Kryetarja e ADK-së, Edita Tahiri ka kërkuar nga liderët partiak të heqin dorë nga ambiciet e tyre personale për pushtet. Ajo ka thënë se në këtë kohë Kosovës i duhet një vendimi I liderëve për të shkuar përpara me një qeverisje stabiliteti dhe me bazë të gjerë.
Tahiri ka vlerësuar se për formimin e qeverisë së re nuk mjaftojnë vetëm numrat.
“ Edhe ambasadorja Jacobson ka thënë në mënyrë të qartë se nuk mjaftojnë vetëm numrat për formimin e qeverisë së re, ka deklaruar Tahiri, duke shtuar se Kosova nuk e ka komodidetin të përcaktohet për opsionin e zgjedhjeve.















