nuk e di se ç’na kishte hipur. Por malum, i madhi i shtëpisë mungon, nëna nuk bën fare fjalë, kështu që në familje kemi stabilizuar Republikë Popullore. S’ka diktator. Vetë zotër e vetë shkopër. Është e para verë që e kalojmë kaq mirë. Gjithë natën jashtë. Ditën themi

anekdota, të cilat i kam ruajtur mirë t’i përrallisim në udhëtim e sipër, atëhere do të na duken më të bukura. Në këtë shoqëri të përditshme e të përnatshme kishim edhe zonjat Plumbi e Gjokoreci; lere se ç’ka vajtur. Që thua, puna më kryesore është se nga xhepi kemi Shemsinë shumë bujar këtë vit. E po helbete, njeri me titull. Dje i përcollëm zonjat që na shoqëronin e sot Shemsinë.

Po mbetemi vetëm dhe kemi për ta ndjerë mungesën e shoqërisë së tyre të çmuar, po ç’ka, Shemsiu do të vijë ndonjë natë kur të kthehet nga Shkodra. Dhe zonjat Mila e Ollga besoj që do t’i takoj prapë në Tiranë se më kanë dhënë adresat. Dje i shkruam një letër Andreas së bashku me Shemsinë, i cili iu përgjigj urimeve të Vitit të Ri, që i kishte dërguar Andrea dhe të tjerëve me rradhë. I shkroi një letër që ç’të të them, nuk do ta këndojë dot rehat. Nga Pavlina kisha një letër të gjatë si dhe një fotografi të sajën dhe të Irinit. Kasua ka kthyer shumë mirë me shëndet, ka shtuar 4 kile, deshi të vinte një herë nga dyqani, se i kisha shkruar, po nuk pati rast se u nis shpejt. Ditarja mbeti edhe një javë akoma për arsye se Lemani akoma s’ka lindur.

Ne kemi ndërmend të qëndrojmë këtu deri në 15 e pastaj vimë në Tiranë, ku duhet të bëj ca përgatitje. Deri më datën 20 të ikim me doemos. Si thua, Musine? Hasua më mori trikon, të faleminderit për leshin. Do të vi në Tiranë dhe besoj të kalojmë disa ditë të mira aty, apo jo? Do të gjejmë rast të shëtisim, të bisedojmë, të grindemi dhe të qeshim. Dëgjon? Të qeshim. Sa shumë ke për të qeshur ti Musine. Po Glikon aty e kam? Sa mirë

do të jetë që të ndodhemi të trea, të shëtisim gjatë dhe të qeshim së bashku. Po aq më mirë sikur të udhëtonim të treja. Unë besoj që Kason do ta marr me vete. S’ka njeri më të përshtatshëm. Kështu do të jemi të lirë, do të bëjmë llogo gjithë rrugës. Fejzia a erdhi? Besoj të jesh mirë. Ç’bëre me librarinë? Nuk e di si i kaluat festat andej, ne u kënaqëm sidomos me ditën e paradës. Kohën e kemi të mirë. Pas disa ditëve të këqia filluam përsëri nga banjat. Po aty si veni? Ka vapë akoma?

Nga Franca kam marrë letra rregullisht si edhe dy tre fotografi. Është mirë dhe jeton i kënaqur, sepse është i lirë. I dërgoj nganjëherë gazetat shqipe se i ka kërkuar. Dje i dërgova numra festivali të gazetave që më dërgoi Kola. Duket se e merr malli ndonjëherë për Shqipërinë e dashur.

E po kur ndodhet larg njeriu e ndjen mallin e vendit. Musine, sa anekdota të bukura do të të them. Anesë i puth dorën. Fejzies të fala, ashtu edhe Gliqerisë, e kujtdo tjetër. Nga të gjithë shumë të fala.

Pres ndonjë letër.

Të përqafoj

Selfixhe

Selfixhe Ciu

Tepër të drojtura, gati si ditare, si rrëfime të vetvetes ishin shkrimet tona të para. Musinea sapo e kish marrë maturën e atë verë, verën e vitit 1937 e kaluam së bashku në shtëpinë time në plazhin e Durrësit. Unë kisha filluar të botoj më parë, krejt rastësisht e nxitur nga kushëriri im Shemsi Totozani, që i lexoi shkrimet dhe më ndihmoi t’i botoj në shtypin e kohës, në revista e gazeta me pseudonimin Kolombja.

Musinea ende lëkundej, jo se s’kish guxim të botonte, apo pengohej nga njeri, jo aspak. Në familjen e saj ishin të gjithë të kulturuar dhe askush nuk e pengonte, po ishte ajo vetë që kërkonte nga vetja. Ajo ishte shumë kërkuese ndaj vetes.

Në ditarin e saj janë këto shkrime: “Shoku im”, “Ti”, etj. që janë shkruar në ditët kur Musinea mbushi njëzet vjeç. Shkrimi “Shoku im” është për një djalosh izraelit me emrin Pattak, mbiemri s’më kujtohet.

Ishte një miqësi e çiltër, dashuri platonike brenda zemrës së secilit, po që nuk e pohoi askush, asnjëherë. Pattaku ishte një djalë me një konstrukt atleti, me ballë të gjerë dhe shumë inteligjent. Nuk e di ç’u bë më vonë. Nuk dëgjova më kurrë të flitej për të, pasi mori maturën. Ishte koha kur ne lexonim shumë. Diskutonim me zjarr dhe kishim që të gjithë dashuri të ethshme që Shqipëria jonë e vogël dhe e varfër të përparonte.

Ajo verë e vitit 1937 ka qenë stina jonë e ëndrrave dhe e fillimit të krijimtarisë së botuar të Musinesë me pseudonimin “MUZA”. Pasi mori maturën Musinea erdhi tek ne në Durrës. Ecnim me orë të tëra në bregdet. Shkonim në këmbë deri tek Ura e Dajlanit.

Pastaj ktheheshim në dhomat tona e secila bënte gati shkrimin për në gazetën “Shtypi”. I dërgonim në adresën e Kolë Berishës dhe mbajtëm që nga gushti deri në fillim të janarit 1938 me Petro Markon (DEMO KOTI) rubrikën “Rrymëzime”.

Ajo ishte stina jonë e paharruar. Dhe ëndrra më e madhe për ne qe, sigurisht, universiteti, ku priste të regjistrohej Musinea.

Gazeta Shqip

Post Views: 91
Tags: musine kokallariselfixhe Broja
Previous Post

A ka myslimanë këtu?

Next Post

Korrupsioni në Shqipëri, OSBE: Raporti i fundit është shqetësues!

Related Posts

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

by TheAlbanian.co.uk
10/10/2021
0

Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme energjetike. Për të përballuar këtë emergjencë kryeministri Rama shpalli një plan me tre pika,...

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

by TheAlbanian.co.uk
28/09/2021
0

Përgatiti Bashkim Metalia Përgjithësisht, mungesa e fakteve  historike, keqinterpretimi i tyre dhe sidomos neglizhenca akademike bën që historiografia shqiptare të...

Shkencëtarët të shokuar nga përmbytjet në Gjermani

by TheAlbanian.co.uk
16/07/2021
0

Intensiteti dhe përmasa e përmbytjeve në Gjermani këtë javë ka tronditur shkencëtarët të cilët përcjellin ndryshimet klimatike, dhe të cilët...

Next Post

Korrupsioni në Shqipëri, OSBE: Raporti i fundit është shqetësues!

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.