Historia e Xhordano Brunos, që u dogj në turrë të druve, vazhdon të intrigojë studiuesit në botën italiane
Etnor Canaj
Ankesa e murgut Celestino lëvizi makinerinë gjyqësore duke rënduar në mënyrë të madhe pozicionin e Nolanit. Dokumenti këpuste në mënyrë të pakthyeshme dy prej pilastrave më solidë të mbrojtjes së tij; ekzistenca e të vetmit dëshmitar (Mocenigo) dhe pendimi i sinqertë i tij” (L. Firpo, Il processo di Giordano Bruno in Rivista Storica Italiana, Napoli 1948, f. 35-36).
Në një letër drejtuar Papa Klementit VIII, G. Bruno kërkoi të përjashtohej nga akuzat dhe të lirohej; por kërkesa e tij iu refuzua. Më 20 janar 1600, Klementi VIII urdhëroi që të mbyllej çështja me një përfundim dënimi dhe që Bruno t’i dorëzohej zjarrit shekullor si heretik me bindje dhe i palëkundur. Ndoshta situata u përkeqësua, pasi në akuzat e reja një akuzator i ri shtoi akuza që kishin të bënin me Papen. Më 16 shtator, një veteran nga Anglia, një ish-i bashkëburgosur i Nolanit; për hakmarrje, sipas Firpos, përsërit dy akuza; turpi i ateizmit dhe irreverencë kundër Papës. Sipas Scioppios, rreth librit me titull ‘Spaccio della bestia trionfante’, bisha triumfuese ishte askush tjetër përveçse Papa..
“[…] libellum edit de Bestia triumphante, hoc est de Papa, quem vestri honoris causa bestiam appellare solent […]” (L. Firpo, Il processo di Giordano Bruno in Rivista Storica Italiana, Napoli 1948, f,. 77-78).
Pas shtatë vjet me radhë në paraburgim, më 8 shkurt 1600, të mërkurën, në Piazza Navona, ngjitur me kishën e Shën Anjezes, u lexua dënimi me vdekje, djegie për së gjalli në turrën e druve për Giordano Brunon nga Nola, prej Flaminio Adrianos, noteri Universal i Inkuizicionit të Shenjtë. Aspak i frikësuar, Nolani u ngrit në këmbë, me fytyrë kërcënuese për habinë e të pranishmëve, duke thyer heshtjen dhe duke thirrur drejt kardinalëve inkuizitorë, tha: “Ndoshta ju keni më shumë frikë në shpalljen e gjykimit tim, sesa unë që e kam marrë atë” (V. Spampanato, Vita di Giordano Bruno, Volume II, Messina, 1921, f. 581,582).
Ky trup i vogël dhe i dobësuar, i rraskapitur nga burgimi i gjatë, sfidoi me fjalët e tij pushtetin e Inkuizicionit të Shenjtë.
-Libërshitësi Britan, me 26 maj 1592, në lidhje me pamjen e Brunos, e përshkroi atë si më poshtë: “Unë e njoh këtë Giordano Bruno nga Nola […] dhe ky është një burr i paket, i dobet, me pak mjekër të zezë, diku rreth dyzet vjeç” (Docc. Veneti, doc. 6, c.lr. In V. Spampanato, Vita di Giordano Bruno, Volume II, f. 580).
Spampanato në vepren e tij sjell se Bruno u dërgua në ‘Campo dei Fiori’ zhveshur lakuriq, lidhur ne nje dru dhe qe u dogj i gjallë. Sipas një publikuesi të Romës, para vdekjes së tij, Giordano perpara se te vdiste tha keto fjalese: “vdiste si një dëshmor dhe me deshire,dhe qe do te ngjitej shpirti i tij me ate tym ne parajse”, ndersa sipas nje deshmitari tjeter “(…) me gjuhen ne frè per fjalet teje te shemtuara qe thoshte, pa kerkuar te degjonte dhe te perballej me te tjeret”. (V. Spampanato, Vita di Giordano Bruno, Volume II, f.. 585).
