Nga Ilir Seci
Menjehere mbas konferences se shtypit te Edi Rames ne Beograd, rrjetet sociale gëluan nga nje eufori kolektive…Normale…Mbas Dronit me Flamurin shqiptar ne stadiumin e Beogradit,ja ju doli edhe Rama dhe “Ua plasi troç per Kosoven!”-shkruhet gjithandej neper komente ngazellyese…Ne fakt Edi Rama ne planin e politikes shqiptare korri nje fitore sot,fitore qe do e perdore gjate!Edhe pse nuk tha asgje me shumë se çfare u eshte thene e vazhdon tu thuhet serbeve ne çdo takim ne Bruksel apo Uashington…Mirepo sikur te bejme nje perqasje me ndeshjen e Futbollit te luajtur para nje muaji ne Beograd,Kryeministri Rama,fitoi pike sepse po luante ne fushen kundershtare!…
Por pasi te na leshoje andrenalina e patriotizmit,do na duhet te perballemi me realitetin…Politika eshte pragmatizem,nuk eshte mite dhe folklor!Duke lene menjane entuziazmin folklorik qe ngjalli konferenca e sotme,pragmatizem mbetet ajo çfare eshte nenshkruar gjate takimit ne Beograd!…Shume pikepyetje ngrihen kur merret parasysh dinamika e zhvillimeve diplomatike ne rajonin tone te Ballkanit,kete kohet e fundit?!…Me 10 shtator,kryeministrit shqiptar,Edi Rama vizitoi Kinen ne kuader te samitit boteror qe zhvillohej atje…Jo rastesisht,ne ate samit ishte i pranishem edhe kryeministri serb Aleksader Vuçiç…Agjensite zyrtare te lajmeve kineze thane se ne samit u diskutuan projekte rajonale per Ballkanin,ku perfshiheshin Serbia dhe Shqiperia?!…Gjate samitit,Rama u takua edhe me Vuçic…Mbas kthimit te Rames ne Atdhe u fol se Kines do i jepet me konçesion Porti i Shengjinit dhe se po ashtu Kina do financoje ndertimin e “Rruges se Arbrit”…Sot me 10 Nentor Rama shkoi ne Beograd dhe u takua per here te dyte me Aleksander Vuçiç…Ne muajin Dhjetor,ne Beograd do mbahet nje Samit tjeter,fryt i bashkepunimit Serbi-Kine dhe sipas agjensive te lajmeve Serbe dhe Kineze Kryeministri Shqiptar Edi Rama e ka konfirmuar pjesmarrjen!?…Keshtu qe Rama do takohet me Aleksander Vuçiç,tre here,ne kater muaj?!Pse gjithë ky intensitet!?…
Duke kerkuar pergjigjien,dalim te vizita e sotme…Serbia gjendet ne nje krize ekonomike,mbas gjithe atyre viteve lufte,nga 1991 e deri ne 1999!
Gjithe ato vite sanksione ekonomike,reduktimi ne kufinjte e sotem qe e la Serbine pa dalje ne det,kane pasur çmimin e vet ndaj Serbise!Ekonomikisht,ai vend sot gjendet ne krize!Per te dale nga kriza ekonomike ne te ardhmen Serbise i mbeten dy rruge;Njera eshte anetaresimi ne Bashkimin Evropian dhe tjetra shnderrimi ne nje shtet satelit i Rusise ose Kines,pse jo,ne nje te ardhme te afert ndoshta i te dyjave pasiqe po shihet se Rusia dhe Kina perdite e me shume po afrohen!Bashkimi Evropian i kerkon Serbise njohjen e Kosoves si kusht per anetaresim ne Union;kurse Rusia dhe Kina i ofrojne Serbise ndihme ekonomike,ne rast se Serbia mbetet jashte BE-se!Ne kete moment Serbia eshte ne kete dileme!Serbia ka filluar te ngjallet diplomatikisht!Nga nje vend qe “Nuk e viziton Askush!”-siç thoshte pata disa vitesh,nje minister i jashtem serb,Serbine kane nisur ta vizitojne qendrat e vendosjes!E vizitoi zevendespresidenti Amerikan,Biden,pastaj ne Tetor e pame si e vizitoi Serbine Presidenti Rus Putin!Ne Samitin qe do organizojne se bashku Serbia dhe Kina ne Dhjetor 2014,ne Beograd,Serbine do e vizitoje kryeministri kinez Li Keqiang…I pari Kryeminister Kinez qe viziton Beogradin qe nga viti 1986?!Pra nuk ka fare dyshim qe diçka e ka galvanizuar gjithe kete intensitet diplomatik ne lidhje me Serbine?!
Pyetja jone si shqiptare eshte:”Cili eshte pozicioni i Shqiperise ne gjithe jete konfigurim politik?!”…Sepse pervoja jone ne Ballkan na ben e dyshojme…Jo gjithmone marreveshjet qe jane bere ne te miren e Rajonit ballkanik kane qene edhe ne te miren e shqiptareve!
















