Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e Martë, 11 Nëntor 2014. Gazeta “Panorama” ka si titull kryesor; “Për Preshevën; Rama-Vuçiç, darkë sekrete pas incidentit”. Tituj të tjerë janë; “Edi Rama kërkon në Beograd njohjen e Kosovës; Serbia: Provokacion”. “SHISH kërkon 1.5 milionë dollarë për përgjimet”. “Sherri, plagos baxhanakun para vjehrrit”. Gazeta “Shekulli” hapet me shkrimin kryesor; “3-0; Dromi tjetër i Ramës:Kosova e pavarur”. Tituj të tjerë janë; “Rendi dhe siguria, shtohen 1087 efektivë policie”. “26-vjeçarja: Djalin e vrava se nuk e kisha me burrin”. “Nikolla: Rriten pagat për mësuesit në fshat”. “Këshilli Bashkiak: Basha realizoi vetëm 76% të buxhetit”. Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor, “Shqipëri-Serbi; (s’) Shkrijnë akujt”. Tituj të tjerë janë; “Julian Sinanaj: Si u pagova 50 mijë euro për të vrarë Pirro Baren”. “Hakmerret qeveria, 1.6 milionë dollarë më pak për SHISH”. “Biznesi kundër rritjes së taksave: Do largohen investitorët e huaj”. “Spekulimi me akcizën, INSTAT: Çmimi i cigareve u rrit 7% që në tetor”. “Gazeta Shqiptare” çelet me shkrimin kryesor, “Rama nxeh Vuçiçin; Kosova e pavarur, realitet”. Tituj të tjerë janë; “Provimi i shtetit për mësuesit, ja kush ka të drejtë të regjistrohet”. “Nëna rrëfen: E mbyta djalin pas sherrit me vjehrrën”. Gazeta “Shqip” vë në fokus shkrimin me titull; “Rama thyen tabutë, irritohen serbët” Tituj të tjerë janë; “Surpriza, dy kryeministrat “pajtohen” në darkën e përbashkët” “Edhe Brukseli flet me fjalët e Ramës”. “Arrestimet në Preshevë para vizitës”. “Mbushen qelitë, nuk ka më vend në paraburgim”. “Holanda, parajsa e panjohur fiskale”. Gazeta “Koha Jonë” hapet me shkrimin; “Edi Rama, triumfator në Pallatin “Serbia”. Tituj të tjerë janë; “Kryeministri shqiptar: Kosova e pavarur, realitet i pamohuar”. “BE: Vizita e Ramës, kontribut për dialogun në rajon”. “Meta: Deklaratat e Ramës konstruktive dhe normale”. “Mediat e huaja: Kosova “ndez” zemërim në Beograd”.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...