Në vijim të vizitës së tij në Serbi,kryeministri Rama ka mbajtur një konferencë shtypi me gazetarë shqiptarë që e shoqëruan në këtë vizitë në hotel “Hayat”.
Biseda e gjatë me kryeministrin Vuçiç, që zgjati 50 minuta, nga 20 që ishte parashikuar, ndodhi për shkak të mosmarrëveshjes për Kosovën.Kryeministri EdiRama e pranoi këtë fakt, duke konfirmuar konfirmuar se zgjatja e takimit ishte për shkak të mosdakordësisë për termat rreth Kosovës.
“Biseda kokë më kokë me Vuçiç ishte jashtëzakonisht e vështirë. Efekti i vizitës do të jetë në Bruksel. Nuk pati asnjë presion ndërkombëtar për vizitën në Beograd, – tha Rama. – Presioni mbi këtë takim u ushtrua vetëm mbi palën serbe. Për disa gjëra është e kuptueshme që nuk mund të merremi vesh. Pas konferencës për shtyp, diskutuam sërish me kryeministrin Vuçiç. Kjo nuk do të thotë që të merremi vesh për gjithçka”.
Kreu i qeverisë shqiptare tha se pavarësisht tensionit, vizita po shkon mirë dhe se ka disa arritje sa i përket nënshkrimit të marrëveshjeve për lehtësimin e doganave, bashkëpunimit rinor, kalimit kufitar etj.
Kryeministri Rama, megjithatë tha se Presheva mbetet një problem, pasi Shqipëria kërkon për shqiptarët e Serbisë, ato që serbia kërkon për serbët e Kosovës.
“Kemi shumë projekte bashkëpunimi, pasi lamë armiqësitë. Pavarësia e Kosovës? I thamë gjërat ashtu siç i mendojmë. Serbët hezituan që të shkoja në Preshevë”.
Pasi ka ndezur situatën politike në Serbi me ultranacionalistët vendas që kanë shprehur iritimin e tyre pë deklaratat e Kosovës, Rama ndihet i qetë.
“Nuk mendoj se jam apo jo në rrezik për jetën në Beograd, – u shpreh Rama.
– Nuk besoj se e provokova homologun Vuçiç me Kosovën. Nuk do fyhesha nëse ai do shprehte qëndrimin e tij në Tiranë. Thëna e të vërtetave e bën më të shëndetshme marrëdhënien”.
