Filozofi Bruno, është një prej atyre mendimtarëve të shkëlqyer të cilët parashikojnë kohën e tyre. Veprat e tij, ndoshta,jo te kuptueshme per kohen qe u shkruan dhe u publikuan, bejne pjese ne ato vepra te mendimit te lire larg gjithe dogmave dhe ngushtesise te detyrueshme te Kishes dhe Inkuizicionit te Shenjte. Nuk eshte rastesi qe censura kundrejt librave te tij prej inkuizitoreve, mbron faktin qe Firpo ka te drejte kur mbeshtet qe ;”Libertinizmi ishte pjese perberese e Brunos si nje veshje e jashtme.e tij”.
Censura e librave erdhi vonë dhe na bën të kuptojmë, pjesërisht, psikologjine e gjyqtarëve; që, sipas Spini, ata ishin ‘pak rrëfyesve dhe pak policë’. Sigurisht Nolani nuk arriti të bëjë të mundur qe veprat e tij, si dhe idete te kuptoheshin per kohen qe flasim dhe, ndoshta, ky eshte shkaku kryesor qe Bruno kur u mbrojt perdori taktiken e mohimit, duke kerkuar keshtu te fsheh natyren dhe ftyren e tij libertine Mos te harrojme qe, ne ato kohera, si predikatoret, ashtu edhe gjyqtaret, shpesh here me keqdashje dhe duke shfrytezuar pa diturine e njerezve te zakonshem, pregatiten rrugen e nje masakre te vertet, jo vetem kunder mendimit te lire, por edhe kunder atyre qe e praktikonin.
Marrjes në pyetje mbi çensurat dhe responsiones, lidhur te akuzuarit, ndoshta zune gjithe vitin 1597 ( L. Firpo, Il processo di Giordano Bruno in Rivista Storica Italiana, Napoli 1948. fq. 64).Në seancën e Kongregatës së Kardinaleve, prej 3 ose 4 shkurt, u vendos që Beccaria, Gjeneral i Domenicianeve, Bellarmino dhe Tragagliolo i deklaruan zyrtarisht Giordanos se tetë propozimet (censurë) ishin jo vetëm heretike dhe në kundërshtim me besimin katolik, por këto nuk ishin të kohëve të fundit, me përkufizim, por me konsensusin e Etërve te lashte te Kishes, dhe prej Kishes te denuara dhe ndaluara. Ne 15 shkurt, Bruno dorëzhet dhe shpall se i njeh tetë propozimet të jenë heretike dhe eshte i gatshëm për per ti kundershtuar dhe hedhur poshte në nje vend dhe kohë që do pelqeje Zyrës se Shenjtë. (L. Firpo, Il processo di Giordano Bruno in Rivista Storica Italiana, Napoli 1948, f. 70-71).
Ne nuk e dimë nëse kjo deklaratë e Xh. Bruno ishte nën tortura, sepse nuk kemi dokumente për ta provuar ne se Nolani u torturua nga rrëmbyesit e tij, por, me sa duket, praktika e torturës ishte e përhapur në kohën e inkuizicionit. Për të mbështetur këtë tezë sjellim fjalet e mëposhtme te poetit dhe filozofit gjerman Friedrich Spee von Langenfeld:
“Këta priftërinjtë nuk bëjnë asgjë, por vazhdimisht shtyjnë gjyqtarët dhe rojet kunder te perndjekurve, duke i torturuar ata pa mëshirë, duke pretenduar se ky apo ai demonstrojnë kokëfortësi […]… “(F. Spee, Cantio criminalis, 1631, f. 111-112)
Sipas Spee, priftërinjtë rrëfyes që vizitonin te burgosurit, shumë herë ata i dhunonin dhe i shanin për ti bërë qe të rrëfeheshin. Pra,nuk mund të përjashtojme faktin që edhe Nolani te kete qenë subjekt i ndonjë torture fizike ose psikike Një tjetër fakt i rëndësishëm është se në deklaratën e Xh. Bruno bërë inquizitoreve ne 21 dhjetor 1599, ai në mënyrë të vendosur u përgjigjet se nuk kishte dhe as donte të pendohej, sepse ai nuk kishte asgjë për t’u penduar apo çështje qe duhej të pendohej. Në një kohë të shkurtër Nolani “ndryshon” qëndrimin e tij: ne 21 dhjetor 1599, në fakt, refuzon të pendohet dhe 15 shkurt 1600 pranoi tetë propozimet si heretike dhe deklaron se është gati ti urrej ato.
Siç shkruan Giorgio Spini, gjyqtarët dënuan Brunon pasi ai u përpoq për të identifikuar filozofinë e tij me dogmat e kishës dhe asgjë nuk mund të ishte aq e keqe për Pushtetin, qe përdorte terrorin për të zgjeruar kontrollin dhe fitimin e vet. Bruno u ankua karshi këtij pushteti që manipulonte ndërgjegjen, dhe pati guximin për të thënë diòka te tille edhe gjatë procesit venecian:
Bruno është ndoshta ai, i cili dëshiron të reformojë krishterimin:
“Giordano do dëshironte lirinë për të filozofuar, por do të bej masakrën e protestantëve. Do të bëhet kreu i sektit të ri të xhordanisteve dhe do të tërheq mbas të gjithë botën […] do përzëjë Orion-Krishtin nga qielli, por do të mbajë Kironin. Do trajtoj Jezusin si mashtrues dhe faqezi, por do të modeloj veten në shembullin e tij. Do vrasi të gjithë murgjit dikur te ishin akrepa, por do njohi funksionimin e murgërisë. Do fajësojë Venecian sepse ajo lë të ardhurat për murgjit, në vend që ato ti gëzojnë fisniket, por do zemërohet kundër protestantëve, te cilët vunë në praktikë të njëjtën mënyrë shpronësimi. Do doje lirinë e natyrës, por do doje edhe frenat e “ligjit”. Do doje vetveten në qendër të këtij programi të revolucionit universal. “(G. Spini, Ricerca dei libertini, 1983, f. 73-74).
—————————————-
Përfundim
Ride il Pagano altier, che in Dio non crede,
D’ogni legge nemico, e d’ogni fede”
- Ariosto
(Zjarri përpiu gjymtyrët e njeriut, por nuk arriti të digjte idetë e tij)
Ata dogjën filozofin në “Campo dei fiori”, por nuk arritën të “digjnin” mendimin e tij, ai mendim qe po farkëtohej ndër mendjet e ndritura, sikurse ishte ajo e Nolanit. Gjatë burgimit të tij ai kishte një sjellje në përputhje me mbrojtjen e tij dhe strategjia e tij ka mbetur gjithmonë besnike me filozofinë e tij. Ndoshta besnikëria e tij të kundrejt mendimit që pati, ishte një nga shkaqet për fundin e tij tragjik. Ishin, në fakt, idetë e tij ato që më tepër frikësonin dhe kërcënonin pushtetin dhe ai e dinte këtë gjë, e dinte dhe e bërtiti me zë të lartë, aspak i frikësuar, duke e parë drejt e në sy pushtetin. Që atëherë, idetë e tij dhe armike të ligjeve dhe të fesë, sikurse konsideratat e tij, u hapën rrugët të tjerëve, duke arritur deri në ditët tona. Jo çdo gjë digjet dhe jo çdo gjë humbet.
Bibliografia
- Berti, Vita di Giordano Bruno da Nola, Torino 1868
- De Montaigne, Saggi, A. Mondadori, 1997
- Firpo, Il processo di Giordano Bruno in Rivista Storica Italiana, Napoli 1948
- Martelli, Estetica del colpo di Stato 2008
- Spee, Cantio criminalis, 1631
- Spini, Ricerca dei libertini, 1983
- Spampanato, Vita di Giordano Bruno, Volume II
Docc. Romani, doc. VI, pagg. 209 e 210; G. SCHOPP, Lettera, S. pag. 69, F. pag. 392, in V. Spampanato, Vita di Giordano Bruno, Volume II
Docc. Veneti, doc. VI, cc. 2v. E 3r in V. Spampanato, Vita di Giordano Bruno, Vol. II, 1921, pp. 472-473 poemi filosofici latini pubblicati a Francoforte nell’anno 1591
















